FOTO: Të fshehura nën dunat e rërës, zbulohen rrënojat e lashta romake

28 Nëntor 2022, 11:20Turizëm TEMA

FOTO: Të fshehura nën dunat e rërës, zbulohen rrënojat
Në një nga dunat më të mëdha të rërës në Evropë është zbuluar një nekropol dhe një vendbanim i tërë romak. Teksa duna vazhdon të zhvendoset, arkeologët shpresojnë se mund të shfaqen gjetje të reja.

Në provincën Cádiz në Spanjë, aty ku Evropa ndahet përmes ngushticës së Gjibraltarit me Afrikën e Veriut, gjendet Duna de Bolonia, një nga dunat më të mëdha të rërës në kontinent. Më shumë se 30 metra e lartë dhe e shtrirë në 200 metra territor, tuma e bardhë qëndron përbri detit të kaltër.

Si të gjitha dunat e rërës, Bolonia është një ekosistem vazhdimisht në lëvizje që zhvendoset me erërat. Mirëpo, ndryshimet e klimës kanë sjellë erëra më të forta e madje edhe uragane nga lindja, çka ka ndikuar që duna të migrojë gjithnjë e më shumë drejt pyjeve. Kjo ka bërë që të dalin në pah mbetjet e shumë civilizimeve të kaluara.

Vitet e fundit, gërmimet arkeologjike kanë identifikuar varre të lashta që dikur qëndronin fshehur thellë brenda dunës. Ndër zbulimet më të rëndësishme është nekropoli romak për të cilin nuk dihet akoma se sa pjesë janë akoma të fshehura. Arkeologët shpjegojnë se rëra ka ndihmuar në ruajtjen e themelit të strukturës kockave, bizhuterive dhe objekteve të tjera.

Pranë nekropolit, gjendet siti arkeologjik Baelo Claudia i shekullit II p.e.s dhe është një nga vendbanimet romake më të ruajtura në Spanjë. I kompletuar me banja të lashta, një teatër, tempull, forum, ujësjellës dhe një horizont që sheh drejt Marokut. Ky vend ishte një nga burimet kryesore të Perandorisë Romake për prodhimin e produkteve të peshkut. Pas një tërmeti në shekullin e III të erës sonë, vendbanimi u braktis gradualisht, për t’u zbuluar shumë shekuj më vonë nën rërë.

E ndërsa erërat vazhdojnë të formësojnë dhe ndryshojnë këtë peizazh unik, historianët shpresojnë se Bolonia do të mbetet e mbrojtur dhe do të vazhdojë të zbulojë më shumë nga sekretet e saj për brezat e ardhshëm.

 

 

 

3 Komente

  1. E
    Erdogan

    Si nuk u bet "Njerez" o turq te felliqure. Cne ne shekullin e 2te P.E.S te jete Romake kur ne Es-Panas ka akoma Polis Greke te Lashta ne Nder te Perendise se Oweaneve dhe Deteve Poseidon,te Asklipios Perendise Greke te Mjekesise,te Afrovitit Perendeshes se Bukurise dhe Dashurise? Kur i ndertuan Romaket Theatrot Greke pa pushtuar Athinen ne shekullin e 3te p.e.s? Gibraltari quhej I Pyles tou Irakli "shqip" Portat e Herkulit qe del ne Oqean nga Deti Mesdhe. Bile edhe Barqeloni (Barcelona e sotme) eshte pagezur me kete Emertim nga Greket e Barqizes ne Greqi. Jo se Romen nuk e ndertuan Greket e Troas ne Dardanele por edhe kur u vra Iju-lios Qesaris nga Brutus ne Greqisht e kercenuan. Kete fact historike e ka botuar edhe Gazeta Dita perpara dy a tre vjeteve. Si e botuat ate fact o turq?

    1. L
      Lopa

      hahahah Erdomut Greqia u formua per here te pare ne vitin 1830. hahahahah o mjeran klloun cirku.

    2. D
      Dajti

      O Erdogan ,o Hajvan,mos shkruaj me,se le nam.Afroviti juaj si fjale nuk asnje kuptim ne gerqisht por ka kuptim ne gjuhen Shqipe qe ne i themi Aferdita qe do te thote afer dites ose afroi dita sepse ylli i Aferdites duket vetem ne te gdhire, nuk shikohet ne oren 10, 11 ,12, 01, 02 te nates por kur afron dita pra Aferdita eshte Perendeshe ILIRE ashtu sic eshte emer Ilir dhe krye Perendia ZEUS.Po ti heqim sufiksin us si jane dhe te tjera si polis, qiris etj ngelet fjala ZE.Duhet te mesosh se Zeusi kur luftonte me armiqte e tij i gjuante me rrufe.Karakteristika kryesore e rrufese eshte se ka nje ze te frikshem, prandaj i vune emerin ZE .Athinaja vjen nga e thena , apo Era dhe Rea e te tjera perendi Ilire.Te fala janulles.

      Lini një Përgjigje