Xavi e pranon që Messi nuk është i arritshëm për momentin

30 Korrik 2022, 14:44Sport TEMA

Xavi e pranon që Messi nuk është i arritshëm për

“Messi ka një kontratë momentalisht dhe ta mendosh që mund të jetë pjesë e Barcelonës është një utopi por historia mes Leos dhe këtij klubi nuk do të mbyllet këtu dhe nëse do të jetë një mundësi për të përshëndetur në mënyrën e duhur lojtari më të fortë të botës, do ta shfrytëzojmë”.

Ky është qëndrimi i trajnerit të Barcelonës, Xavi në lidhje me zërat që flasin për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit te Barcelona. I pyetur nga Mundo Deportivo, trajneri spanjoll bashkohet me linjën e presidentit Joan Laporta, sipas të cilit, është shumë e vështirë që ekonomikisht Barcelona të rivalizojë me PSG për të rikthyer argjentinasin në Camp Nou.

Messi është i lidhur nga shumë fije financiare dhe marketingu në Francë dhe për Barcelonën do të ishte një vetëvrasje edhe pse trajneri aktual i katalanasve nuk e përjashton mundësinë që një ditë të stërvisë ish shokun e skuadrës me të cilin kanë fituar gjithcka të mundshme në Spanjë dhe Europë.

Pak ditë më parë, Laporta theksoi se Barcelona ka një borxh moral ndaj numrit 10 dhe do të bëjë gjithçka që ai ta mbyllë karrierën me fanellën e klubit të cilit i dha gjithcka.

“Messi ka një kontratë momentalisht dhe ta mendosh që mund të jetë pjesë e Barcelonës është një utopi por historia mes Leos dhe këtij klubi nuk do të mbyllet këtu dhe nëse do të jetë një mundësi për të përshëndetur në mënyrën e duhur lojtari më të fortë të botës, do ta shfrytëzojmë”.

Ky është qëndrimi i trajnerit të Barcelonës, Xavi në lidhje me zërat që flasin për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit te Barcelona. I pyetur nga Mundo Deportivo, trajneri spanjoll bashkohet me linjën e presidentit Joan Laporta, sipas të cilit, është shumë e vështirë që ekonomikisht Barcelona të rivalizojë me PSG për të rikthyer argjentinasin në Camp Nou.

Messi është i lidhur nga shumë fije financiare dhe marketingu në Francë dhe për Barcelonën do të ishte një vetëvrasje edhe pse trajneri aktual i katalanasve nuk e përjashton mundësinë që një ditë të stërvisë ish shokun e skuadrës me të cilin kanë fituar gjithcka të mundshme në Spanjë dhe Europë. Pak ditë më parë, Laporta theksoi se Barcelona ka një borxh moral ndaj numrit 10 dhe do të bëjë gjithçka që ai ta mbyllë karrierën me fanellën e klubit të cilit i dha gjithcka.

Lini një Përgjigje