VIDEO: Sylvinho shënon edhe jashtë fushe

17 Shtator 2023, 15:54Sport TEMA

VIDEO: Sylvinho shënon edhe jashtë fushe

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, e ka treguar qartësisht pasionin e madh që ka për futbollin dhe dëshirën për të çuar përpara ekipin kuqezi, duke u gjendur në një rrugë të duhur për kualifikimin në finalet e kampionatit evropian EURO 2024.

I zhvendosur prej një viti tashmë në Shqipëri, për të zhvilluar punën përgatitore me ekipin kombëtar dhe stafin e tij, brazilianit i duhet të gjejë kohë edhe për t’u kthyer te familja, kur angazhimet ia lejojnë.

Kështu, gjatë periudhave të pushimit për ndeshjet ndërkombëtare, ai përfiton herë pas here dhe largohet nga vendi për të takuar familjen, ku nuk e fsheh edhe mallin që ka për bashëshorten Lucie dhe dy fëmijët.

Madje, i lejon edhe vajzës së tij, Tati Mendes, të filmojë çaste të bukura familjare e t’i shpërndajë ato në media sociale.

Në një video të fundit të postuar nga ajo, Sylvinho shfaqet përkrah bashkëshortes, tepër i qeshur dhe i lumtur që po e takon sërish.

Teksa sheh që vajza po e filmon, ai nuk ngurron as t’i japë një të puthur bashkëshortes…por nuk shkon më larg se sa krahu i saj në formatin video.

Një çast gëzimi dhe lumturie për trajnerin e kuqezinjve, i cili duket se ka shënuar edhe në jetën familjare, jashtë fushës së gjelbër.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Taty Mendes (@_tatymendes_)

 

2 Komente

  1. D
    Drejtesia Popullore

    Njesh. Prej kohesh na ka mungusr nje figure e tille, profesionist, kompetent, familjar dhe pse jo edhe konservator. Dhe kjo ja rrit me shume vleren. I urojme gjithe te mirat, e meriton plotesisht.

    1. N
      Nje sportdashes i futbollit mahnites brazilian

      Vamos Sylvinho! Sportiv ne te gjithe dimensionin.Sportiv nuk te ben talenti,por ne vecanti shpirti. Por kujdes i dashur,se ketu gjindja fluturon me presh ne byth,sic te ngrejne dhe nje moment me pas te hedhin. Tani i jane veshur syte gjindjes dhe kujtojne se skuadra shqiptare,ka kualitete, si ato te Brazilit apo Argjentines. Prandaj ben mire te zesh veshet dhe te shikosh punen,se bashku me koleget e tu,qe kete miell te kategorise se dyti,ta sitesh sa me mire sic dhe di ta besh.

      Lini një Përgjigje