Për “berishët” që s’kanë Atdhe!

17 Prill 2012, 19:09Editorial TEMA
Për “berishët” që s’kanë Atdhe!

Nga Mero Baze

Në përpjekje për t’i ikur debatit mbi bllokimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, Sali Berisha u shfaq para gazetarëve me një hartim mbi mafien ku mbizotëronte fjalia “mafia nuk ka atdhe”. Ashtu mediokër siç di të bëjë ai hartimet, ashtu shtiracak siç di të shpjegojë skandalet, dhe mbi të gjitha gënjeshtar kur përpiqet të flasë për përfshirjen e djalit të tij në çdo skandal ku ka miliarda, ai në fakt vetëm sa na bindi të gjithëve që skandalin e ka bërë ai dhe Familja e tij, dhe është qartazi në favor të një kompanie boshnjake, që është përndryshe atdheu i Damir Fazlliçit, edhe pse ky i fundit siç thotë Berisha nuk duhet të ketë atdhe.

Argumenti i parë që Berisha përpiqet të japë lidhur me një ofertë më të ulët nga kompania klienteliste e tij është spekulativ, pasi nëse shikon kushtet e tenderit, e kupton se 70 për qind të pikëve në tender i ka oferta teknike. Oferta financiare ka 30 për qind të pikëve dhe ulja është spekulative pasi është teknikisht thuajse e pamundur ndërtimi me atë çmim, çka na bind të gjithëve se edhe në planin afatgjatë nga berishët kërkohet që ajo linjë të sabotohet dhe në ndërtim.

Argumenti i dytë i Berishës se djali i tij ka dhënë përgjigje, është një spekulim klasik i tij. I biri i tij shfaqet kudo ku shfaqen tenderë skandalozë, vrasje për shkak të vjedhjes siç është Gërdeci, trafik fishekësh në Afganistan siç është rasti Trebicka, Diveroli, shitje tokash në bregdet, tendera energjetike, etj. Sa herë që i biri shfaqet qartë si autor i këtyre skandaleve, Berisha nxiton të gjejë ndonjë detaj teknik për të përgënjeshtruar një tullë nga gjithë ndërtesa e akuzës që i bëhet të birit dhe e mbyll me kaq problemin. I biri i tij ishte i përfshirë kokë e këmbë në Gërdec, që nga lobimi për kontratën, çuarjen e dosjes Delijorgji në tavolinë të Mediut, kthimin e Aldo Bumçit në shërbëtor të tij duke i raportuar me faks, hyrjen 40 herë në muaj tek zyra e Mediut, përzgjedhja e mikut të tij Selmanllari si përfaqësues i kompanisë amerikane, emërimi i burrit të tezes si numërues arkash, biseda fatale me Delijorgjin gjysmë ore pas aksidentit e dhjetëra fakte të tjera, dhe e vetmja gjë që përgënjeshtroi me të madhe ishte: “Shkëlzen Berisha nuk e ka marrë kurrë në telefon Delijorgjin”(!!!) Në fakt e kishte marrë Delijorgji!

E njëjta gjë ndodhi në debatin mes Kosta Trebickës dhe Diverolit. Ky i fundit thoshte qartazi në bisedat telefonike se mafia ka ndërhyrë për të spostuar Trebickën, deri atje lart… tek djali i Kryeministrit… dhe derisa sa e vetëvranë Trebickën nuk folën, pas asaj e përgënjeshtruan duke cituar Trebickën e vdekur që sipas tyre kurrë nuk e kishte pranuar atë që thoshte Diveroli.

Të njëjtën gjë bëri dhe me ish- shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxhën, të cilin e ka kërcënuar për të firmosur për Gërdecin dhe ai shkoi i tmerruar e u rrëfye në ambasadën amerikane. Pas publikimit të kabllogramit ai doli e tha se “kurrë nuk ka marrë në telefon Luan Hoxhën!!!”. (Dhe në këtë rast e kishte marrë Luani t’i qante hallin).

Historitë e përgënjeshtrimeve të Shkëlzen Berishës kanë ndjekur gjithmonë këtë taktikë, që mes pyllit të korrupsionit që tregon media, ai të këpusë një gjethe e të thotë nuk është e imja. Por kjo histori nuk mbaron këtu. Shkëlzen Berisha jo më shumë se tri ditë më parë ka darkuar publikisht në Tiranë me Damir Fazlliçin, njeriun që vërtit pazaret e energjetikës në Shqipëri prej vitit 2008 përmes kompanisë së tij “ballkanike” ose pa atdhe, siç e quan Berisha këtë kategori biznesmenësh. Ai është pronar i Rudnap Energjie, e licencuar nga Sali Berisha për të na blerë e shitur energji, ortak me Vojin Lazareviçin, një ish- nacionalist antishqiptar i konvertuar në biznesmen “pa atdhe” siç e quan Berisha. Shkëlzen Berisha mund të betohet që s’ka darkuar kurrë me këta njerëz as në Vjenë, as në Tiranë, por duhet të bëjë pak kujdes se mund ta shikojë ndonjë ditë veten dhe në ndonjë video me ta, bile në mes të Vjenës, atje ku mendon se është larg syve të shqiptarëve. Përgënjeshtrimi i tipit “s’e kam marrë kurrë në telefon Delijorgjin”, apo “kurrë s’e kam marrë në telefon Luan Hoxhën”, janë bërë bajate dhe nuk u thonë asgjë shqiptarëve. Fakti që sa herë flitet për skandale, sa herë flitet për korrupsion në tendera që ka në dorë qeveria, sa herë flitet për miliarda në biznesin e armatimeve, energjetikës, pronave dhe koncesioneve del emri i djalit të Sali Berishës, kërkon një jetë të tërë të përgënjeshtrohet, dhe aq me keq të pastrohet biografia e tij.

Argumenti i fundit i Berishës, gjysmë krenar e gjysmë tinëzar, ishte se dihet dëshira e tij për Kosovën. Me pak nëntekst të moderuar ishte duke na thënë dihet se ç’mund të bëj unë për atë vend. Pati dhe një ironi për opozitën dhe reagimin e saj duke përsëritur atë që mendonte se e kishte si gjetje, që “mafia nuk ka atdhe”. Dhe seç tentoi ta thoshte këtë në emër të berishëve, në emër të Familjes. Në fakt realisht Familja në pushtet, ajo që ne njohim si njerëz që diktojnë sot tregun dhe pushtetin në Shqipëri, nuk është se ka një atdhe, por ne nuk na shqetëson kjo gjë. Shqiptarët janë tolerantë dhe kanë pranuar që familja në pushtet të mos jetë etnikisht shqiptare. Nuk na shqetëson fakti që gjyshja e Shkëlzenit dhe Argitës është serbe, që dhëndri i Berishës është boshnjak, apo nusja e Shkëlzenit “Berishë Kosove”. Kjo nuk na jep të drejtën t’i quajmë “berishët” një “Familje pa Atdhe”, dhe më këtë të nënkuptojmë që janë mafiozë, siç thotë Berisha. JO! Problemi jonë është që Familja në pushtet është mafioze dhe bash për këtë shkak ia vlen të quhen “pa atdhe”. Jo për faktin se janë një aliazh shqiptaro- serbo- boshnjak.

57 komente në “Për “berishët” që s’kanë Atdhe!”

  1. Albani Vl says:

    Vazhdo keshtu Mero! Te lumte pena dhe mendja.
    GJITHMONE PA MESHIRE MBI PUSHTETET E NDYRA, KUSHDOQOFSHIN ATO!
    NUK KA BERE ME SHUME AVNI RUSTEMI DHE PATRIOTET E TJERE TE SHQIPTARISE.
    TA BEFTE DRITE!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

    1. Vlora says:

      bravo MERO ,,,ti sot punen tende po e ben mrekullisht,,por detyra jote duhet te vazhdoje edhe neser, kur nga kali te ken rene berishte dhe ne krye te vendit te jene shqiptaret…..

      ata patjeter duhet ta cojne deri ne fund drejtesine per kete “familje”

      dhe ti duhet te ndihmosh ne kete ceshtje dhe tja kujtosh edhe nese ata e harojne…

      prandaj do tja u japim voten par ta pare kete familje pas hekurave.

