VIDEO/ “Më vjen turp ta them”, Haalandit i zbulohet mënyra se si shtyn kohën

22 Maj 2023, 18:43Sport TEMA

VIDEO/ “Më vjen turp ta them”, Haalandit i zbulohet mënyra

Erling Haaland po kalon një fazë të shkëlqyer në karrierën e tij. 

Sulmuesi norvegjez fitoi titullin kampion në Angli që në sezonin e tij të parë me Manchester City dhe gjithashtu do të luajë finalen e tij të parë në Champions League, ndaj Interit.

Por, në mesin e këtij suksesi sportiv, Haaland e kalon kohën e lirë me videolojëra. 22-vjeçari kishte deklaruar në një intervistë se pas ndeshjeve luan me kompjuter dhe më pas fle gjumë, por nuk kishte treguar videolojën që luante, duke theksuar se i vinte shumë turp që ta zbulonte.

Por, sekreti i doli nga rrjetet sociale, pasi vetë Haaland postoi një story duke luajtur Minecraft, videolojën më të shitur në histori dhe një nga më populloret mes fëmijëve dhe adoleshentëve.



Lini një Përgjigje