VIDEO/ Nga flamuri kuqezi tek goli i Bajramit dhe Asanit, si e prezantoi Shqipërinë UEFA gjatë shortit

3 Dhjetor 2023, 13:05Sport TEMA
VIDEO/ Nga flamuri kuqezi tek goli i Bajramit dhe Asanit, si e prezantoi

Mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë u hodh edhe shorti për Europianin 2024. Shqipëria ra në grup ferri pasi do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Kombëtarja kuqezi ndodhej në vazon 2 së bashku me Hungarinë, Turqinë, Danimarkën, Rumaninë dhe Austrinë. Të gjitha kombëtaret janë prezantuar përmes disa videove me momentet me të spikatura. 

Gjatë prezantimit të Shqipërisë, UEFA ka përzgjedhur ta hapë me flamurin kuqezi që valëvitet. Më pas vijon goli i Nedim Bajramit në Çeki ku morëm barazimin 1-1 dhe goli i parë i Jasir Asanit me fanellën e Kombëtares ndaj Moldavisë. Në fund mbyllet me festën e të gjithë futbollistëe pas fitores me Çekinë në “Air Albania”, 3-0.

(VIDEO)

2 Komente

  1. X
    Xhaxhua jam

    O "gazetar " bëhu gazetar. Çfar lajmi është ky ?! Nuk u bë përjashtim për kombëtaren tonë, të gjitha skuadrat u prezan me flamurin e tyre kombëtar dhe golat më të bukur.

    1. X
      Xhaxhua jam

      O "gazetar " bëhu gazetar. Çfar lajmi është ky ?! Nuk u bë përjashtim për kombëtaren tonë, të gjitha skuadrat u prezan me flamurin e tyre kombëtar dhe golat më të bukur.

      Lini një Përgjigje