      1. Me e lexue un Lymi ket artikull puci si denmokrat i nershem qi jom do m’bie damllaja ndaj s’jum tu perzi me ju.

        ipad-lymi

        1. raimondi says:

          Nje gje ama Sala, me dy fjale ja futi koken ne Hale Edit kur i tha :

          ….U kujtua me ne fund Ky (Edi ) te bej patriotin ….. Kjo eshte goditje mjeshterore e Sales-

          -Komplet e Diskretitoi Edin qe eshte nje sherbetor i rendomte i grekeve

          Sala ka bere gjithe ato gafa kunder patirotizmit shqiptar sidomos ne drejtim te Greqise porse ka menduar se opoizta do e kundershtonte …..

          …… mirpo Edi nuk e hapte gojen per be, dhe tani qe tha ato fjale kunder Sales , duket sikur vuante “tmerresisht” shume…..

          __Saliu e ka mbajtur ate linjen e Kosoves ,jo qe ti bente nder Serbise por
          vetem se ai ka menduar si Hajdut–Dhe ketu eshte treguar shume i ulet, se vetem per te fituar per vete , e ka lene Kosoven nen meshiren e srebeve
          –Tamam Bastard ! Por S’ka opozite patriotike qe te ngirnte gjithe popullin ne protesta kunder Sales per tradheti , dhe Sala e di kete
          ndaj ben si i do trapi ne cdo gje

          –Pasi ka pare qe tenderin e fitoi firma kroate me 10 milion dollare me teper ..Dhe Sala ka thene
          me vete
          qe keta shkerdhata do i ndajne parate me ata te bankes dhe mue nuk me japin nje 5 lekshe !!!!!

          ….Aty Sala ka dale nga trute nga inati lol –Ka thene me mire po e nderoj farefirmen fituese , po ja jap boshnjakeve qe i kane dhene fjalen Xenit per ndonje 5 milion dollareshe ….

          –Kjo e gjithe eshte pune korupsioni, por jo si thote Sala , por e kunderta ,
          se Sales tani ja fut koken ne Hale i biri qe ben biznes si i babezitur …

    2. Arditi says:

      Po patjeter qe Sali Zvarraniku do dal e mundohet ta pergnjeshtroje.Perndryshe druvaret qe e ndjekin mbeten pa racionin e ushqimit te tyre shpirteror dhe te nesermen nuk shkojne dot per dru.Shiko neser kur 55-a e Fahri Prostitutes te shkruaj ndonje artikull sesi mafia e kuqe e bllokmeneve ne bashkpunim me mafien e gazetes “Zeri” duan te “hedhin balte” mbi figuren e heroit legjendar Sali Pasha Bej Berisha.Sa krimba paska pasur kjo Shqiperia jone more.

    3. N.VJOSA says:

      QEVERIA IME…

      Kushtetusja tha nje fjale,
      Ka lidhje me Tradhetine….
      Po plas nje tjeter Skandal
      Autor si gjithnje Saline…

      Nuk ka Atdhetar qe s’do
      Qeverine e vendit vet
      Por nuk do cdo qeveri
      Kur ajo eshte per ibret!…

      E duame te mire Qeverine
      Te na lartesoje Atdhene
      Por jo Uzurpator Saline
      Kusar si Sali Halene!…

      Ne Bote bien qeverit
      Nuk bien vetem me karton
      Bien dhe kur s’kane moral
      Kur ka skandal mbi skandal!

      Do e doja Qeverine
      Qeverine e vendit tim
      Por s’ dua Kusar Saline
      T’ qeveris per Shqiperine!

      Nuk dua Banden e tij
      Kompromise me kusar
      Qeverin ne kembe mban
      Vet Morali qytetar!

      Vet Moralin Qytetar
      Saliu e ka perlyer
      Te mos jemi me te ashper,
      Dhe te themi “e ka dhjere”!….

      Rri ne kembe nje Qeveri,
      Nga Skandali ne Skandal?!…
      Skandalin e quan sukses
      I pacipi, pa moral!…

      …..

      Ta nisim nga nje Aktor,
      Nje aktor i deshtuar,
      A mund te perfaqsoje Mbrojtjen
      Nje deshtak i mbaruar!?…

      Fajin ma ka Kabineti
      Thote Ministri ,i shkreti…
      Ku e lame e ku na mbeti…
      Po Ministri yne, ku fjeti?!…

      Here na hiqet i ditur
      Me kabinet te persosur…
      Ti je vetem per te shitur,
      O Ministri plevitosur!…

      Flet ministerpunehici
      Vec kur i mbetet Dobici!…
      Ku ta dije ky i Ziu
      Se cfare plane ben Saliu?!…

      Ky eshte nje cope Karierist
      Si aktor torollak
      Edhe kur e trashe zerin
      Behet me shume qesharak!

      Ku e lame e ku na mbeti
      O i deshtuar prej Verteti,
      Shko e luaj nje Komedi:
      “Fajin ma ka Kabineti!”….

      Do ta luajme Komedine
      Komedine gjer ne fund?!…
      Kemi Regjizor Saline
      Here na tund e here na shkund!

      Kemi Qeverine time
      Me Majlinden n’ Kabinet
      Qeveri qe s’ben therrime
      Kemi qeveri ne diete!…

      Me Majlinden bejme miq
      Bejme miq italiane
      Jane mafjoz apo cfare jane
      Per ata zemra na qan!…

      Kishim mik Kryemikun,
      I pasur deri ne qiell,
      Kishim mik Qivac Ashikun
      Por iku na la ne diell!…

      Na shiti vetem ca plehra
      Dhe i hapi rrugen Plehut
      Nuk ka gje se bjeme Tumorin
      Tumorin e Memedheut!…

      Nuk ka gje se bjeme Tumorin
      Perse e kemi Doktorin?!…
      Doktor Saliu na “sheron”,
      Ose ne Sharre na dergon!…

      Doktor Krimi na “sheron”,
      Ne mes te sheshit na vret,
      Edhe Vrasesit i mbron
      Edhe shume si kercet!…

      Lume moj Qeveria ime
      Me ty puna mire na ec,
      Minister kemi Mediun
      Hiroshimen ne Gerdec!…

      E pse te denojme Mediun
      Edhe pse Bota e pane?!…
      Me njezet e gjashte te vrare
      Ate qe beri Hatane!…

      Me mire e mbajme Minister
      Se na bie Qeveria,
      Flaken ti veme dhe Ambientit
      Vec te qeveris Salia!…

      E moj Qeveria ime
      Ke te qaj une me pare
      “Njerin une e kam nip
      Edhe tjetrin e kam djale”!…

      Te qaj dhe per Pollon
      Per Pollo qimekuqin
      Atij vec Saliu yne
      Vec Saliu ja di huqin!…

      Po te doje Saliu e rreh
      Po doje dhe e peshtyn
      Por kur eshte kusar i mire
      As me fryme nuk i fryn!…

      Se Pollua kollaj s’ndryshon
      Ai e ka ate huq
      As skuqet, as zverdhet
      Se e kemi qimekuq!…

      Se Parase ja di vleren
      Edhe shume ja ka nevojen
      Dhe kur halelleqet hapur
      Keq ja kane nxjerr bojen!…

      Ne kabinet ne kemi
      Kemi dhe nje deli Kal
      Korrupsionin njeh mire
      Eshte goxha Gjeneral!…

      Ne fytyre i vrare duket
      Porsi zhap portokalle
      Here duket here zhduket
      Eshte Genci yne me halle!…

      Atij nje Afere i hapet
      Atij nje Afere i myllet
      Po kur Uje con ne mulli
      I pelqen shokut Sali!…

      Se Saliu yne hibridi
      Di ta mbaj strategjine
      Eshte vet Tano Karridi
      Po do ta ben dhe Magjine!…

      Po te do Sala te ngre
      Po te do Sala te ule
      Po te doje Sala te shan
      Po te doje Sala, ta ngul!…

      Po te doje Sala na mbyt
      Te doje Sala, na pastron
      Nuk ka gje se na vjedh
      Dhe votat na numeron! …

      Se Sala rast nuk le
      Te na flas per suksese
      Edhe kur jemi te fundit
      Dhe kur s’kemi gje ne Qese!…

      Me ARMO e Albpetrol
      Humbje me shume se Piramidat
      Atje ka nje Autor
      Qe liron dhe heq Vidat!…

      Trafiku ne Nafte thone
      Eshte vertete nje baterdi
      Por ate e mbulon
      E mbulon shoku Sali!…

      Thone se kto vjedhje gjigante
      Na i mbron dhe Policia
      Jane shifra galopante
      Mafje Made in Salia!…

      Thone se u vodhen miliona
      Nga Lulezolulezaime
      Por Kusari nuk u prek
      Nuk u prek asnje qime!…

      Kusari na u gradua
      Me Bashkine ne Tirane
      Kusaria u be norme
      Kusaria ben Hatane!

