FOTO: Shishtaveci, xhevahir i turizmit malor

12 Dhjetor 2022, 09:25Turizëm TEMA

FOTO: Shishtaveci, xhevahir i turizmit malor

Shishtaveci, 30 km larg Kukësit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më të preferuara të turizmit malor.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Shishtaveci duke ftuar turistët ta vizitojnë atë, sidomos në stinën e dimrit kur mbulohet edhe nga dëbora.

Kumbaro e cilësoi Shishtavecin, pjesë e Parkut Korab-Koritnik me peizazhet e veçanta dhe monumentet e natyrës që nga pyjet me Mështekna, Guri i Mëngjesit, Liqeni Novosejit, Mali i Kallabakut apo Bjeshkët e Shishtavecit si një prej xhevahirëve të veriut.

Fshati Shishtavec ndodhet në verilindje të Shqipërisë, në lartësinë 1260 m mbi nivelin e detit. Ai shtrihet buzë një kodre pothuajse shkëmbore, në lartësinë e së cilës ndodhet Kamenica me 1330 m lartësi.

Bjeshkët e Shishtavecit gjatë stinës së dimrit, janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sportit të skive. Po ashtu Bjeshkët e Shishtavecit dhe të Kallabakut, janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e udhëtimeve dhe ekskursioneve.

 

2 Komente

  1. D
    Detari

    na mbyten fjalet turko-sllave VK gazetar sunit

    1. T
      Taksisti

      Nje vend shume i bukur dhe atraktiv ne cdo stine te vitit. Sidomos tani ne dimer kur rreshjet e debores i japin nje bukuri te vecante. Nje resort mjaft terheqes "Ski Klub Skiatori", prane tij nje piste natyrore skish shume e vecante ne bjeshken e Shishtavecit japin mundesi te shkelqyera per te kaluar nje fundjave ndryshe.

      Lini një Përgjigje