Liqeni Akullnajor i Gramozit, thesar i “fshehur” për turistët

23 Qershor 2022, 10:36Turizëm TEMA

Liqeni Akullnajor i Gramozit, thesar i “fshehur” për

Liqeni Akullnajor i Gramozit në Kolonjë është një tjetër destinacion turistik për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto të këtij liqeni, të cilin e cilëson si thesar i “fshehur”.

“Liqeni Akullnajor i Gramozit në Kolonjë, një thesar ‘’i fshehur’’ në 2400 metra lartësi ku pamja e natyrës përreth të lë pa frymë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Liqeni akullnajor gjendet në lartësinë 2400 m mbi nivelin e detit, në malin e Gramozit, pranë fshatit Starje.

Ai përfaqëson një liqen me origjinë akullnajore, me sipërfaqe rreth 0.4 ha dhe formë gati elipsi. Reshjet e borës dhe të shiut janë ushqimi kryesor i këtij ujë mbledhësi. Përreth ka bimësi të larmishme natyrore. Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike.

Të apasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto mjedise të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë të këtyre majave.

Ky liqen vizitohet sipas intinerarit qyteti Ersekës – fshati Starje – liqeni i Gramozit.

Liqeni Akullnajor i Gramozit, thesar i “fshehur” për

 

 

1 Komente

  1. A
    Arzt

    Nuk eshte 2400 metra mbi nivelin e detit por 2150 mnd dhe greket kane levizur piramidat kufitare e praktikisht ky liqen tani eshte ne Greqi...

    Lini një Përgjigje