      Dhe kendojne Veteranet
      Te parin kemi Envere
      Te dytin kemi Memene
      Te tretin Sali Halene!…

      Thone se Rame Opozita
      Per shkrime na eshte i thekur
      Por na i mungojne veprimet
      Ndaj Opozita ka vdekur!

      Thuhen fjale ne Parlament
      Ndonje ze i dobet del
      S guxohet nje Komision
      N’ Parlamentin gjysmagjel!

      Parlamenti Jozefines
      Na i thone me te vertet
      Ligjin e ben Jozefina
      Qe e hedh shurren perpjet!…

      Desh harruam edhe Meten
      Meten, nje derro Kusar
      Qe na mban Qeverine
      Dhe e kemi Yll polar!…

      Meten e kemi simbol
      Eshte Kusar i semure
      Meten e kemi Idol
      Dhe me Ze dhe me Figure!…

      Per Meten edhe Gjykatat
      Na i ben Sala berlok
      Vec Meten ta kemi mire
      Rrumbullakokebithe tok!…

      Por dhe Meta me Dritanin
      Na u vune nje dite ne gare
      Kush te na vjedh me shume
      Kush te na vjedh me pare!

      Na u zune si kusaret
      Sepse nisen nga hilet
      Nisen edhe regjistrimet
      Kush merrte me shume rryshfet!…

      Kusareve u hyn hasheti
      Kush ishte hajdut me shume
      Eh moj Qeveria ime,
      Per dite Lume edhe per lume!…

      Eh moj Qeveria ime
      Ke te qaj une me pare
      Njerin e kam Vip me emer
      Tjetrin Mafjoz te papare!…

      Njeri vetullen e ngre
      Njeri vetullen e ul
      Here del si Kaposh
      Dhe here na del si Pule!…

      Njeri ka ne dore rruget
      Ka ne dore dhe Rryshfetin
      Atje ku behet hataja
      Ku Milionat mbushin Detin!…

      Ai punon nen rrogoz
      Ai hiqet shume serioz
      Eshte Olldashi me orkester
      N’Tender Baletmaester!

      Ai na sjell inaugurime
      Melhem i Qeverise time
      Me to genjehet dhe mileti
      Edhe kur behet qahmeti!…

      Keshtu nis dhe ngryset dita,
      Keshtu lozen dhe miliona,
      Keshtu priten dhe shirita,
      Keshtu rrjedhin Parat tona!…

      Gjithkush o “Mete per vete”
      Ministrat fryjn Kuleten
      Nuk ka gje se Shqiperia
      Merr cdo dite Tatepjeten!…

      Borxhet ka merak Ridvani
      Eshte orator shejtani
      E kursen cdo qindarke
      Kur ka bajga ne Arke!…

      Parat ti marrim hua
      Do shesim hidrocentrale
      Do ti shesim dhe minierat
      Kemi rezerve dhe ca male!…

      Se frenat e Kalit Qorr
      I kane ca te huaj sekser
      Peshkaqenve te Europes
      Kali Qorr u ben nder!…

      Ta shesim edhe Bregdetin
      Me Shqiperine nje Euro
      Ta shesim edhe Miletin
      Ti bejme te gjitha Zero!…

      Te rroje “Qeveria ime”,
      Te na rroje dhe Salia,
      Te na rroje Kusaria,
      Pse na duhet Shqiperia?!…

      1. Kropotkini says:

        E papame! Shume bukur! O Mero Baze kjo meriton te jete artikull qe ta lexojne te gjithe Shqipetaret!
        Duhet ti shporrim kto horra se smeritojne te jene aty por ne burgjet e Shqiperise. Shqipetare ejani te bashkohemi, te gjithe ne bese te shterngohemi, dhe mos te lejojme me kurre qe te trajtohemi keshtu!

  2. Maja says:

    Te lumte pena dhe mendja z. Baze!
    Ju lumte edhe kolegeve te “Zerit” te Kosoves!
    Keshtu tja cjerrin masken e atdhetarise familjes Adams:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

  3. Fatmir97 says:

    E kanë bërë Shqipërinë copë-copë, saqë edhe populli, nuk më forcë, për të reaguar!

  4. Ramy says:

    po kur te ngordhe saliu a do te kete pune per ty zoteri MERO?

    1. Alma says:

      Ymer! (Remy) Salinj te tjere do vijne! Kjo toke ka pjelle me bollek tradhetore te ketij kombi e provokatore. Ty p.sh. ?

  5. Merimanga says:

    Bravo Mero!!

  6. luli. shtino says:

    Je i papare.I njeh mire prandaj ua di te gjitha. Nuk e di sa vjet do rrojne keta dallkauke sepse kam hall a do mund t’i harxhojne te gjitha parate qe kane perfituar ilegalisht. Si nuk u vjen turp dhe nuk e kuptojne qe Mjaft do te thote Mjaft!!!

  7. NjeQytearOptimist says:

    Duke analizuar c’fare foli palloshi sot, Gjermani vuri nje vath ne vesh te vet…Ky ndertim ishte ne favor te Shqiperis dhe Kosoves ne rradhe te pare dhe pastaj i Gjermanise…Gjermani perfitonte nga kjo kontrate por me shume ne si Komb…Por tregu ashtu shkon “Mutual relation economics share”, gje qe GADAFI nuk e ka kuptuar qe ne 91-in…Mban peng nje Komb, per interesa personale financjare…Bisht qeni ngeli…

    P.s

    O Gadaf, qeverria i ka ne dore kontratat dhe jo opozita..

  8. landi says:

    Ka dicka qe nuk shkon ne kete artikull.Berisha ose e ka privatizur atdheun
    ose ja ka shitur partnereve strategjike ku te paret jane serbet pastaj greket e me rradhe.Keshtu qe Berishet e kane nje pjese te atdheut
    kurse ne te tjeret vetem ajri do na nga ngelet nga atdheu..biles dhe ai i eshte i ndotur…Me “lehteson” disi dhe fakti qe perkrahesi me i madh
    i berishes ne te gjitha kohrat z.arvizu nuk ka as “atdhe” as “memedhe”
    pasi eshte me baba meksikan dhe nene japoneze dhe vete eshte amerikan.Keshtu si po shkojne punet do behemi te gjithe arvizu pa atdhe..

  9. ROBOKOP says:

    Fan Noli
    Te Ura te Ura

    Vraponi, o burra,
    Me armë, me topa, me kordh’ e me shpata,
    Se dolli kuçedra e errët nga nata,
    Se ngriti bajrakun e lyer me gjak
    Dhe sulet prej Shjiakut në Durrës me vrap.

    Kuçedr’e Turqisë,
    Hyen’e urisë,
    E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari
    Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari,
    Si gjarpër zvarniset, i sillet përqark,
    Me dinin në gojë, me helmin në bark.

