FOTOT: Gjirokastra qyteti i preferuar i turistëve

7 Korrik 2022, 10:53Turizëm TEMA

FOTOT: Gjirokastra qyteti i preferuar i turistëve

Qyteti i gurtë, Gjirokastra, vijon të mbetet ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha sot për ATSH-në se “40 mijë turistë e vizituan qytetin e gurtë të Gjirokastrës, vetëm në muajt janar-qershor të këtij viti”.

Sipas tij, vizitorët gjatë qëndrimit në Gjirokastër njihen me vlerat natyrore e kulturore të Gjirokastrës.

Një ndër atraksionet kryesore për turistët, përveç Qafës së Pazarit dhe Kalasë, janë edhe muzeumet .

Në këtë drejtim, Golemi thekson se  “Muzeun e Luftës së Ftohtë e kanë vizituar më shumë se 1000 turistë, ndërkohë që ka pasur një interes të lartë edhe për muzetë e tjera që bashkia Gjirokastër ka,si në qytet dhe në rrethinat,njësitë administrative”.

Golemi shprehet se “ndër pikat më të frekuentuara janë edhe banesat karakteristike të Zekatëve, Skëndulajve, Parku Natyror i Viroit apo vlerat e trashëgimisë kulturore në njësitë administrative si Parku Arkeologjik i Antigonesë, objektet e kultit, etj”.

Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.

 

1 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Janë bërë investime të tepërta në çdo rreth që Brukseli të bie në sefda me Shqipërinë.

    Lini një Përgjigje