Në katër muajt e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë 1.07 milionë shtetas të huaj, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur pandemia ishte në kulmin e vet dhe lëvizjet vijonin të ishin të kufizuara, hyrjet e të huajve në vend janë rritur me 42%. Rritja është ndikuar nga shtimi i ndjeshëm i hyrjeve nga të gjitha shtetet, me përjashtim të Kosovës, që ra me gati 14%. Hyrjet nga Greqia u gjashtëfishuan, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin pothuajse të paralizuara. Shtetasit nga Italia pothuajse u trefishuan, nga Spanja u pesëfishuan, nga Anglia u gjashtëfishuan.
Turizmi po i afrohet ndërkohë niveleve të parakrizës, teksa mbërritjet e të huajve ishin vetëm 3% më të ulëta sesa katërmujori i parë i vitit 2019, që dei tani ka qenë viti më i mirë historik për turizmin. Në krahasim me periudhën e parapandemisë, në vend kanë hyrë më shumë shtetas italianë, anglezë gjermanë dhe nga Kosova. Pesha e Kosovës ka rënë në katërt muajt e parë të këtij viti, si rrjedhojë e hyrjeve më të pakta nga shteti fqinjë dhe rritjes së ndjeshme të turistëve nga Europa. Për periudhën janar-prill 2022, shtetasit nga Kosova zinin 31% të totalit, nga 50% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2022, janë 832.920. Krahasuar me Prill 2021, ky tregues rezulton me një rritje 78,6%. Në Prill 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 402.051. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 66,8%.
Gjatë katërmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 13,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021
Pothuajse dyfishohen dhe daljet e shtetasve
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2022, janë 834.528 duke shënuar një rritje me 85,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2022 janë 449.294. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 2 herë. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2022, janë 385.234. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 75,5%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katër muajve të parë të 2022, është 1.502.984 duke u rritur 52,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ MONITOR
Vetem shqiptaret po' ikin perdite e me shume
Keta vetem grijne fjale, pa ditur se çfare shkruajne. Si mund tu besosh gazetave tona kur shkruajne: Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2022, janë 832.920. Krahasuar me Prill 2021, ky tregues rezulton me një rritje 78,6%. Në Prill 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 402.051. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 66,8%.
Mos prisni turizmi te zhvillohet nga koqevaret , skane fuqi , me europiane dhe vetem me ta turizmi do kete zhvillim . Me koqevare qe rembejne nje kalli misri dhe nxjerin tere diten sbehet prokopi, ne vellezer i kemi , nuk e mohoj , nje gjak jemi , por kur flasim per turizem dhe turiste sduhet te kemi parasysh koqevaret…. I shikoj ne Sarande , mberthejne kalliun dhe i japin te kuptoje . Shifni dhe gjitonet tane helene se kush e ngriti turizmi. , e ngriten grekerit ?? Qe kane me shume se 10 vjet we u ke zene bytha rjet merimange , valuta , dollars , fuqia dhe deshira per shpenzim jane celsi i gjith suksesit , me varfanjake snehet prokopi ……
Vetem Helene nuk jane Gabelet Grek. Turizmin e Hales Shqioerua Te Kosoves ta ngriten ne nivel, se sa per te Shqiperis qe as higjene nuk njohin, ende Rrumpallistan do mbetej.
Kur s'ke koqe, s'ke ca var. Shiko kush te hy m'kamzhik neper bote, dhe kush te rri prane. Koqevaret - sic i thua ti - jane tanet, pervec atyre pa koqe fare, si puna jote.
Ore hapni syte per turizem nga Europianet dhe Serbet..mos prisni nga kosovaret qe marrin buke me vete dhe gatuajne fasule ne plazh i kam pare ne Shengjin..jane byth pa breke.
po s'erdhen amerikanet, japonezet e skandinavet kot llapni
Ja po vijne te kapin trenat dhe atuobuzat e shumte. Mbase dhe plerat vend e pa vend.. se ja me ta hedhim nga ballkoni kesaj here .. se s'behet gje, si ben dhe ti.
Kosovaret me then te drejten sjan fare turiste ne Shqipni !! Shqipnija ,Kosova ,Sangjaku e Qamerija jan nji shtet ose do te jene nji shtet.. Nji qytetare nga Durresi o nga Vlora nese shkon ne Prizren i bije se ka shkuar ne te njejtin shtet kuptohet e paguan ushqimin e fjeten etj siq paguan nji Prishtinas ose Gjakovare ne Vlore ose Sarande !!!Ju komentues vllazni se dini ende tmerrin e dridhjet e frigen e drojen qe na e kemi kur vijme atje pike se pari per veturen ku e lam e mos e vjedh dikush !! Kjo vlen edhe per te huajt .. Ose kur hyn dikund aty ska qmimore dmth transparenca mungon e qmimet luhaten dmth ja futin sipas rastit e momentit e njashtu askund ose rralle here e japin kuponin fiskal qe i bije spaguajn tatimin shtetit shqiptare ose ne Kosove shtetit te ri te Kosoves !!!Kjo eshte qeshtja qe i bije nji Kosovare me kushte mesatare jetesore smunde te shpenzon si nji turiste i pasur Gjerman ose Zvicerran edhe pse edhe ata jan koprrace pamedyshje ... Enjejta eshte kur ne Prishtine ose Prizren vjen nji qytetare me pasuri e jete mesatare ....Hapni syte shqiptari mos perqaheni kurre mes veti me fise ,krahina lokalizma e primitivizma sepse nga Sangjaku deri te Janina ka qen e do te jete Shqipni .....