    Kuçedrën e vrarë
    E hasi më parë
    Thomsoni në Vlorë, kur vinte prej detit
    Me katërqint krahë, lubi’ e Dovletit;
    E zuri për gryke, e shtriu përdhe
    Nga thonjt’ i rrëmbeu të mjerin Atdhe.

    Pastaj për së dyti
    Në Durrës e mbyti
    Dhe kokën ia shtypi me top nga Kalaja,
    Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja,
    Nga forca në pluhër, nga bregu në det,
    Me grusht prej rrufeje, që ngrin e që tret.

    Kuçedra e thyer,
    Në turp e përlyer
    Përmblidhet e kthehet nga toka në Durrës
    Dhe ngrihet m’e fortë, në Gjol, afër Urës.
    Shqiptar’i verbuar vërsulet në det,
    Shkel Flamur dhe Nënë dhe vllezër po vret.

    “Dy herë të theva,
    Të shtriva, të ndeva,
    Po prapë u ngjalle dhe prapë u ngrite,
    Prit më, the, prit më!” Dhe prap’ iu vërvite,
    Dhe hovin kuçedrës ia preve, po re,
    Kalorës i huaj, që vdiqe për ne!

    Nga Ura, nga Ura
    Po ikni, o burra?
    Ju ikni, po hij’ e Kalorësit s’ikën!
    Kuçedrës tërbuar ajo i fut frikën,
    Se urën e ruan, se Urë’n e mpron
    Stihia – Shqiponjë, me qip e me thonj.

    Te ura, te Ura,
    Vajtoni, o burra,
    Thomsonin e ngratë që ju vet’ e vratë,
    Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë,
    Kur shkonte kaluar të vdesë për ne,
    Për ju, të mallkuar, që s’doni Atdhe

  10. kelmendasi says:

    Kontrollojeni sot gazeten Zeri se nuk flet ma por vec pergenjeshtrimin e djalit te Berishes ka botue.
    Me sa duket vetem per nje artikull shpifje ishte pague

    1. PRENG QYLI says:

      URIME KALLMENDAS !
      KE FILLU ME SHKRUAR PA GABIME GJUHEN SHQIPE.JEPI NJE FALENDERIM GAZETES TEMA DHE KOMENTUESVE KETU QE TE KANE NDIHMUAR SE ISHTE ANALFABET FARE.

    2. fule says:

      Po pse o shpellar edhe po te shkruaj ndonje “fakt” te ri per Druzhe Saliun tuaj, merziteni ju?

      Parti, Sali, jemi gatu me u dhi ?

    3. Shefqet Cela says:

      Po ty sa te paguajne per kete koment?
      Gazeta ZERI e dha njoftimin se do te botojme dokumenta nga burime te ndryshme per kete ngjarje.
      Prti dhe do te degjosh te tjera. Ngushellime!
      Po Meron e a lexove? E ka mberthyer me burgji kete bande mafjoze. Te gjithe ja kane borxh kesaj pende te arte.
      Qofte i nderuar!

    4. redalb77 says:

      Qe je lesh bythe ajo kuptohet kollaj, po qenke dhe nje mashtrues ordiner, pervec atij artikulli qe thua ti mor gamor jane dhe tre te tjere po ne faqen e pare. Yyyyyysht halabak.

  11. Albann says:

    Saliu ka te drejte :Me thoni c kombi i perket nje njeri qe lind ne Shqiperi ,qe deklaron qe ka nje gjak me turkun,dhe paurine “e babait” e ndan me Serbin apo Grekun.Duket qe eshte kopilsepse pasurine se ndan as me vellain po me komshiun :)…Ndonjehere komshinjte e punojne me mire token e babait .

  12. gramos says:

    Mero jam nje lexues i rregullt i editorialeve tuaja,tek pena juaj qendrojne te verteta te cuditeshme ,jeni shume koncize ne analizat qe beni.Z.Mero me penen tuaj ju vec ngrini ndergjegjen e ketij populli te rraskapitur nga vuajtjet,ju lutem ju jeni dhe me nje reputacion ne mediat shqiptare dhe patjeter ne ato te huaja dhe keto poshtersira te ketij pushtetari qe e ka emrin Sali duhet te bejne jehone ne te gjithe rrjetet mediatike ,keshtu e denigrojme kete te zi qe po te kete mundesi ua merr ajrin dhe driten e diellit shqiptareve .Forca Mero se pena juaj po e cmend dhe i kalle daten Saliut dhe familjes se tij,pena juaj po ngre lart moralin e humbur te shqiptareve te vertet.Gramos

  13. Mallakastrioti says:

    Te nderuar komentues dhe Lexues te Gazetes tema…Nuk kame asgje per te Komentuar..Thjesht Mirenjohje per Mero Bazen per “Penen e tije te Arte”..Zoti te shtofte Forcen e krahut dhe Mendjes….lol

  14. arber says:

    bravo mero i ke rene pikes…aliazh serbo-shqiptar dhe boshnjak…ah sikur shqiperia te kishte udheheqes qe e duan vendin e tyre!!!cfare populli te mrekullueshem jemi..

  15. Rilind says:

    Z.Baze,te pergezoj dhe te mbeshtet me te gjithe forcen. Je pena me e fuqishme e gazeterise. Ju uroj shendet e lumturi ne familje e shoqeri.

  16. analist says:

    Hahahahaha bravo Mero!
    “Nuk na shqetëson fakti që gjyshja e Shkëlzenit dhe Argitës është serbe, që dhëndri i Berishës është boshnjak, apo nusja e Shkëlzenit “Berishë Kosove”. Kjo nuk na jep të drejtën t’i quajmë “berishët” një “Familje pa Atdhe”, dhe më këtë të nënkuptojmë që janë mafiozë, siç thotë Berisha. JO! Problemi jonë është që Familja në pushtet është mafioze dhe bash për këtë shkak ia vlen të quhen “pa atdhe”. Jo për faktin se janë një aliazh shqiptaro- serbo- boshnjak.”

  17. Llogorai i Dukatit says:

    Patrioti i math, Mero!Ju keni kundër gjithë llymin anti kombtar Sërbo- Grekë. Ju uroj që natyra t,ju ruaj shëndetin për të mirën e popullit dhe historisë.

  18. Xha Temja says:

    Shikoni tani kur te behen nje numer i madh arrestimesh per vjedhes te vegjel ane e mbane vendit. Dhe kjo per faktin, se nje vjedhje e madhe mbulohet me nje numer te madh vjedhjesh te vogla.

  19. ajdin says:

    I NDERUR BAZE/Lexova me kujdes shkimin tuaj,te lumte dora:Du te di nga ju te lutem shume,munte te me thoni edhe nje gja qe me ka ngelur qe 20 vjete ne mendjen time.Dua tu pus,sloboda c’far do thote?Me kane thene se serbish i thone LIRI.Kame degjuar se gruja e Sali Berishes e ka patur emrin Slobodank,qe ne shqip do thote LIRIE.Kjo zojne e ka ndrishuar emrin ne kohen kure doli Slbodan Milloshovici ne serbi.Me kane thene se eshte nga SHodra nga nje familje Malazeze qe banon ne Shkoder. I NDERUAR BAZE PO PATE MUNDESI SHIKOJE EDHE KETE.Kjo dele se SHkelze Berisha eshte nip malazez ME kane thene disa shoke nga shkodra.

  20. brace says:

    jo vetem te lumte pena,por,edhe mos bertit por uleri per gjemen qe po vjen.Shkundi nga fiqiri poltikanet e opozites.Mos hezito ta thuash me qarte akoma-ky fare qeni e qen bir qeni duhet rrezuar e duhet zvarritur ne rrugen e madhe te varverise ku ka futur memedhene.Godit edhe ata qe e mbrojne ketu ne Amerike…ca dallaverexhinj.

