Pse Vlora ka nevojë për një Marinë dhe si do ndikojë ajo në sektorin e turizmit

8 Qershor 2022, 10:21Turizëm TEMA
Pse Vlora ka nevojë për një Marinë dhe si do ndikojë

Si në shumë vende të botës edhe në Shqipëri turizmi shihet si një burim i rëndësishëm i
gjenerimit të të ardhurave dhe krijimit të vendeve të punës. Në vendin tonë turizmi po njeh një
ngritje të stabilizuar dhe cilësore kjo edhe nga fakti se Shqipëria është e pozicionuar
strategjikisht për t’i përmbushur kërkesat e tregut duke synuar një turizëm në 365 ditë të vitit.
Një nga qytetet që e mundëson atë me të gjithë potencialin që mbart është edhe qyteti bregdetar i
Vlorës i cili prej vitesh është kthyer në një destinacion të kërkuar falë atraksioneve historike dhe
kulturore. Qyteti ofron një numër të madh shërbimesh, hotele dhe restorante në përpjekje për të
tërhequr sa më shumë turistë vendas dhe të huaj.
Por një nga vështirësitë e zhvillimit të sektorit të turizmit në Shqipëri dhe veçanërisht në Vlorë,
është mungesa e një marine që përmbush parametrat ndërkombëtarë për të pritur gjithnjë dhe më
shumë target të turistëve të huaj që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë me jahtet e tyre.
Ndërtimi i një marine në Vlorë do t’i jepte zgjidhje këtij ngërçi dhe do të sillte një hov të ri për
turizmin. Sipas drejtuesit të projektit Vlora Marina, Ervin Bacaj, ky është një hap shumë i
rëndësishëm jo vetëm për Vlorën por edhe për vendin.
Bacaj sqaron se një marinë e re do të sillte zhvillim të zonës kjo falë mundësive të pafundme mbi
balancimin e ofertës turistike dhe shërbimeve, përmirësimin e nivelit të jetesës, rritjen e
punësimit në sektorin e turizmit, rritjen e të ardhurave nga shërbimet turistike dhe zbutjen e
varfërisë në këto zona. Ndërtimi i një marine me parametra ndërkombëtare ka ndikim me efekt
zinxhir në nivel më të gjerë. Një port modern jahtesh sipas shembujve më të mirë të kontinentit
do të jetë porta hyrëse e vendit tonë për itineraret më të njohura turistike.
Gjithashtu sipas drejtuesit të projektit, ky investim kërkon përgjegjësi dhe një vullnet për t’u
ndërtuar mbi çdo parametër si dhe për t’i dhënë vendit një tjetër aset që do kontribuojë në
sektorin e turizmit, aktualisht më të rëndësishmit në vendin tonë.

1 Komente

  1. O
    Oligopoli "i rregulluar"

    Po pse një marinë o derman. Për të qenë monopol dhe ti vendosni çmimet sa ju do trapi. E pse JO 2,3,4,5 apo dhe me shumë marina. Kjo do të bënte çmimwt mos te kapërcejnë kacafiu. Shikonk minimumi vendet përreth. Greqi, Itali, Kroaci, Mal të zi. Nje marine ka Brindisi apo Bari. apo Split, Dubrovniku, Tivari, Ulqini etj. Shqipot vdesin pak me e marr truallin falas ose me 1€ dhe te mendojnë veç per gjëra gjigande. Yachte thotë ky, se nuk ka varka, anije me vela. Me motor etj te standarteve më të vogla që duan marina... Aq të organizuar sa që nuk gjen një rramp ose vend per leshimin e mjeteve detare... të rregulluar me infrastrukturë..

    Lini një Përgjigje