Rama poston fotot nga rruga Palasë-Dhërmi: Në këtë zonë do të ndërtohen hotele me 5 yje, do ngrenë turizmin

16 Gusht 2022, 14:39Turizëm TEMA

Rama poston fotot nga rruga Palasë-Dhërmi: Në këtë

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet e aksit Palasë-Dhërmi, ku po kryhen punime. Sipas Ramës kjo është një zonë ku do ndërtohen hotele me 5 yje dhe do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër.

Rama shton se po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë.

"Në aksin Palasë-Dhërmi, ku po zhvillohet një program i tërë investimesh në hotele me 5yje që do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër, po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë

Kanë përfunduar të gjitha veprat e artit dhe ndërtimi i sistemit terramesh", shkruan Rama.

7 Komente

  1. V
    Vin

    Vetem betonozim ashtu vazhdoni se ne do ikim ne Greqi per plazh.

    1. k
      k

      Do ishte më mirë të bëni pensione me tre yje se në hotelet shqiptare vetëm trafikantët dhe kriminelët shkojnë.

      1. R
        Rama

        Mire e ben hajduti e kompani kur shqiptaret ikin e ata mbushin xhepat!!!! Te rrine e ti zhdukim nga pushteti se e shkaterruan vendin Jane DIKTATORE KETA QE SHKATERRUAN VENDIN, JO ENVERI QE E NDERTOI DHE IA DOLI NE kushtet e LUFTES se FTOHTE dhe pa marre borxhe!! E dini sa borxhe kemi per person sot Na mburren plehrat e hajdutet . Mos i gezofshin nder breza!!!!

      2. M
        Memalioti

        Investim shume i mire, tani duhet te behet investimi i rruges nga Tirana ne Memaliaj per per te shkurtuar me 50 km rrugën per ne Permet, Kelcyre, Memaliaj, Tepelene, Gjirokastër, Delvinë dhe Sarande.

        1. D
          Durrsaku

          Atje ne Dhermi Po behet kasaphane ambjentale duhen te futen ne burg Ky trapi thote hotele me paese yje.Idiot

          1. B
            Benet Beci

            E ka fjalën për hotelet e tij shokë. Lum si ne. Ka filluar që Golemi-zimi I Lames te duket I jo aq kriminal krahasuar percudnimin e Palases Dhermiut Drymadhes, me varret masive te betonit , shpyllezimin nga ullinjte dhe agrumet qe ky karikaturisti I quan hotele me 5 yje te rrjetit hotelier lavatriçja " Olsi Rama"

            1. J
              Jepi Gjigand - uje te zi nxirr ....

              Investitori strategjik....... Normal, se qe te pyetet pronari i ligjshem i tokes, nuk ka asnje shans..... Ne fillim ligji i amnistise fiskale, se parave te krimit, droges prostitucionit, tenderave, etj etj.... Pastaj vijne investimet ne Bregdet, ne tokat e grabitura me ligj........ I ka kopsitur "gjigandi" te gjitha.....ka Zamir Manen

              Lini një Përgjigje