  21. ajdin says:

    HeJ Hej Hej u mbute SHKODER loci more KU ESHTE BERISHA …….I doli fjala Edi Rames

    1. Nadia Shabani says:

      Sonte qenka bere nami, erdha e erdha verdalle prape tek artikulli yt perfundova o Mero.Po degjoj lajmet dhe po shikoj fytyren e Berishes te skuqur si mos me keq, thua ta kete zene turpi per ate qe i ben i biri apo ka hallin se u zbulua skandali dhe nuk mori dot leket Shkelzeni nga Fazllici, ai ka marre heret e tjera sa te duash por kete radhe e kapen shqiptaret e Kosoves me presh ne dore.E lexova artikullin si gjithmone dhe ja vlen te thuash se artikujt e Meros jane me shume se nje opozite me vete. Te lumte ajo dore o Mero se ja nxjerre bojen Saliut me analizen e bere panvaresisht se ai nuk ka turp me, i ka plasur cipa.Po citoj vetem dy rreshta:”Nuk na shqetëson fakti që gjyshja e Shkëlzenit dhe Argitës është serbe, që dhëndri i Berishës është boshnjak, apo nusja e Shkëlzenit “Berishë Kosove”. Kjo nuk na jep të drejtën t’i quajmë “berishët” një “Familje pa Atdhe”, dhe më këtë të nënkuptojmë që janë mafiozë, siç thotë Berisha. JO! Problemi jonë është që Familja në pushtet është mafioze dhe bash për këtë shkak ia vlen të quhen “pa atdhe”. Jo për faktin se janë një aliazh shqiptaro- serbo- boshnjak”.Kisha degjuar qe Liria eshte Serbe po thashe genjejne gazetat por keni pare ju qe me shume terheq kerraba nga qumeshti prandaj Shkelzeni anon nga Fazllici dhe Saliu i do shume, i ben qefin te shoqes, asaj i lumte se atdheu i saj eshte Serbia dhe ajo lufton per atdheun e saj po kete budallain tone ku e con mushka qe eshte shqiptar dhe ndihmon Serbet.Po keta te gjithe paskan perzier gjakun me te huajt prandaj nuk duan t’ja dine per kombin shqiptar.Apo nuk e ka hallin e atdheut ky ka hallin qe i biri te xhvasin sa me shume nga ekonomia shqiptare.Po kete radhe me nder ishte si i dh……..ne cdo fjale qe thoshte qeshte gjoja me ironi, la nam la, pa le kur i beri mafioze edhe Edi Ramen edhe Gjermanin se ku e kishte fajin Edi Rama ketu hajde ta gjesh, nuk kishte c’thoshte i ziu, u delenis fare edhe ti Mero nuk ke pike meshire fare, mos renc ne penen tende se ti te ben per uje te ftohte, rrezik Saliu te shikon ne enderr duke i ndejtur tek koka me pene ne dore si shpata e demokleut.Lere te marrin veten sonte te shohim cfar kumbullash do na thoje neser, po me suguri qe e ka fajin Edi Rama do thote se nuk ka cfar thote tjeter dhe nxjerre ato budallalleqet e kostos kurse per Parlamentin zgjodhi projektin me te shtrenjte per kete bllokoj punimet 1 vit se kishte hallin e te birit dhe te Fazllicit.

  22. emigranti.it says:

    Bravo Mero!,analize e sakte por nje gje nuk kuptoj,cfare duhet te ndodhi ne Shqiperi qe te ngrihet populli te protestoj?Opozita po me zhgenjen.

  23. Blerina says:

    Me pelqen sidomos fundi. Gjithmone I ke mbylljet shume shokuese dhe domethenese. Te lumte dora e mendja

  24. Agimi, says:

    I fuqishem ne fjale jeni zoti Mero !
    Ju lumte !
    Kur mbarova se lexuari..u mbuusha me fryme. E lexova ngadale ,
    qe ta shijoja ne maximum, e lexova pothuajse pa marre fryme fare.

    Ju lumte zoti Mero..por ju keni nevoje edhe per nje suportim te fuqishem nga ana jone.

  25. gaitano says:

    e mrekullueshme pyetja ne filmin nentori i dyte,ismail bej, a do te shkruhen ndonjeher padrejtesite qe i behen shqiptareve?pergjigja e ismailit ishte,se faqet e atij libri do mbulonin te tere shqiperine.lind pyetja po pa drejtesite qe ne i bejme vetes dhe njeri tjetrit a mund dot ti shkruajme ne leter higjenike dhe t’ia japim te huajve te fshije….me ne.c’popull paskemi qene,qe ne kohe te hershme nuk detyruam qofte nje qeveri te vetme te punoje per mbarvajtjen e kombit tone,dhe sikur zen vend shprehja,toke e bekuar me njerez te mallkuar.jemi shndruar si ariu panda,po tallet europa me ne sikur te jemi specie ne zhdukje,dhe vetem qiriu i ndezur i meros nuk ndricon dot erresiren ku skuptojme qe spo ecim drejt europes,por drejt gropes qe vet hapim perdite.

  26. Prizrenasi says:

    Te lumte “pushka” Mero djali. Si çdo herë ne shenje.
    Popull shqiptar,hap syt. Behu vigjilent. Dalloje rrezikun qe po te kanoset. Sot nuk eshte e veshtire te dallosh te keqen nga e mira. Çdo levizje e Sali Berishes,çdo mimike e tij,çdo ngerdheshje e tij,çdo “buzeqeshje”e tij e gjithcka tjeter eshte nen llupen e Meros,qe per çdo dite e zberthen e e zberthen duke e lene fare lakuriq.
    Mero ,meriton nje pershendetje te zjarrte vellazerore nga Prizreni i “Lidhjes”.

  27. ing. says:

    Ju lutemi kush mund te kete nje informacjon me te sakte ,se une e kam nje por dua te verifikohet dhe nga nje tjeter,A eshte e vertete qe Lulzim Basha eshte djale teze me sali berishen ?

  28. burreli says:

    Ju pershendes zoti Baze.Ju jeni nje Avni Rustem qe qelloni per vdekje jo me arme por me pene.Ne fakt ne nje shoqeri te civilizuar efekti eshte me i madh i kesaj qe beni ju se sa te qellosh me arme. Te shkrimet e juaja ne ndriçojme gjithnje e me shum mendjen.Ju po i beni nje sherbim te pa pare Atdheut, pena juaj po shkruan direkt nga gruka e vullkanit ne temperatura qe po rrezikon jeten tende.Prandaj te uroj te mos shkosh per gjueti vetem se bishat rrezikojne te te gllaberojne.Por duhet qe te zgjoni dhe opoziten .

  29. Antoni says:

    Berisha nuk esht njeri i keq ,por ka nje fatkeqsi,se grueja i sajoj nje çiban ne zemer qe emrin e ka shkelzen,prandaj i duhet hequr se po i sjedh shum shqetsime.çudi vet doktor e gruen doktor si e podhen kte hore.
    Thon se: ku te marresh gruen ate familje sjedhe ne shtepi.Pra nuk ka faje Sala ,por fajin ja ka bab Rama qe u martue me Serben Jovanka.

  30. artibr says:

    eshte e tmershme por e vertet doli dje e foli sinje femi i vogel qe kerkon te mbrohet nga dikush si nje shpirt i humbur qe vertitet mes te gjalleve te kerkoj stre por qe asnje nuk e pranujn ne asnje vend dhe na deshperimi vazhdon te dej krime ne emer te demokracis duke gjetur vend te krimi tani spo i ben me pershtypje se krimi esht rruga e tij dhe endet ne rrug pa kthim pa e ditur se ku shkon sepse e ka humbur shpirtin dhe asnje nuk e pranon dhe endet ne rrugen e mbushur me kufoma e mjerrim te shikoj shpirtin e tij ne ndonje kanal.

