FOTOT: Qindra turistë dynden në Theth gjatë fundjavës, magjepsen nga bukuritë e vendit

12 Korrik 2022, 12:34Turizëm TEMA

FOTOT: Qindra turistë dynden në Theth gjatë fundjavës,

Qindra vizitorë vendas e të huaj, vizituan në fundjavë, Parkun Kombëtar të Thethit.

Shumë prej tyre e kanë nisur eksplorimin e kësaj zone, me një ndalesë në Qendrën e Vizitorëve Theth.

Thethi është kthyer prej vitesh në një nga pikat më të rëndësishme turistike të veriut të Shqipërisë. Parku Kombëtar, i themeluar në vitin 1966, mbulon 2.630 ha (26.3 km2) dhe është vendosur në qendër të Alpeve Shqiptare, duke përfshirë pjesën më të madhe të Luginës së Shalës. Parku është themeluar për të mbrojtur ekosisteme të ndryshme, biodiversitetin dhe trashëgiminë kulturore dhe historike të rajonit.

Organizata ndërkombëtare IUCN (Unioni për Ruajtjen e Natyrës) e ka vlerësuar Thethin si park të Kategorisë II, I vlerësuar veçanërisht si zonë e rëndësishme për shpendët e bimësinë. Në 2017 Thethi u shpall Qendër Historike e Mbrojtur.

Kryesisht turistët e huaj që vizitojnë Thethin, preferojnë të përshkojnë një shteg që kalon në lartësinë 1795 m, për të shkuar në Valbonë ose anasjelltas. Ndërsa fshati shtrihet në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit. Si shumica e Alpeve Shqiptare, parku mbizotërohet nga shkëmbinj gëlqerorësh dhe dolomitesh.

Për shkak të zonës së tij të kufizuar, parku karakterizohet nga një florë shumë e larmishme, me vlerësime që variojnë midis 1500 dhe 1650 specie bimësh, midis të cilave 70 specie janë të rrezikuara. Ekzistojnë tre lloje të pyjeve që gjenden në park. Kati i lisit shtrihet nga një lartësi prej 600 metrash deri në 800 metra, kati i ahut që është i mbuluar kryesisht me ah të zakonshëm, bredh argjendi dhe sikor, midis 900 metra dhe 1.900 metra dhe kati Alpin që shtrihet nga 1900 deri në 2300 metra.

Vitet e fundit, në Theth janë shtuar strukturat mikpritëse. Në shumicën e rasteve, jane kullat e vendasve të kthyera në bujtina, që kanë pritur vizitorë nga të gjitha anët e globit.

2 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Borxhi publik arriti 100% që të keni orgazëm anal te meshkujt dhe vaginal te femrat.

    1. v
      vang

      6fotografi ,nje harte dhe 6 te pasme.Asnje bujtine ,asgje nga Thethi.Oh cu kenaqem.

      Lini një Përgjigje