Pas turizmit 20 ditor në SHBA, Kurti takim me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro

29 Maj 2022, 13:59Turizëm TEMA

Pas turizmit 20 ditor në SHBA, Kurti takim me ministren e Turizmit dhe

Gjatë vizitës në Prishtinë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro takoi të gjithë faktorët politikë për ngritjen e frymës së bashkëpunimit në emër të turizmit.

Kumbaro u prit zyrtarisht nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me të cilin u dakordësua për krijimin e hapësirave të reja për bashkëpunime në turizëm, një koncept i përpunuar edhe në nivelin e ministrive në të dy vendet. Në mbledhjen e dy qeverive në qershor do të jetë pjesë e marrëveshjeve nisja e punës për platformën e përbashkët digjitale mes dy vendeve tona. Gjatë takimit ministrja Kumbaro u shpreh se bashkimi i të gjithë faktorëve politikë shqiptarë në rajon për një treg të hapur në të mirën e shteteve dhe ekonomive përmes promovimit të trojeve shqiptare ne Ballkan, i shërben integrimit europian.

Kumbaro zhvilloi bisedime të veçanta me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi dhe nënkryetaren e kësaj partie Vlora Çitaku, ku shkëmbyen ide në lidhje me axhendën e gjelbër dhe u kërkua bashkëpunimi i komunave kosovare në promovimin e potencialeve turistike.

Gjithashtu bashkëpunimi në nivel komunash ishte tema e diskutimit edhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, që drejton partinë më të vjetër shqiptare në Kosovë. “LDK është forca politike që udhëheq rreth një të tretën e komunave nga ku mund të nisim bashkëpunime të frytshme për hartën e përbashkët turistike”, është shprehur ministrja Kumbaro.

Një event për promovimin e Prishtinës në Gjirokastër u dakordësua edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama. “Dakordësuam të bëjmë ditët e Prishtinës në Gjirokastër bashkë me kryebashkiakun e Gjirokastrës Flamur Golemi, si një organizim i pashoq për t’i njohur njerëzit me thesaret turistike që ofron kryeqendra tjetër shqiptare”, ka njoftuar Kumbaro.

Mirela Kumbaro zhvilloi vizitën në Kosovë e ftuar nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, së bashku me kryetarë të bashkive shqiptare dhe turoperatorë për krijimin e hartës së përbashkët digjitale Shqipëri-Kosovë. Kjo vizitë erdhi dy javë pas pritjes së ministrave të Kosovës dhe të Maqedosnisë së Veriut në qarkun e Gjirokastrës me qëllim ngritjen e bashkëpunimit në kuadër të turizmit dhe mjedisit.

“Ështe hera e parë e një tryeze në tre nivele, përkatësisht përmes vullnetit të dy ministrive; Me bashkëpunimin e bashkive në Shqipëri e Kosovë; Me këshillat dhe nën kërkesat e turoperatorëve privatë që bëjnë një super punë për promovimin turistik këtej e andej kufirit”, është shprehur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

6 Komente

  1. d
    dauti

    Pse takoheni me kete percares te kombit, eshte ndyresire....

    1. K
      Kurti. Politikani me i ndershem shiptar.

      Kurti te ben te ndihesh i shemtuar prandaj ofendon ate O rrot ?

      1. S
        Shkodrani

        Dy gjera nuk kuptoj: 1. titullin e artikullit, te pa lidhur me permbajtjen, te pavertete dhe dashakeq. 2. mllefin e pakuptimte dhe te pabazuar. Pata fatin te jem prezent ne nje takim te zotit Kurti ne Boston(MA) dhe nga ana tij nuk pati as me te voglen tendence percarese. Perkundrazi ai nuk ben asnji dallim midis dy shteteve shqiptare dhe qytetareve te tyre. Ne cdo fjale qe foli dhe u perpoq ishte interesi dhe bashkimi i shqiptarve pa dallim.

      2. O
        Ornela e Varuzhan Piranjanit

        Nje mesuese frengjishtjeje per turizmin shqiptar. Medet !

        1. R
          Roberto

          Po le ta takojne o Daut se nuk behet qameti edhe pse nuk e meriton.Mbeti rrugve ne Amerike dhe nuk e pordhi njeri te pakten e paska dhjere Mirela Kumbaro me viziten e saj ne Kosove.

          1. K
            Komentator Politik ????????

            Kosova na ka paralizuar, gjith të keqen e kemi nga ajo.Me ne ankohet për Sërbin, dhe me ta sillet si një familje.Sot do ishim në BE dhe onë euro para Kroacis.

            Lini një Përgjigje