  31. anticensurë says:

    si gjithnjë një artikull i shkëlqyeshëm,por pa asnjë vlerë aktuale!
    të tëra këto që thua ti o mero shëbejnë vetëm për një gjë!vlejnë për votimet e 2013ës!është i vetmi moment kur ne si popull mund të “ndryshojmë”qeverinë mafioze që ti po e përshkruan,analizon në nano detaje!tjetër gjë nuk sjellin këto analiza!
    po pritëm 2013ën nuk do të ndodhë gjë tjetër verëm se do të shtohet dhe një artikull për vjedhjen e radhës!familja mafioze në krye të shtetit do të vazhdojë punën e saj,ne do të vazhdojmë punën tonë!ata vidh e ne leh!si puna e qënit që ruan shtëpinë!në këtë rast ne jo vetëm jemi të lidhur,por zinxhiri është shumë i shkurtër!aq i shkurtër sa nuk na lë që të lehim si duhet!
    mer qëni që ruan shtëpinë e bën me lehje dhe dhëmbë!lehjet e mekura i ka,në twiter,dhëmbët nuk mundet ti përdorë!nuk i përdorë sepse cicërima(twiter-i)jo vetëm që nuk e lejon por dhe e çorienton!mero e vetmia gjë që mund ta shëtojë këtë vënd janë zgjedhjet e parakohëshme!provkimi i zgjedhjeve të parakohëshme është ELEMENT DEMOKRATIK!provokimi i tyre nuk vjen me llogarira,nuk vjen me përgjigje në twiter,nuk vjen me gënjeshtra për ofrimin e 1 milion vëndeve pune,nuk vejn me zgjedhje nënkryetarësh të KLD!ajo vjen me demostrata!demostrata që do të ndërpriten vetëm me krijimin e një qeverie teknike!jo vetëm kaq!po qe se kjo qeveri teknike nuk përmbush standartet normale të qeverisjes deri në votime dhe kundër asaj të demostrohet!pa u bërë kjo artikujt e tu të vetmen vlerë që kanë është ajo e shtimit të muhabeteve në kafene dhe klikimeve në internet!thjeshtë një vrimë në ujë!sado material kundër berishës që të nxirrni nuk do të ketë asnjë vlerë nqs nuk konkretizohet me veprime!kjo “luftë”mediatike që ju bëni funksionon në vëndet demokratike e jo në diktatura!ta merr mëndja se libianët do të mund ta rrëzonin gadafin me artikuj gazetash?mubarakun a ben aliun!?mos kujton ti se sirianët nuk dinë të shkruajnë?mos mendon që nuk ka një mero baze në siri?diktaturat fillojnë të rrëzohen me protesta dhe rrëzohen me armë!
    në shqipëri ka një shkak që pengon një gjë të tillë!ti këtë shkak duhet të nxjerrësh në dritë!
    nuk ja vlen të bësh artikuj masturbues interaktive!nuk kemi nevojë për valvula shkarkimi o mero,kemi nevojë për liri,mirqënje!thjeshtë për një jetë normale!!!

  32. xhafer says:

    shtrohet pyetja kur dhe si do te shpetojme nga kjo”kuçeder”.veshtire eee… mbase e mbyt zullumi.

  33. Elvis says:

    Ky artikull ishte nje thes i madh me rrena

    1- Njeriun nuk e ben fajtor biseda telefonike por permbajtja e saj.
    2- Ka 4 vjet qe kur u hap historia e fishekeve dhe Diveroli eshte ne burg dhe gjate hetimit nga drejtesia amerikane nuk del askund qe ai te kete pasur kontakt me djalin e Berishes
    3- Sipas FBI Kosta Trebicka vdiq ne aksident dhe nuk besoj se ata genjejne per menderen e askujt
    4- Ka qene Luan Hoxha ai qe ka pergenjeshruar kabllogramin dhe jo Shkelzen Berisha dhe meqe citohen kabllgramet ndoshta ymer baze duhet te shpjegoje 500.000 dollaret qe sipas tyre ai ka marre nga njerezit e krimit ne Tirane!
    5-Nese dikush thote 10 genjeshtra eshte krejt normale qe ato ti pasojne 10 pergenjeshtrime perderisa asnje nga gjerat e lartpermendura nuk eshte provuar

    E fundit nese i keni video djalit te sales qe paska darkuar ne vjene e tirane nxirrini dhe mos rreni si bete me ato videot qe i kishit me Delijorgjin .

    1. a.gjika says:

      Habitem me moderatoret e gazetes se nderuar Tema qe lejojne komentet perverse te “kelmendasve tropojane” me pseudon “elvis” dhe censurojne komente qe “kritikojne” mbeshtetjen e berishes nga disa segmenteve antishqiptare ne Amerike.Zoti Mero eshte e qarte se Berisha e ka paguar heshtjen e Shtepise se Bardhe dhe kur kryqezoni tradhetite e monstres berishe ,kalojeni pak gardhin duke goditur ata hunj qe mbajne kufomen e berishes ne kembe qofte ne washington apo bruksel.Thanks !

    2. fule says:

      Mire ben qe i boton Tema keto o a.gjika Jane nje perpjekje e deshperuar per ti bere pak avokati Doktorit te semure, por jo fare banale si shkruajne shpellaret rendom ketu.

      1. PO telefonatat e Shkerdhenit me Deliorgjin isht thjesht pune dashurie , jo biznesi. Mirpo sic ka thene Sala – Nuk ka dashuri te perjetshme.
      2. Nga Diveroli te Shkerdheni Saliut eshte nje hallke, qe eshte keputur.
      3. FBI Files
      4. Po, dhe mbasi e pergenjeshtroi mori “lejen” per tu arratisur.

      Po pse po e nxorren ate video cfare ndryshon per tomtom-makutet blu? Si tha Doktori per videon e Metes, nje montazh i keq krye-keput ?
      Thjesht do e mbroni me qorrazi, per ju asgje nuk ndryshon.

  34. tania says:

    Revolta e vajzes 12 vjecare ne foton fantastike qe me te drejte mori cmimin Pulizer eshte pak me revolten qe kemi O Zot sa shume qe jane ndaj ketij kryeministri qe hedh cdo dite bomba me te renda se ajo ne Afaganistan per Shqiperine. Ai po e shkateron shtetin cdo dite. Cfare bejne shqiptaret ?

  35. beso says:

    Kam pare njehere nje dokumentar te gjate per Xhenxhis Khan-in.Si lindi,si urrit,si u be khan i madh dhe si vdiq.E bukur ishte shprehja e nje te mençuri,qe me nje fjali e pershkruante sakte parabolen e Xhenxhis Khan;”Ai e filloi endrren e pushtimit te botes mbi kale,e pushtoi boten mbi kale dhe vdiq po mbi kale…”.Nese do t’i benim nje epitaf saliut do thoshim analogjisht:-Ky njeri e nsi endrren e madheshtise si sherrxhi,beri karriere si sherrxhi dhe vdiq ne mes te sherrit…Ku ka atdhe qe e mban kete nevrotik permanent;ky do shkalloje edhe te vdekurit,qe shquhen per urtesi…

    1. anticensurë says:

      “dhe vdiq ne mes te sherrit…”
      më mirë do të ishte “e vranë në sherr e sipër”

      1. beso says:

        anticensure,une nuk ve bast qe mund te ndodhe ajo qe thote ti,se do ishte mesimdhenese,se horrat qe e bejne ate pune ai i ka me vete.

  36. turi says:

    TE LUMTE DORA MERO BAZEEEEEEEEEEE.NUK KAM FJALE TJETER PER TE THEN TI JE NGA TE VETMIT GAZETAR QE AI DHE FARA E TI E QELBUR U LEXOJNE ME SHUME. PO TY TE LUMTE SE TI JE I VETMI QE I LE PA GJUME ATA,JU JENI I VETMI QE PO JA NGECNI NE GRYKE.JU JENI I VETMI BRAVOOOOOOOOOOO.DITA DO TI VI.GADAFI PO I SHFAQET SI KUÇEDER,DO ZOTI I MADHE ATE FATIN E KADAFIT PASTE.O ZOTTTTTTTT NA I DEGJO DHE NE SHQIPTARVE NJEHER LUTJET.ZOTI NA NDIHMOFTEEEEEEEEEE

  37. fortunato65 says:

    kesaj rradhe une e marre me zotin mero baze.duke lexuar artikullin del qe berisha dhe familja e tij jane mafiaze.tjeter eshte te shkruash ,dhe kur ke nje imunitet si gazetare dhe tjeter eshte ti drejtohesh prokurorise me fakte dhe te kerkosh qe te degjohesh dhe te deponosh per kallzim penal.pra i dashur zoti Mero Baze ngjit shkallet e prokuroris dhe denonzoj dhe mos shkruaj me ne gazete te njejtat gjera qe shkruan prej vitsh .pasi ka nje problem duke perseritur te njejtat gjera shpesh bindesh edhe vete per vertetesin e tyre.nje shtet ligjor funksion me prova dhe hetime.ne raste se prokuroria nuk do te proçedoj ju si qytetare keni te drejten ti drejtoheni gjykates se trazburgut sipas te gjithave konventave nderkombetare.pra gjeni kurajen dhe beni hapin e duhur duke shkuare ne prokurori.po te deshironi mund te me pergjigjeni dhe ju vete zoti Mero.

