VIDEO/ Turistët gjermanë aventurë mes magjive të Vjosës: Udhëtimi më i bukur i jetës

28 Qershor 2022, 12:31Turizëm TEMA

VIDEO/ Turistët gjermanë aventurë mes magjive të

Sinonimi më i saktë i "aventurës", për shumë kënd mbase do të ishte... Vjosa. 

Të gjithë ata që e kanë eksloruar "Zemrën Blu të Europës" që pret magjishëm bukuritë në dy brigje, kanë regjistruar në kujtesën e tyre mbresa të jashtëzakonshme.

Së fundmi, disa turistë gjermanë kanë rrëfyer në rrjetet sociale se kanë shikuar ditët më të lumtura të jetës së tyre duke rrugëtuar, lundruar e shijuar atë ç'ka Vjosa ofron më mirë, thjesht: Magji...

Ata kanë vizituar disa nga destinacionet më popullore në hartat turistike të jugut si dhe janë stacionuar në fshatin Peshtan nga ku lumi përngjan si një copëz qielli i kaltër i shtrirë nëpër luginë.

Pesë shokë fëmijërie nga Gjermania të cilët cdo vit udhëtonin në një shtet të ndryshëm të botës vendosën që të organizonin pushimet e tyre këtë vit në Shqipëri.

Kishin dëgjuar shumë për Vjosën dhe dëshironin që për rreth 3 ditë të bënin kayak në ujërat e saj.

Albania Rafting Group me guidat e saj i organizuan këtë udhëtim fantastik në Berat, Hotel Castle Park - Tërpan - Gllavë - Përmet -Këlcyrë-fshati Peshtan, Vila Goliku-Tepelenë-Kanionet e Osumit, Guesthouse-Braçaj.

"Ky ishte një nga udhëtimet më të bukur qe kemi bërë në jetën tonë dhe ne kemi udhëtuar në gjithë botën .
Jemi 5 miq nga Gjermania dhe kjo është hera e parë në Shqipëri por jo e fundit.
Duhet ta kishim nisur nga Shqipëria dhe pastaj me vendet e tjera por tani ne jemi këtu dhe jemi i shume te lumtur .
Udhëtimi ishte ekrstemisht i mireorganizuar, ushqimi eshte shumë i shijshëm dhe njerzit jane fantastik
Faleminderit shumë Albania Rafting Group", u shprehën ata.

Kjo kartolinë e bukur nuk duhet lënë të presë, andaj nëse ende je duke menduar se ku do t'i fiksosh kujtimet e radhës, nxito drejt Vjosës ku zhytja në lumë është e barabartë me një ëndërr që do doje të zgjaste pafund, e pafund./TemA

 

Lini një Përgjigje