Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, Christian Vieri në një analizë të bërë për kampionatin italian ka lavdëruar skuadrën e Napolit, që kryeson me meritë Serie A:
“Napoli është një makineri perfektë, nuk kam parë kurrë një klub që të prezantohet kaq mirë pas një revolucioni teknik.
Skuadrat e Spallettit luajnë futboll të bukur, gjithmonë ka qenë kështu. Dora e tij duket qartë, ka fituar shumë eksperiencë dhe di të lexojë në mënyrë perfektë çdo detaj në momente te caktuara të ndeshjes apo sezonit.
Duhet të ketë kujdes nga Milani, por nuk do të ishte ndonjë surprizë nëse Napoli arrin të fitojë Champions League.
Kuqezinjtë ndërkohë kanë dy fenomenë si Maldini dhe Massara, por pronarët e klubit nuk duhet të fshihen, duhet të dalin hapur. Milani nuk harxhon asgjë dhe drejtuesit dhe Pioli bëjnë mrekullira. Tashmë duhen të sqarohen objektivat”, ka thënë mes të tjerash ish-sulmuesi i njohur.
Lini një Përgjigje