    1. Hahahaha. says:

      Te cila prokurori ti coje akuzat tek ajo qe kishte nje ujk(vidio e Metes) dhe gjykata i tha hapi syte mire se eshte dele…hahaahha.Meqe gjykata supozohet te jete e ndershme dhe e respekton kushtetuten i bie qe prokuroret tane jane qora qe s dallojne te bardhen nga e zeza…ku te veje i “shkreti ” Mero e ku te ankohet.Apo tek Arvizu qe kapi drogmenin e Metes dhe pastaj ftoi Meten ne Amerike.Qe kur eshte bere e ligjshme droga ne Amerike?

  38. lora says:

    Ballirët e demokracisë (koment per Fahri Balliun)

    Nga Ardian Ndreca

    Në nji vend që mbasi njohu diktaturën e nji tiranie – njohu edhe tiraninë e korrupsionit dhe të shtetkalbjes, e cila gjeti kampionët e vet në nji despot të vetëkënaqun si Berisha dhe në nji vagabond të mirëfilltë si Nanoja, nuk mund të mungonin individë si Fari Balliri.

    Nanoja përfaqsonte përbuzjen që nji vagabond ordiner mund t’i bajë shtetit dhe institucioneve demokratike; Berisha përfaqson tjetërsimin e shtetit demokratik në nji organizatë tribale, gjysmë feudale dhe gjysmë private.

    Por nuk besoj se në këto vite të ketë pasë persona që ta kenë denigrue ma shumë Berishën sesa Fariri ose siç e njohin katundarët e Dumresë: miku i Lalë Hekrit – i cili sa herë duket andej u kujton Lalën që shkoi zemërngopun, mbasi e pa birin e vet në shpirt në majat e demokracisë berishiane.

    Fariri i Lalë Hekrit, quhet kështu në kujtim të shëtitjeve të tija dhe “miqsisë” proverbiale që e lidhnin me ish-ministrin e Sigurimit, Hekuran Isain, pranë të cilit raportonte rregullisht si nji “Ushtar” i bindun dhe i devotshëm i Sigurimit.

    Qe pra, kryeministri aktual i Shqipnisë mbrohet prej njerzish që në nji shoqni normale nuk mund të mbronin kurrë as vetveten e jo ma kreun e qeverisë.

    Që nji shoqni politike dekadente të ketë në mes të sajin kodosha dhe hajdutë, kriminela dhe banditë të të gjitha përmasave, kjo ndodh shpesh edhe pse asht e papranueshme, por që ata që janë betue disa heresh mbi Kushtetutë (edhe pse po aq herë e kanë thye betimin), të shërbehen prej instrumentesh të nivelit të ballirëve – kjo vijon me qenë skandaloze edhe në nji shoqni politike dekadente si kjo e jona.

    Ata që i ban miq plaçka e grabitun prej shtetit shqiptar, i ban anmiq vetëm plaçka e grabitun.

    Tek ata vesi ec krahpërkrah me paturpsinë, korrupsioni me korruptuesit, mnera me vnerin që i ka zanë fytin kombit shqiptar.

    Sot në botë vetëm Nursulltan Nazarbajevi, Llukashenkoja dhe Robert Mugabe përdorin njerëz të nivelit të ballirëve.

    Kush asht ky Fari Balliri? Mundena me thanë se shpifja asht pasioni i tij, mbasi po t’i interesonte e vërteta do të ulte kryet e do t’ikte me bisht ndër shalë. Ai ban pjesë ndër ata shkarpaxhi, bozaxhi e paçaxhi stramastikë dhe të pamoralshëm që pseudo-demokracia shqiptare mori hua prej redaksisë së “Zërit të Popullit”, prej KQ të PPSH dhe prej Sigurimit. Ishte alkimia e yzyrhaneve që kontrollonte Ramiz Alja që bani mrekullinë e shndrrimit të nji pinuci qafëshkurtë në nji model të shtypit demokratik.

    Vetë pamja e tij të kujton atë frazën e famshëm që thohet se ka shqiptue Napoleon Bonaparti kur ka pa Talleyrand-in (njiherë shërbtor i Luigjit XVI, mandej i Revolucionit, mandej i vetë Bonapartit, mandej i Luigjit XVIII): “C’est de la merde dans un bas de soie”.

    Ballirët e demokracisë kanë nji talent fshatar dhe sy urithësh të babëzitun, kanë qafë harkoçit dhe shikimin prej fajtorit që shpërthen prej nënvetdijes së randueme me mëkate të vjetra e të reja.

    Kur i njeh prej afër e sheh se Farirët e kanë shpirtin si nji lëkurë iriqit dhe fytyra-zhallogë nuk u skuqet për asnji arsye.

    Përshtypja që të lanë asht ajo e karrocës së dikurshme të fekaleve, që mbasi mblidhte landën e vet shkruente mbas vetes në tokë historinë e vetme që dinte me shkrue, tue e firmosë po me të njejtin material arkivor.

    Ne, që na vjen ndot me mbytë çimka – ndjejmë neveri prej qenjeve të këtilla, të cilat të shoqnueme prej ndonji kojrrile të shpërvjelun, ndonji pitigone apo ndonji kryeshtame tjetër sjellin kudo erën e mallit të pistë që mbartin mbrenda vedit.

    Kur sheh nji injorant me nji shkollë ruzhdije a me nji kurs partije, që nuk flet asnji fjalë në asnji gjuhë tjetër posë zhargonit të vet – thue se si mundet ky krymbalesh, që ende s’ka shëndoshë pelivromin e kohës kur ishte vorbaxhi, me qenë krahu i djathtë i kryeministrit të Shqipnisë!

    E bija deri para pak ditësh zotnonte miliona në aksionet e nji farë Delijorgji, tjetër monstër me emën gjysëm turk e gjysmë grek, që me ndihmën e ish ministrit të Mbrojtjes (për ironi të fatit mbas Gërdecit ky cilsor tingllon shumë makabër) çoi në botën tjetër nja dy duzina shqiptarësh të pafajshëm.

    E si mund të ishte ba pjestare në biznes ajo – me nji fytyrë të topitun, që edhe elementin femnor e mbart vetëm si tipar atavik – në nji shoqni që vepronte kundër shtetit dhe institucioneve demokratike?

    Vetëm nji prind me sytë si peshk i ziem prej etjes për pare mund të ekspozonte bijën e vet në nji affaire aq të ndytë që mund t’i sigurojë kurdoherë disa kohë pushime me pare të shtetit në ndonji institut të posaçëm sigurie!

    Por aventurat e këtij individi nisin si konsull shqiptar në Maqedoni në vitet ’90, atëherë kur SHIK e çoi me marrë kontakte me do figura të sapombërrijtuna prej Sirie, por ai si gjithnji i pangopun, u dha mbas kontrabandës me makinën e konsullatës, dhe la mbas dore detyrën. Mendoni nji konsull të Republikës që ne ecejaket e tija kalon pa doganë vistra me banane e vargje me salam viçit, terhan hallvasi dhe shishe rakije! Tue qenë se kryetari i atëhershëm i SHIK e hoqi, ai u ankue se ishte shkarkue për aktivitetin e tij patriotik mes shqiptarëve të Maqedonisë.

    Balliri ka korruptue kë ka mujtë, madje edhe vetveten, e s’mund t’i them bandit pse fyej Robin Hood-in, s’mund t’i them zagar pse fyej at’ kafshën fisnike që prej mijëra vjetësh mbledh prenë dhe (pa e hangër gjysmën vetë) ia sjell të zotit, s’mund t’i them nji hiç pse shpenzoj tri shkronja të çmueshme të alfabetit, gja që ai s’e meriton.

    Me paret e kujt mendoni se han e pin e flen ky individ në hotel Ritz të Parisit apo në Sacher të Vjenës? Ky ish gazetar i asaj gazetës që dikur shiste 3 lekë rrena të dhunshme, ky bushiq i sojit të Talleyrand-it – i ushqyem me veleitete letrare – që i përkthen librat e tij me pare të veta, i boton me pare të veta dhe në fund i blen vetë dhe mshehtas i shet për letër!

    Në hotel “Ritz” ai paguen ka 7-8 mijë euro në natë për vete dhe për shpurën e vet me paret e shqiptarëve, me ato që merr prej gjobave të biznesmenëve, me ato që merr si sekserë prej licencave të fabrikave të çimentos, me ato që merr prej taksapaguesve, me ato që merr prej bizneseve të pista me serbët e Bosnjës, të cilët e sajdisën qysh në verën e vitit 2006 tue e pritë në ish-bunkerin e Titos afër Sarajevës, i paguen me paret e përgjakuna që ka marrë prej Gërdecit dhe prej bizneseve tjera …

    Lajmet e shpifjet e stilit komunist, lalë-hekurist – zanë fill qysh se ishte gazetar i së përditshmes “Zëri i Popullit” – e cila, qysh se ka ikë ai, s’ka ba ma hajr.

    Un, për shembull, tashti sapo u bana agjent grek, rus, iranian, serb, sapo u bana komunist, terrorist, anarkist, raskolnik, fashist… pse i tillë bahesh sapo të denoncosh publikisht flligshtinë e sistemit të sotëm politik, i cili në disa aspekte e ka kthye Shqipninë tek terri institucional i shumë dekadave ma parë.

    Edhe sot 99% të lajmeve të së përditshmes së tij vijojnë me qenë rrena që damtojnë demokracinë e vërtetë (mirë që s’punon në Bankën Kombtare se do ta kishte mbushë tregun vetëm me kartmonedha falso). Ma të shumtën e ditëve në at gazetë do të gjejsh të vërtetë vetëm datën. Shpifjet që trumpeton pa pushue ai mund t’ua kumtonte personalisht çdo ditë nadje 100 lexuesve të vet, por jo, duhet nxjerrë gazeta, pse asht nji mënyrë me shpenzue paret e grabituna dhe me rrahë gjoksin para atij burrit.

    Por, damin ma të madh personat si Fariri, ua bajnë atyne për të cilët flasin mirë, në këtë sens ia ka ba shumëkujt – që s’ka mujtë me e ndalë në kohë, por vijon me ia ba me përkushtim sot Sali Berishës, pse ky vetë ia kërkon në vend që me e ndalë.

    Andrra e tij e madhe, si njeri me vokacion hafijet, ishte me u ba kryetar i SHIK, pra me imitue karrierën e Lalës së vet, por serioziteti i dy presidentave të fundit të Republikës ia preu rrugën.

    Thonë se Fariri ynë don me e mbyllë karrierën tue shkrue nji biografi të shefit të tij, thonë se do të donte me iu paralizue gjuha tue lëpi po ato këpucë.

    Nji tjetër specialitet i tij janë patronazhet. Ai zotohet prej vitesh para shefit, se mban afër ketë apo atë intelektual, se nuk i lejon me u ba të “rrezikshëm”, dikund me nji premtim për nji shtëpi, dikund me nji makinë të përdorun, dikund me nji vend pune…

    Kam kuptue se kjo demokraci asht e pashpresë kur kam pa sesa afër kryeministrit qëndrojnë individ si ky i masipërmi, kur kam marrë vesht se si përnatë vetë kryeministri i telefonon këtij bakali të dy regjimeve për me hetue ndonji komplot apo me marrë informacionet e ditës.

    Balliri sot ka shumë anmiq dhe s’e din se prej kah mund t’i vijnë në çdo çast.

    Ai ankohet se Topalli nuk e honeps, se Polloja s’e ka xhan, se Bodoja asht i pabesë, se Besniku asht intrigant e njeri i Nexhmijes, se Ruli asht nji mashtrues komunist…se e bija e atij të madhit ia shpërfill vajzën…

    Ky individ anti-shtet guxon me fye dhe me sulmue publikisht me fjalor rrugaçash kryeprokuroren Ina Rama dhe institucionin që ajo drejton e madje edhe Presidentin e Republikës shqiptare z. Bamir Topi, dhe e ban ketë gja vetëm për me mbrojtë aferat e pista të sistemit.

    Kujt kujton se i shtin frikën me shpifjet e tija ky individ, që duhet të ishte ndër të parët që duhet të kishte frikë ligjin, mbasi për opinionin publik nuk e çan kryet!

    Sot Fariri asht nji kartë e djegun dhe nji peshë e vdekun që në rastin ma të parë, si fitoi si humbi PD, do të hidhet prej barkës dhe do t’i dorzohet drejtësisë së bashku me asetet përkatëse për me mbulue gjynahe tjera ma të mëdhaja. Flitet se asht në kërkim të nji strofulle në Siri për me kalue pleqninë, mbasi ai shtet s’ka marrveshje ekstradimi me asnji vend të botës.

    Por le të thonë çka të duen, ai përfaqson dështimin e nji modeli politik që asht post-komunist vetëm kronologjikisht, por vijon gjithnji me njerëz me ngjyrim dhe me mendësi komuniste e sigurimase.

    Ketë e ka tregue edhe forca qendërikëse e virtytit politik të së djathtës shqiptare: ikja e E. Selamit, zbuemja e Nush Radovanit dhe Ernest Përdodës, largimi i Aleksandër Meksit dhe i avokat Ngjelës, mënjanimi i turpshëm i Pjetër Arbnorit e i shumë të tjerëve që heret a vonë treguen karakter.

    Kjo forcë centrifugale asht ekuilibrue prej thithjes së parvenu-ve dhe horave të të gjitha madhësive.

    E vetmja gja e mirë që ka Fariri asht se mbasi ta kesh njohtë, të gjithë zuzarët që do të takojsh mbrapa do të duken zotni të nderuem e gentlemen-ë të vërtetë.

    Nji tip si ai edhe po të ishte ba i pasun në mënyrë të ligjshme do të duhej t’i vinte turp që ka vu gjithë atë pasuni pa pasë asnji talent. Por hyneret e tija nuk mbarojnë me kaq, ka ma e ma për me thanë e nji artikull i vetëm sigurisht që nuk mjafton…

    Në këto vite shumë kush mund ta kishte shtypë metaforikisht ketë çimkë infektuese – të dalun prej sirtareve të Lalë Hekrit, por ndoshta fati ka dashtë që ai ta damtonte deri në fund padronin e vet për me shijue nji ditë, kur të rivendoset legaliteti, frytet e idhta të të gjitha poshtërsinave që ka ba.

    Tue pritë që drejtësia t’i marrin në dorzim të gjithë farirët e botës, po ia dorzojmë përbuzjes sonë e të mijra e mijra shqiptarëve të ndershëm të cilëve u rrënqethet shtati prej monstrave si Fariri i Lalë Hekrit i cili asht turpi i demokracisë.

    03.06.2009

  39. lora says:

    1. fule says:

      Monstrat si Balli Fariu kane imunitet parite. E ku te gjeje PD qen me zgjebe se ky per tia ndersyer kundershtarit me “faktet” qe prodhon?

      Po realisht Balliu qelb edhe nje PD te katandisur si hale sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje