Poeti më i mirë i gjallë i Kosovës, iku. U fsheh diku në Francë në një tubim poetësh dhe nuk u pa më. Siç ndodh rëndom me shqiptarët pas vdekjesh të tilla, ngrenë aq shumë përmendore me lot, sa duan ta mbysin tjetrin dhe në atë botë me të qarat e tyre.
Unë e kam njohur Ali Podrimen dhe jam hutuar kur e kam takuar për herë të parë në fillim të viteve ‘90-të. Diferenca mes fuqisë së fjalës së shkruar dhe një burri mesatar pa asnjë gjymtyrë imponuese në bisedë më kishte bërë gjithmonë përshtypje dhe e kujtoja sa herë ndeshesha me të. Ai nuk u ngjante poetëve tanë të njohur dhe as shkrimtarëve tanë të mëdhenj, sa i përket autoritetit imponues të tyre. Ai nuk kishte asnjë dëshirë të kishte një biografi politike. Nuk e kuptova dot kurrë nëse ai ishte një mbështetës i Rugovës, Thaçit…, Berishës, Nanos, Ramës… Nuk e kuptova kurrë si ia kish dalë me Titon dhe si ia dilte deri në ditën e fundit të jetës së tij duke jetuar me botën e poezive të tij. Nuk e kuptoje dot kurrë si e gëlltiste dhimbjen për ikjen e të birit në vitet ‘80-të dhe si ia bënte të mos dukej kurrë i vjetër në patriotizmin e tij.
Nxitimi për të ngushëlluar familjen e Podrimes dhe për të lartësuar atë sot, nuk vlen. Ai nuk hyn tek ata që i ka ngelur ndonjë merak nga jeta. Nuk e ka kufizuar veten të shkruajë poemthin e tij antologjik “Unë, biri yt Kosovë”, kur mund te burgosej për irredentizëm, dhe as traktin e tij politik në kulimin e përpjekjeve të Kosovës për tu çliruar, të cilin nuk e kam lexuar në letër, por në një mur restoranti në Prishtinë: “Tokë me nda nuk kam/ Hasmi në pidh t’samës/ Me vdekë duhet mësue/ Qençe nuk jetohet më.”
Ka shumë njerëz që përpiqen të bëjnë zhurmë gjithë jetën për atë që po bëjnë, apo atë që kanë bërë, dhe kur ikin bie qetësia, por ka dhe të tillë si Ali Podrimja që bëjnë çfarë duan gjithë jetën dhe s’flasin kurrë për to, dhe për ta flitet gjithë jetën. Ali Podrimja dhe një sërë poetësh dhe shkrimtarë të brezit të tij ia dolën që në një copë tokë si Kosova, të cilës politika dhe nacionalizmi i mohoi të drejtën e përfaqësimit politik, të ndërtojnë një sistem vlerash që i jepte Kosovës hijen e shtetit duke qenë formalisht provincë jugosllave. Poezitë e Podrimes dhe Shkrelit, Din Mehmetit dhe Farudin Gungës, proza e Qoses, Krajës, Anton Pashkut dhe autorëve të tjerë, i dhanë Kosovës identitetin dhe sistemin e vlerave që ua mohonte politika, diplomacia dhe nacionalizmi serb. Një njeri që arrin t’i bëjë një shërbim të tillë një shoqërie, e cila rrezikon të zhduket, ka bërë gjithçka dhe nuk ia vlen të qahet kur ikën.
Sot kur shoqëria shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri po vetëqeveriset nga shqiptarët, ne duhet të vajtojmë për veten tonë, pasi tashmë identiteti ynë nuk janë më ata që i kanë dhënë shpirtin shoqërisë shqiptare, por ata që po i marrin shpirtin kësaj shoqërie. Identiteti ynë sot nuk janë më intelektualët, nuk janë më krijuesit, nuk është më poezia e Podrimes, proza e Kadaresë, sarkazma e Agollit apo dramaciteti i Qoses, por kryeministrat delirantë, fëmijët e tyre pasanikë dhe manekinët e televizioneve që ushqejnë shoqërinë me propagandë në vend të vlerave.
Podrimja dhe brezi i tij i dhanë Kosovës identitet kur ajo s’kishte asnjë shans të kishte dhe status republike, kurse sot politika po i jep Kosovës dhe Shqipërisë fytyrën e saj që shkëlqen nga injoranca, babëzia dhe mungesa e dashurisë për këtë vend.
Ali Podrimja iku larg për të mos e parë as si do vdiste. Nuk i duheshim më për asgjë, as si personazhe, as si shoqëri dhe as si ideal. Ai e kish kryer punën e tij dhe jetonte me Kosovën e tij, dhe Shqipërinë e tij. Me Shqipërinë që pa të do të duket vërtet xhuxhe, siç e thotë ai në poezinë e tij. Nëse duhet derdhur ndonjë lot sot, mos e harxhoni për Aliun. Të qajmë për veten tonë, që nuk dimë të bëjmë atë që bëri ai për ne dhe veten e tij.
Te jap plotesisht te drejte MERO BAZE:TE QAJME PER VETEN TONE,QE NUK JEMI NE GJENDJE SI POPULL,QE TE NXJERRIM NJE GRUSHT TRIMASH IDEALISTE,QE TE ORGANIZOJNE POPULLIN KUNDER “PUSHTUESIT” SERB BERISHIAN,QE PO E GERRYEN SHQIPERINE DERI NE ZHDUKJE TE PLOTE!!!
Nderim e respekt per vepren e gjalle te Podrime-s!
I mistershem e tragjik edhe ne largimin nga kjo bote e ndyme.
* * *
Nderim dhe respekt per vepren e gjalle te Bazes!
* * *
Turp per tradhetoret e ktij kombi te vuejtun!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html
* * *
Ali Podrimja
G u a s k a
Dikur ishte shfaqur Shkretëtira
Dhe kisha dëgjuar vajin e Burrit të Dheut
Kisha përvjelë pantallonat
Pas zërit të fyellit isha nisur
Nga fundi i mistershëm tej horizontit
I’ guaskë seç e kishte nxjerrë Uji i Madh
Kisha filluar ta hapë dhe Guaskë pas Guaske
Zbuloja fatkeqësitë e dherave të Arbërisë.
(Vlorë, 1992)
Shume e bukur
a tosk a geg oo
…Dhe perseri merua do te shkruante “si nuk e than asnje fjale keta politikan per PODRIMEN.
Bravo Mero, mbetesh i vetem ne majat e publicistikes shqiptare! Nuk mund te gjej dot fjale me te bukura e me me vend, sesa ato qe ke thene per Podrimen…
FLUTURIMI I FUNDIT
Paqen e përjetshme ma fale imZot
Kërkoj një vend të vë kokën
Mbi bos dheu ku shirat
nuk pushojnë
Në kujtesë të mbyll fluturimin e
fundit të fluturës
Para fjalës e shpirtit
tek digjen në flakën e qiriut
Faleminderës imZot që nuk më turpërove
mua rebelin e mbretërisë së përhirtë
qe ik tek fishkëllon andej fryma
(Ulpianë, 1998)
Respekt
Mero , je figure dhe me te vertete ne cdo artikull ti vendos pikat mbi (I) !
Dakodohem plotesisht me cfare shkruan dhe me cfare kerkon te na hapesh syte me inteligjencen tende brilante … !
..me pelqen mero… super artikull…plako tu duhet me te lon pa leke, se shkrun bukur!!! ?
do ta ndjekim keshillen tende, e nuk do te qajme
Mero:-Je Trim dhe i MADH! Editorialet e Tu vazhdojne te jene predha te Artilerise se Rende kunder regjimit ne fuqi! “Sot kur shoqeria shqiptare ne Kosove e Shqiperi po Vetqeveriset nga shqiptaret, ne duhet te vajtojme per veten tone, pasi tashme identiteti yne…jane ata qe po i marrin shpirtin kesaj shoqerie!!! Mbeshtes feniksin ne komentin e tij>
Me dashje apo padashje ke shkruar epitafin e magjishem te shpirtit te humbur te nje populli. Bashke me Podrimen iken me sa duket edhe historia shekullore e dhjetra brezave shqiptaresh: thjesht , pa zhurme, me modesti, por me nje kuptim te pa asgjesueshem, me nje kuptim qe rrjedh nga vetvetja dhe qe s’ka nevoje te certifikohet nga askush;
Po , Mero ke te drejte ai s’ka nevoje per ne, ai edhe duke ikur duket sikur thote: mendoni per veten tuaj o te mjere!
do t’i mungoj mos-prezenca me trup e tij kafeterive te Prishtines, sidomos “Rings-it”, por duke ditur qe edhe skuadra e pseudo-poeteve kane hy ne top-listen e Zotit, ne mesin e tyre edhe disa qe i ke permendur ne kete shkrim, ai nuk do te jete vetem, sepse gjate nje te ardhme te aferme do t’i bashkangjiten edhe keta atij.
me duket mua apo ky eshte ai qe ka shkruar letersi shqip edhe qe ta lexosh duhet perkthyer ne shqip, kjo te pakten per mua qe jam nga toskeria.
Ti do perkethyes jo pse je nga Toskeria, por se je deficent
….
i ke rene pikes. kemi edhe ne tosket idiote si ky se perndryshe sdo kishte kuptim. ky i shkreti duhet te jete me kerrabe e gune akoma qe s’lexon dot Podrimen Fishten Qosen etj.
u inatosa pa mase me shkrimin e cakallit(me shtypi ne fund te pusit themimne KS., komenti i juaj me kthej shum mbi mesatare.
Keni te drejt ka gjithandej te tille.
Eshte shqip edhe kjo. Edhe ajo qe ti di eshte shqip, por nje pjese e saj.
per ty do te thoja nji varg te t e mahit ali podrimja ra nji morte e u pame, dmth paske prit shume per te then kete qe the, moe zoti cakall
Ti nuk je nga toskeria, ti mund te jesh me origjine nga ndonje kazan plehrash.
Poezite dhe letersia e ka bukurine tek dialektet. Ti si tosk ashtu si edhe une duhet te mesosh te lexosh dialektet e ndryshme qe ka vendi yne, sidomos kur vjen ne letersi, mbasi aty e tregojne edhe larmine e tyre.
po hemo he per ca beheni kaq kafsh o shqiptar? pse o babam kaq i shpifur pse?
Cakalli, lexoji keto dy poezi qe i postoi Dibrani ketu. I kupton? Qe jo, atehere nuk je tosk! Je dicka tjeter, je cakall!
@cakall7
Ai ka shkruar per shqiponjat, jo per cakejte! gjej xhunglen tende te djajve, cakall, mos u perzje me qeniet dhe shpirtrat e qiellit.
Edhe me ate numrin 7 pas cakall, pavetedijshem, je veteshenjuar si qenie e djallit!
Ti Cakalli 7 je nje provokator i ndyre. I lehte i qofte dheu poetit te madh Ali Podrimja!
Po ti o i gjore edhe ne kete teme nuk duron pa provokue?
Nuk i kupton ti vargjet e Poetit qe disa prej tyre i ka sjelle ketu Fred-Dibrani (hamburg), te cilin e falenderoi.
Po si te shkruante Podrima per ty? ne qfare gjuhe? gjuhe CAKALLESH?
Mjerisht shume njerez, teper shume kane linde kot ne kete bote, thithin kot ajrin…
Ti je grek, se nga toskeria jam edhe une, dhe me aspak mundim mund te lexoj cdo poezi ne gegerisht.
Nuk kupton jo se je nga toskeria( kete e thua per provokim), por se je pjelle antishqiptare.Tosk jam edhe une,por e kuptoj fare mire Podrimjen sepse ai flet aq bukur shqip.Ti qe di vetem gjuhen e cakejve,te zagareve te pushtetit qe lehin vetem per nje cope buke te zbutur me hirre ne gerracin e stanit, pa dyshim qe nuk e kupton dot gjuhen e Tij. Jam i bindur se po te shkruante mire per te letra e bythes 55 apo motra e saj RD ti do ti ngrije lavde ne qiell Poetit. Po ti nuk ke asgje tenden, ti di te lehesh vetem ku te ndersen kryezagari.
E zeze ne shpirt e zeze ne lekure + gen kkuuuu… prototip greke je moj zonja ulkonje …
Cakall, ose me mire grek apo serb provokator, ti perpiqesh me komentin tend te krijosh ndasi midis toskerise dhe gegerise. Turp, mor i pabese! Une jam nga toskeria dhe e kuptoj ne menyre te perkryer shkrimin e Podrimes. Cfare ka aty per te mos kuptuar? Na thuaj nje fjale qe nuk kupton dhe atehere do te bie dakord me komentin tend. Por eshte e qarte qe ti kerkon te hedhesh helm dhe ndasi mes shqiptareve. Shqiptaret nuk i ka percare dot as greku e as serbi ne shekuj. Gjuha shqipe eshte e bukur si ne toskerisht ashtu edhe ne gegerisht. Te dyja kane bukurine e tyre te te shprehurit dhe madje une e degjoj me kenaqesi gjuhen gegerisht sepse te dyja e pasurojne kaq bukur gjuhen shqipe. Gegerishtja ka nje zhdervjelltesi dhe melodi te mrekullueshme. Prandaj desheroj qe te lexoj dhe kenaqem me shkrime te te dyja trevave shqiptare. Nga ana tjeter desheroj te shpreh ngushellimet e mia familjareve te Podrimes qe humben te dashurin e tyre ne menyre kaq misterioze dhe te papritur. Ka shume pikepyetje per vdekjen e tij, por te shpresojme qe ishte nje atak zemre ose nje hemoragji cerebrale dhe jo nje helmim i qellimte.
U SHKELQEN FYTYRA NGA INJORANCA…. nuk kam fjale per ZOTIN ,mbetesh keshtjelle e publicistikes shqipetare,pushka top tu befte …!
mbase ti cakall je rrot k…… prandaj nuk e kupton
PS. nga toskeria jam dhe une dhe e kuptoje dje e pelqej A. PODRIMJEN
Si gjithmone mendjen e mrehte zoti Baze.
Bravo Mero, me mire vone se sa kurre, me duket se je bere njesh me popullin, dhe te lutem vazhdo keshtu!!
Ashtu te duket ty !!
Mero nuk je keq ne te shkruar dhe ne punen tende ke dhene nje kontribut per goditjen e ketij regjimi dhe te diktatorit Por ke nje periudhe te eret qe i sherbeve atij njeriu dhe me ato qe ke shkruar dikur i ke zgjatur pa dashje jeten ne pushtet qe e gezon edhe sot Tani ai nuk iken me edhe njehere qe iku me pushke Shqiptaret e sollen perseri tani pervec pushtetit politik te pakufizuar dhe pa frike mund te quhet mbret, ai ka edhe pushtetin ekonomik dhe eshte pronar i atij vendi. Duhet shume pune nga shqiptaret per ta shfarosur ate fare Nuk e di me se do ta hiqni por veshtire e kini sepse kam frike se deri sa ta marre zoti ne krye e kini me hir ose me pahir sic di ai per te qendruar POr edhe zoti me duket se nuk eshte me Shqiptaret
Ky nuk eshte shkrim, por eshte vetëtimë!
Shqiptaret me sa duket, duke mos ditur se çfare te bejne me lirine, e shnderrojne ate ne gjerdan zbukurimesh, varur ne qafa politikanesh te marre.
Shkrim interesant, zoti Mero Baze, e shof qe te gjithe lexuesit te japin te drejte e te lavderojne pa kusht, nese nuk te ngelet “hatri” pranoji edhe ca kritika nga ana ime.
E para, une mendoj se shqiptaret nuk kane asnje arsye te qajne as per Poetin e dashur A. Podrima, as te vajtojne per gjendjen e tyre te shkaktuar nga politikanet e “pavdekshem”.
Poeti vdiq nga shkaku i thjeshte se i kishte ardhur ora e vdekjes, ashtu sic do te na vie te gjithe neve, qofshim te majte, te djathte, ateist, komunist…Podrima nuk ishte shume plak, por me sa kam kuptuar ishte i semure, me ka rene te lexoj shkrime (per mua banale), ku fajesohen politikanet pse e kane lene te udhetoj pa percjelles. Sigurisht qe nje njeri ne gjendjen e tij, nuk eshte e arsyeshme te lihet vetem, por ketu pergjegjesia me e madhe eshte ajo e familjareve dhe miqeve te tij, jo e politikaneve.
Poeti vdiq, dhe njerezit (ata qe duan), do ta respektojne si nje poet te dashur e atedhetar, dhembja dhe lotet i ngelen familjes se tij, ata humben babain, bashkeshortin, vellane e tyre.
E dyta: neve, populli pra duhet te vajtojme veten tone, shkaku se te ashtuquajturit politikane tane na e nxine jeten.
Zoti Mero, eshte shume e vertete qe politikanet tane jane injorante (jo te gjithe), delirant,ca prej tyre mund te jene spiune te armiqeve tane, hajdut, etj., por te mos harrojme se gjithe keta injorant dhe hajduter i kemi nxjerre neve si popull, pra te mire ose te keqinj, jane tanet, prandaj i themi neve nga Kosova, aq sa mbjell, aq edhe do te korresh.
Me ka rene ne sy qe gazetat si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove, per cdo dite na nxjerrin lajme shume negative, vetem lajme politike, droge, vrasje, dhunime…shtrohet pyetja: nuk ndodhe asgje e mire qe do te meritonte te nxirrej ne gazete, as ne Shqiperi, as ne Kosove? si ka mundesi? nuk ka asnje biznesmen, asnje humanist,asnje doktor, asnje qe meriton de dale per te mire ne Gazete? une nuk e besoj.
Une nga shkrimi i nje komentuesi ne gazeten tuaj, me ra ne sy nje emer qe ne fillim nuk me beri pershtypje, pasi qe nuk e kisha degjuar kurre. Ky emer ishte Laura Mersini, kishte dhe nje mbiemer tjeter te marre nga burri anglez. Shqiptare e lindur dhe e rritur ne Tirane, kishte mbaruar shkollen e mesme ne Tirane, pastaj kishte fituar nje burse studimi ne Amerike. Ne vendin ku jetoj, ndjek shume programet e Discovery-t, ne kete rast Discovery-science, eshte nje program i shkelqyer qe udhehiqet nga aktori i madh amerikan Morgan Freeman. Dhe papritmas befasia:
doli nje grua me emrin Laura Mersini, sqaroi ne menyre te persosur dhe aq te thjeshte teorine e saj: multi-universin. Laura ishte shkencetarja e pare qe qysh para 6 viteve kishte ardhe me kete teori, ne fillim ishte prite me skepticizem, por tani kishte marre perkrajhe nga shkencetar eminent boteror. E mora si shembull kete grua aq te zgjuar, qe kishte nje fytyre shume te dashur, qe kishte nje ze engjelli e qe kjo do te meritonte hapesire ne gazetat tona, por Jo, vendin e saj e kane zene Angjela Martini dhe te tjerat si kjo.
Neve nuk kemi nevoje te vajtojme si popull, populli yne eshte vital, me nje popullesi te re, me nje te ardhme, neve do te nxjerrim politikane te afte e te ndershem ateher kur profesoret shqiptare do te bejne detyren fisnike sic e kishin bere profesoret e Laures ne Tirane,
kur prinderit shqiptare te kuptojne se sjellja ne kete bote e femijeve eshte gjeja me lehte, edukimi i shendoshe i femijeve eshte gjeja me e veshtire, ateher populli yne do te krenohet.
Ju falemnderit,
per zuzanen e kosoves.
Megjithe kulturen qe pasqyron ne komentin tuaj vihet re nje karshillek
qe i behet ketij editoriali te Mero Bazes.Me pak fjale idea e ketij shkrimi te Bazes eshte qe QE DETI I LOTEVE TE HIPOKRIZISE DHE TRADHETISE KOMBETARE jo vetem ka asfiksur gjithe talentet ne letersi,shkence ,sport,teknollogji duke perfshire dhe fisniken erudite Laura Mersini qe si puna e kesaj jane me dhjetra shqiptare te talentuar qe ne nje fare menyre jane te lene ne hije dhe te braktisur nga kjo gjendje monstruoze ne shqiperi por KA PERDHOSUR NJE KOMB TE TERE.
I NDERUAR ZUZI PREJ KOSOVE
NUK ESHTE KULTURE QE NJE KOMENTUES SI PUNA JUAJ DEL ME PSEUDONIME NEPER KOMENTE DUKE PATUR KAQ TALENT NEPER KETO KOMENTE PER TE
SFIDUAR MERO BAZEN.
NUK BEHET ME FJALE PER TEORI MULTI UNIVERSI PO PER DERI ABSURTITETE QE SHTETI SHQIPTAR NUK KA FUQI TE SIGUROJE KUSHTE MINIMALE PER NJE KAMPION BOTE DERI ATO HIGJENIKET !!!!!!.
Elis Guri, nje kampion bote me brenge ne zemer(pjese nga intervista)
“”””Ai thekson se ka gjak shqiptari, edhe pse është i vetëdijshëm se me ngjyrat kuqezi nuk do të kishte arritur kurrë të shpallej kampion bote në stilin e lirë (greko-roman) të peshës 96 kg. nuk do të isha kampion bote”
Ai tregon se ky rezultat ishte realizimi i një ëndrre, e cila do të kishte qenë e pamundur në Shqipëri: “Ishte një moment që e kisha ëndërruar gjithë jetën. Situata në Shqipëri nuk ishte e përshtatshme që të bëja stërvitje dhe të më krijoheshin kushtet që unë të konkurroja për rezultate të larta. Bullgaria m’i ofroi të gjitha kushtet për të cilat një sportist ka nevojë dhe bëri të mundshëm realizimin e kësaj ëndrre”.
Por, me gjithë talentin dhe rezultatet e larta, ashtu si sportistët e tjerë elitarë në vendin tonë, ai stërvitej në kushte mjerane: “Nuk kisha një partner për t’u praktikuar në stërvitje, madje mund të them që nuk kisha as dush për t’u larë, që është një nga kërkesat minimale të një sportisti. Ndërkohë, Shqipërisë nuk i mbetet veçse të qajë një tjetër kampion të humbur.”””””
Dhe ne rastin e te ndjerit Podrimja do te shohim sfilaten e ketyre hipokriteve dhe zvarranikeve te politikes shqiptare qofte ne Shqiperi dhe Kosove qe dhe rastet e fatkeqesive njerzore i kthejne ne biznes dhe kapital politik pas vdekjes.
Sa ishte gjalle poeti i nderuar Ali Podrimja as nuk u kujtua njeri per kete fisnik te letrave shqipe.Jo vetem kaq por nga menyra si i kaloi vitet e fundit te jetes ai ishte i harrur per keto monstrat e politikes
qe nuk kane te drejte morale te qajne per Podrimen e Popullit.
Eshte populli qe duhet te lotoje dhe per humbjen e tij por dhe te kombit shqiptar qe eshte veper e serbofilit Berishe dhe te kapterrit te tij dikur te nderuar Hasshim Thaci.
I lehte qofte dheu per ALI PODRIMEN
Ngushellime familjes !
Gjergji usa,
e kush eshte mero baze qe nuk paskam te drejte dhe nuk guxokam une ta sfidoj (kritikoj)??? lere mos e zgjat me…prape i jap te drejte Meros kur thot: vajtoni veten tuaj ore te mjere, mos vajtoni Poetin!!! vetem une kete e them per arsye te tjera, jo nga ato qe shkruan Mero. Nje popull qe shpetimin e perparimin e tij e shef tek politikanet, qfare te presesh nga ai popull, nje mase amorfe, e dezorientuar, qe pret nga te tjeret, ne kete rast politikanet, asnje inisiative qytetare nuk ndermerr, jetoke ti ne USA, pret gje ti nga Obama ti zgjedhi problemet tuaja?? perse ne Shqiperi e Kosove nuk ka levizje qytetare, nuk ka levizje sindikale si ne gjithe Boten, ato qe jane, bejne pune te partive, ashtu si bene ti ne kete rast, gjithe kete urrejtje ndaj meje pse une guxokam te mos jem dakord me nje shkrim te z. Mero. Me vjen mire qe Mero Baze nuk eshte E. Hoxha, eshte njeri demokrat pasi ka lejuar shkrimin tim ketu. Shiko masen amorfe te lexuesve, qe ngrejne ne Qiell zotin Mero, asnje ze kritik, duket sikur masa therret: Parti Enver-jemi gati kurdoher. Kete mora vetem si shembull, ne Forumin tuaj opozitar nuk guxon te ndjehet asnje ze kritik, ndryshe te presin sharjet e perbuzjet e shumices, je nje zuske, nje budallaqe e shume epitete si keto. Jane pikerisht keto gjera qe mbytin shpirtin e popullit, te mos guxoj te flase, nga frika se te tjeret do te te turren me sharje e fyrje, politikanet se bashku me gazetaret qe iu sherbejn, ia kane arrite qellimit te tyre ogurzi, ne kohe te komunizmit te vranin per nje kritike, ne kohen e “demokracise” te degjenerojne komplet per te te mbyllur gojen. Po ne Amerike ndodhin keto gjera Gjergji?
A nuk eshte demokracia, ne thelb fjala e Lire, shprehje e mendimit qofte ketu edhe mendimit kritik, perse ti i jep te drejte vetes suaj te me fyesh si person apo te fyesh te tjeret qe nuk mendojne si ti, une nuk kam asgje kunder nese ti kundershton shkrimin tim, bene shume mire, por beje me fakte, jo me perralla, jo nga inati se une paskam marre guximin te mos jem dakord me Zotim Mero Baze, per te cilin kam shume respekt, qe kur kam qene femije, kam degjuar zerin e tij ne Radio Tirana.
Nuk me vjen mire per gjithe ato qe shkruajne gazetat tone, sikur kane hyre ne gare se cila do te na sjelli lajme me alarmuese dhe me neveritese, negativitet komplet, asgje pozitive, kjo ndikon shume keq ne popull, popullit nuk ka kush te drejte tia merr shpresen per nje te ardhme me te mire. Gazetat tona na sjellin stres, shqetesim, perqarje.. Gazetari duhet ta beje punen po me ate pergjegjesi sikur ai pret ta bejne politikanet, gazetaret duhet ti sherbejne unitetit te popullit te tyre, jo perqarjes.
E nderuara Zana
Une e konsideroj Shqiperine nje vend klinikisht te vdekur me cfare ka ndodhur deri sot.Keto shembej qe na servirni jane si deodorantet ne nje funeral home.
Duke ju falenderuar per repliken jam i gatshem te debatoj me emrin tim orgjinal dhe I.D time nqs pranoni te hiqni masken suzana nga kosova. Thanks !
Ha ha ha, Gjergji, falemnderit per repliken tuaj, kesaj radhe me te civilizuar. Une i dashur Gjergji nga USA nuk kerkoj nga ti te japesh emrin origjinal, as I.D-en tuaj, nuk eshte fare me rendesi se cili je ti apo cila jam une, me rendesi eshte se neve jemi shqiptare te cilet ne menyra te ndryshme shprehim mendimet dhe brengat tona per Shqiperine dhe Kosoven. Mua nuk me erdhi aspak mire kur ti me drejtohesh me “i nderuar Zuzi”, me drejtohesh me I sikur une te isha burre, dhe perse gjithe ai dyshim yti nese une jam nga Kosova.
Une jam grua, Gjergji dhe nga Kosova jam, kam lindur ne rrethin e Podujeves, ne kufi me Serbine, qe ta heq kurreshtjen, emri im nuk eshte suzana, por Kosova qendron, kete emer e kam zgjedhur ashtu kot fare, me erdhi ne mendje kur u futa ne Forum, pastaj nuk e ndryshova me dhe as nuk keqperdora emrat e te tjereve ne kete Forum, sic bejne disa ketu. Besoj qe te dhashe informata te mjaftueshme.
Sa i perket asaj qe thua se Shqiperia eshte klinikisht e vdekur, une nuk dij si te te pergjigjem, me duket sikur e tepron pak, me rendesi eshte se populli nuk ka vdekur akoma dhe derisa populli jeton, ka shpresa se vendi do te behet ne nje te ardhme, shpresoj jo te larget.
Te pershendes Gjergji dhe mos e humb besimin e shpresen, shpreso qe nje dite te gjithe keta politikan qe po na degjenerojne si popull, do te vdesin, nuk ka si te jet ndryshe…prost for that day.
No comment…
Brilanteeeeee.Asnjë koment,asnjë fjalë.
Falemnderit Mero.
Nuk e njoh veprën e Ali Podrimës,por artikulli juaj më bëri që ta lexoj atë.Edhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshëme ,që jehona e pasvdekjes e bën të pavdekshë.Falemnderit Mero që na e dhe këtë mundësi për ta njohur këtë poet më mirë.
“Tokë me nda nuk kam/ Hasmi në pidh t’samës/ Me vdekë duhet mësue/
Qençe nuk jetohet më.”
TITULLIN DO TA NDRYSHOJA , I DASHUR MERO,
MOS QANI POETIN, DETYRONI QEVERINE TE QAJE ME Oiiiiii
Lavdi per poetin, dhe komentuesit|
qarja me Oiiiii e qeverise per shpenzimet e bera, apo jo|
Me dhimbje mesova per vdekjen e papritur te poetit te famshem Ali Podrimja.
Poezia kushtuar djalit te vet nuk me iken kurre nga mendja.
Urtesia e reflektonte me se miri diturine dhe thellesine e mendimit.
Nuk e kam lexuar njehere tek Podrimja ate qe bejne poetet e ketueshem, vetemartirizimin si disidente e te pervuajtur … Sa kontrast! Dallim midis njeriut dhe antivleres, midis te nderuarit dhe atij qe lyp nder.
I perjetshem emri dhe vepra e Poetit aq mbreselenese. Ngushellime te sinqerta per familjen dhe te afermit!
Dr.Laver Stroka
Artikulli me pelqeu, por ju shkrova per t’i dhen pergjigjje nje pyetje. Kam pasur fatin ta kem mik personal dhe familjar Ali Podrimjen dhe e kam ditur sa ka pasur dobesi per Sali Berishen. Vitin e kaluar (ne muajin shkurt), ishim per qef nje fundjave ne Durres. Mixha Ali, na e kerkoi makinen te shkonte ne mbremje ne Tirane. Me shoferin tone, ai e vizitoi Dritero Agollin, por u kthye menjehere shume i merzitur. Kishin bere fjale me te dhe Sadije Agollin per Berishen sa e kishin prishur miqesine pas 40 vitesh. Podrimjes, me ja sha erishen, ishte si me ja sha vellaun qe ja ka lind nana.
Pershendetje z.Mero Baze. Ju flisni e shkruani ,me frymen e mendjes dhe zerin e Zemres se nje populli qe vuan, per lirin dhe perparimin, edhe pas gjakut qe derdhi lume, per ta fituar ate de jure. Tani lirin, po ja rrrembejne krymbat, qe ushqehen ne plaget e tije, te cilat akoma i kullojne gjak.Ali Podrimja ,pas vdekjes fizike,nga toka dhe qielli i Kosoves dhe teritoret tjera Shqiptare, si fryme,ben drite dhe therret me ze te gjallet,te vadisin e rrisen pemen e lirise se tyre.Te shtypin krymbat,shoshunjat dhe gjarperinjte qe e helmojne ate,dhe bishat qe e kafshojne perdite.Shume i goditur shkrimi juaj.”Mos qani PODRIMEN,qani veten tuaj”.Podrimja me shkronjat dhe fjalen, bene drite te gjalleve,dhe rron ne kujtesen e Kombit me emocjonet dhe mesazhet qe percjell.Ngushellime familjareve,shokeve dhe miqeve.
Dukesh i vrazhdë Mero.Pse një morti me kaq bujë i jep ngjyrë politike.Podrimjen e ke parë,por jo edhe përceptuar në tërësinë e tij si njeri dhje shkrimtar përmasash të mëdha.Poezinë e tij mund ta kesh lexuar,por jo dhe kuptuar më mirë se ne,që ishim në bashkëjetesë me Aliun.Është e pandershme,dhe ofenduese që në këso rastesh të mortit,aq më parë të Aliut të madh,të futesh një “fushë” plot me ferra me dy këmbët e zhbathura.Në këso rastesh ruhen ndiesitë nga çdo prekje,kurse ti me gazetën tënde vdekjen e Podrimjes do ta interpretoshe dhe komentontoshe vetëm në rrethin e ngushtë letrar.Aliu ishte një rrap,që gjatë shekujve nuk i kanë bërë asgjë furtunat,as atëherë kur poezia e tij ishte një kushtrim,një ftesë e hapur për revolta të njerëzve të vuajtur të tij.
“Sot kur shoqëria shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri po vetëqeveriset nga shqiptarët, ne duhet të vajtojmë për veten tonë, pasi tashmë identiteti ynë nuk janë më ata që i kanë dhënë shpirtin shoqërisë shqiptare, por ata që po i marrin shpirtin kësaj shoqërie”
Poezi me porosinë më të bukur që kam lexuar ndonjëherë.
bravo Z Mero,ne radhe te pare ju personalisht, pastaj po pati njerez te ta vleresojne praktikisht akoma dhe me mire
sot të qajm për këtë….!!!!
A MBAHET SHTEPI KESHTU
a bëhet President një hardhucë
që frigohet prej hijes se vet
e trembet kush të ngucë
a bahet Kryeminister një karcell
qe ja kanë vnu një kumon në qafë
e kush donë kokën ja shkel
apo një gomarë kryeparlamentarë
qe gjuhën e vet mirë se di
e shkollë kreu pasi n’pozit ka ardhë
më qenë zëvendsministra e ministra
dyfytyrësha,biznismena e manekena
karakteristikë e veqant duhet më kan pisa
delegat të zgjedhur më votë të lirë
rrasja gjumë në Kuvend e banë sehirë
shko e ulu e merre një rrogë të mirë
për Zotin as Kryetar Komune nuk isha ba
më kan zgjidhë me zorë e tjetri m’dirigjo
rri ketu,më thanë e mos banë za
jo mor jo më qenë Kryefamiljarë
duhet më qenë të ndershëm e të mirë
shtepine e vet nuk banë më vidhë
se shtepia nuk shkonë mbarë
bravo zoti mero,shkrimi i arire,por me ngjan si nje ulerime ne shkretetire
Z. Baze, si gjithmone i papare ne ato editoriale qe shkruan. Je nxitesi i vetem ne kete letargji dhe humbje shprese qe na ka mberthyer te gjitheve si popull. Ngushellime te sinqerta familjes se poetit te madh Ali PODRIMJA.
Mero je i madh, ben diferencen. Keta kafshet edhe sikur te lahen ne flori dhe prona, nuk i afrohen as te gishti karizmes dhe pushtetit te fjales tende. Je lider prej verteti jo si ata qe cicerijne ne Twitter.
sa rendesi i jepni shqiptareve he burra, nuk eshte se ja vlen kaq shume,bota ka kohe qe na njeh c’fare brumi jemi
Z.Baze,per here te pare te them,,te lumte,,.
kush vdiq!!!?????
“Tokë me nda nuk kam/ Hasmi në pidh t’samës/ Me vdekë duhet mësue/ Qençe nuk jetohet më.”
‘ARTI MATET ME PAKE’
‘Toke nuk kam/Hasmi ne pidh t’sames/Me vdeke duhet mesue7Qençe nuk jetohet me/.Ketu ne 3 vargje i gjen te gjitha edhe ai qe nuk ‘do’te ‘shohe’,edhe ai qe ‘sdi’ te degjoje’ edhe ai qe i mungojne te gjitha por jo shqipetarzmi.
p.s-ne nje koment Suzana nga Kosova thote me te drejte qe po ‘propogandohet’ e keqja dhe jo e ‘mira’ e na kujton shprehjen:”ate qe do mbjellesh do korresh”
UNE mendoj se ka kaqe te keqija qe nuk arrijme te dallojme te miren.Persa i perket shprehjes,qe ne vende te tjera thuhet:”po mbolle qepe nuk mund te vjelesh patate”mendoj qe ketu tek ne ka arritur puna qe shqipetari edhe kur mbjell patate i dalin QEPE.
UNE EDHE PSE 22 VJET VOTOJ LALEN NE PARLAMENT SHIKOJ SALEN.
Si gjithmone, pa lexuar shkrimin e Meros, nuk largohem nga tema.
Ngushellime familjes ,qofte i pa harruar!
Mero! Faleminderit ,faleminderit faleminderit.
Kur doni Ju Mero Baze, si ne kete artikull, jeni i pa arritshem.
Per keto kendveshtrime ka nevoje shtypi dhe lexuesi shqiptar.
Faleminderit.
Ne komentet e shkruara lexova qe dikush nuk e kuptonte Poetin e Madh sepse ka shkruar ne gegerisht, per nje gje jam i sigurt, sikur i madhi Ali Podrimja te shkruante ne zhargonin e fshatit apo lagjes ne qytet ku ky “dikushi” ka lindur, ai prape nuk do ta kuptonte. Ky dikushi ose hici, duhet te dije se nuk e ka kuptuar Mjeden, Fishten, Migjenin, De Raden’ pra nuk e di se si jane hedhur themelet e letersise shqipe. Me vjen shume mire qe ju te nderuar komentues ja treguat vendin, e kuptoi apo jo ky eshte problem i tij.
Poeti ehte flamurtar i poezise tone kombetare. Familja humbi njeriun e dashur. Kombi humbi fisnikun e shprehjes se gjuhes tone. Per te tille njerez qendron aktuale shprehja:”Lavdia e tij nuk ka nevoje per asgje, e jona ka nevoje per te.” I paharruar qofte kujtimi i Tij. Ngushellime familjes.
Mero, aliu ka shkruar per shokun tito. ka qene me te gjithe qe Kishin pushtet. Nuk po e njihni ali servilin dhe poet komercial.
Mero, shkrimi eshte mese i mire, megjithse aty ketu i ben disa leshime jo qe nuk i di, por te mundon egoja e nje liqimi elitar koheve te fundit. Nga ky liqim ilitar po vuan…Duhet ta dish, ose e di, se Ali Podrimja e kishte deshte shume Dr. Rugoven dhe ishte i aferm me te. jas se cfare shkroj per te kur vdiq:
Ali Podrimja
Ibrahim Rugovës
Pa na kallëzuar ëndrrën deri në fund
për Dardanin
ike mik i dashur
Ja vjen koha jote
dhiareve ballkanike dëgjon
frymëmarrjen e marathonomakut
E zeza nuk është krejt e zezë
ka diçka të bardhë ku një popull
kërkon fatin
Në thue shpesh zura në Ty
më tmerronte qetësia jote
ku fshhej Kepi i Pikëllimës
Lamtumirë President i Dardanisë
perënditë tek bredhin tokave të zjarrta
do takohemi njëherë
Yll i këputur nga Grigja.
Ulpianë, 24. 1. 2006
Me Jetue
Tim bir, Lumit
Erdhe në jetë
Nuk ka më nevojë për kuje, lutje
Kryesorja të jetosh
Këtë gur ta hedhësh më larg se Unë
Prandaj:
Bukën ta pjekësh dy herë nën saç
Ujin ta ziesh deri në shkallën 99
Derisa të mbetesh ti i vetmi kërthi në ajër
në kohë kosmos.
I pa harruar qofte kujtimi i tij.
Te falenderoj Mero per ket memorial, me lejo te shtoj qe kemi gjalle Arapin (Fatos) dhe me Qe eshte Ai qe eshte, Xhahilizmi e ka denu me ‘heshtje’, ashtu si Lasgushin e Kutelin, e gelojne ( deri ne peshtirosje) ditirambet: ‘ I madhi kadare’, ‘patriiarku I letrave Agolli’, Pse e thu Ti Mero, Sepse Podrimet zgjedhin Heshtjen per veten!…
Nuk Dua Ta ul Ne Rendomesine Tone Rurale, po duhet, them Qe eshte sterre e mjegullt Vdekja e Poetit, ashtu I ben hije jetes se tij prej Gurre Bjeshkash, po AMA shume cjerrese qofte Edhe si u dha lajmi, e bene edhe sklerotik Qe humb rrugen, Turp e Turp e Turp.
ah, thashe, ky lajm keshtu eshte ogur I Zi, parathote zi,
tri dite I zhdukur Poeti Kombetar dhe lajm sikur asgje. Xhahilizem, Kaq?!, thashe. Dje thane se u gjet I pafryme buze nje lumi….
Lajm I Zi, po cjerres, tamam si per NE, eh, autoritetet franceze po lodhen fort…ministri enverhoxhaj….
Te ulurasesh: per ndodhi idjote jepen hollesina mbare e mbrapsht!
PO a ka vdek Podrimia, thashe. Keshtu do qe, si do qe ndryshe!?…
Do falenderohet (xhahilisht) Frënca qe po ben perpjekje Te mdhoja per te zbardh’ misterin …
I zbardh’ eshte misteri…
Eeeh, mbylli syte Nji Podrime, mire e ke o Mero, te qajme veten, po me oi !…, si s’pelcasim S’e dij!
Ah Podrime, rrezellima jote Nuk na mjafton, Drite, Duam Drite, Te qajme veten tone,
e mbase Te kete SY Te shikojne!…
Podrime I nderumi, Ti e bere tanden, e vune NDERIn e Shqipnine perpara, si Te paktit,
drite Te paste shpirti!
Ngushellime Shqipnise, Kosoves dhe familjes, Tirona.
Ngushellimet e mia per vdekjen e poetit te madh Ali Podrimja.Te lumteMero .Je i madh.I thue mendimet e tua troc,pa anesi.
NUK ESHTE VENDI KETU PER TE PESHUAR VLERAT E SHKRIMTAREVE DHE POETEVE,ecili ka vendin e vet si i madhi Kadare, popullori Agolli dhe poetet Arapi dhe Podrimja .
Ra ky mort dhe u pame qe te nxjerrim mesime jo syte e njeri tjetrit.
\U prehte ne Paqe poeti qe zoti e thirri ne treven e tij .
I nderuari Mero Baze.
Si qytetar te jam mirenjohes per analizat qe ben. Faleminderit njemije here. Shkrimet tuaja jane kushtrime, per te rindertuar nga zeroja, kun a ktheu Berisha, nje jete qe populli yne e meriton, per te ndryshuar katastrofen ku jemi future nga regjimi Berishian. Shkrimet tuaja jane me plot gojen LAPIDARE, dhe udherrefyese per cdo patriot te ndershem SHQIPTAR. Qofsh I nderuar sic je dhe pena jote gjemofte si gjyle topi kunder ketij korrupsioni dhe shteti aspak atdhetar.
Per ty Cakalli 7 i pyjeve te Serbise apo Greqise:“nga Toskeria”:
Tek zoti Cakalli7. Ashtu si te thone edhe shume komentues te tjere para meje, ti zotni nuk je nga Toskeria. Edhe une jam nga toskeria, ne shtepine time ne Shqiperine e mesme, eshte kenduar cdo jave kenga polifonike labe. Kam shume shoke dhe miq nga Kosova, Korca, Shkodra, Tropoja, Pogradeci, Camerija, Lushnja, me nje fjale nga te gjitha dialektet, nga e gjithe Shqiperia. Ali Podrimen nuk kam pase rastin ta lexoj me pare, por kur e lexova, e kuptova mire shqipen e tij. Kur lexon rreshtat e tua, te hipen revolta aq larte sa nuk thuhet. Ti je vetem nje provokator, nuk je nga Toskeria. Ti je nga Beogradi per anen nga bucja qe te polli, dhe nga Athina per anen nga babaj kodosh qe I perket.
Lexova nje komentues qe nga dialekti dukej kosovar dhe qe thoshte qe e kishte pasur mik shtepie te ndjerin. Ai thoshte se aliu ishte zene me driteroin per punen e miqesise me salen
Dua ti them ketij komentuesi dhe te tjereve se nese eshte e vertete ky poet kurre nuk do te jete I preferuari im. Nese dikush pelqen saliun, qofte kt poet, shkrimtare, gazetare, politikan, nga shqipria apo kosova, nuk eshte atdhetar I mire.
Sa per ate cakallin, jam I sigurte qe pas atij emri fshihet tourkifagos. Jam ne gjendje ta dalloj gjuhen e tij me cfaredo emri te shkruaj
Mund te ishte keshtu,per kohet qe po jetojme:
Tokat i prene barbaret si copa byreku,
ne te s’emes duan qe t’i fusin te gjitha.
Te mesuar me jeten e qenit ushtaret,
s’kane dhembe qe te hahen me bishat.
Lavdi per poetin dhe “dallendyshen” tone…respekt te madh per Mero Bazen ,nuk mund t’i shtohet e as t’i heqet asnje fjale…
Me dek per me jetue,kush na e la ket tzi ngushllim,nji mij vjet nji her pa gzue ,vec me than shiptar jam ,trim,
Mero kam shume kohe qe me pelqejne shkrimet e tua edhe shkrimi i sotem ka shume ndjenje dhembshuri por edhe krahasimi eshte i goditur Nuk desha te ndalesha tek personi konkret Ngushellimet me te sinqerta per humbjen familjes dhe eshte e vertete se ne duhet te qajme per veten.
E vetmja gje qe desha te shkruaj ishte se u kujtove vone per te shkruar kunder ketij regjimi me mire vone se kurre do thuash ti Edhe ti ke nje pergjegjsi per zgjatjen e jetes se ketij regjimi Berishian qe besoj se mund te jete qevieria me antishqiptare qe ka pasur ky vend ne te gjitha koherat. Ta vjedhesh ta sheses te huajve ta vrasesh kete popull dhe perseri jeton ne rast se i thone jete edhe kesaj. Ky popull asnje here nuk ka rezuar njeri Ky popull ka terhequr zvare vetem buste allcie dhe betoni sa kane qene gjalle i jane perulur dhe i jane lepire deri ne peshtirosje. Keshtu qe pena jote dhe e shume intelektualeve te tjere qe shkruajne nuk i ben asnje gje sic ka edhe shume te tjere qe nga shkolla jane intelektuale qe i bejne helozhe dhe i zgjatin sado pak jeten tiranit si Fari balliu, Frangaj Fevziu etj
Nga ferri ku ka vajtur tourkifagos pyet se kush vdiq. Nuk besoj qe ke mundesine ta mesosh, sepse ai shkoje ne parajse, ndersa ti je ne p.. Te sememes. Ne ferr. Ske mundesi ta takosh
Per Gergj usa. Te me fale gazeta per fjalorin po ky zoteria qenka vertete koqe kandari po nga ata te prishurit. Nderim e respekt per ju zonja Suzana prej Kosove. Eshte tamam ashtu vajze e xhaxhait, ne kemi nevoje te injektojme ne mendje e ne shpirt sot me shume se kurre sadopak lende optimizmi e gezimi. Ju uroje shendet Suzana dhe shume suksese se e shohe qe jeni nisur drejt tyre me mendje dhe kurajo. Te lumt. Vertete Shqiperia do behet nje dite kur te behen bashke tere mendjet e bekuara si e juaja…
Falemnderit shume, Zoti Bejo,
Paqe e shendet per juve dhe familjen tuaj atje ne dheun e larget,
Z. Mero, Pordirmja qe ti e ngre ne qiell ishte nje titist i perbetuar. Edhe ata te tjeret qe levdon, po ashtu ishin titiste te rafinuar. Podrimja qe dhe mbeti perjetesisht nje rugovist i rafinuar dhe punedhenes po i rafinuar i Sali antishqiptarit dhe shpellarit tropojan. Kujdes, z. Mero se shqiptaret ketej kufirit kane hequr dhe po heqin te zite e tullirit prej “shqiptareve” qe po levdoni ju andej dhe po na i ngrisni ne qiellin qe i ka pse lene Tito antishqiptaret !! Turp, turp, turp!! Dhe marre e madhe!!
Drenica e Kuqe
Meros komplimente, është i përkryer në zanatin e tij. Po ty ore patetik drenice edhe të vdekur të bezdisin Rugova e Podrimja? Paska dashur poeti të qe mik yti për të merituar ato që ia quan me të drejtë Mero poetit të madhë. Nëse je prej Drenice ok, po çfarë t’u deshtë kjo e kuqe, apo “budallain mos e d’vet se të tregon vet…”
More “naqen” mos je tbu me ta. Kush flen me qen, çohet me pleshta e pleshtat behen morra te medhenj! Ata i ka pas majmur Tita shume dhe kane qene aq “shqiptare” tw medhenj, sa meritojne mejau pshurre vorret. E kuqja dhe e zeza jane ngjyra shqiptare, andaj e du ate kuqen shume!… Po ty ç’t’u desh me iu kendue kenge titistave antishqiptare ne pushtete oborrtare te pushtuesve shqiptare? Me Meron eshte krejt ne rregull, por nuk ka aspak te drejyte me i çue ne qiell ata qe kane sakatosur shqiptaret per 100 vjet rresht!… Doakord, “naqen”!
Drenica e Kuqe
Pastroje fjalorin o analfabet. Nuk debatojë me ty unë se je i pa denjë. Për të “pshurre vorret” këtë e bëjnë qentë endacak. Prap vlenë refreni: “budallain mos e d’vet se të tregon vet…”
“Naqen” analfabetet jane si puna jote. Flasin per çka s’dine, dhe e shtine doren n’uje t’vale per kend nuk duhet! Gjtihçka bëjnë burrat, e u ka hije kur i pshurrin edhe vorret e mutave!! Spiunet dhe tradhtaret i rehabilitojne vetem “patriotet” si puna e Sali Shpellarit dhe e do “naqenve” si ai. Po, ti po kallxon se s’di as kah pshurre pula!… Po a po e sheh çka po i beni Gurakuqit te madh per 100 Vjetor?!… E, patriotave te Titos po u thurni kenge e laved me zurle e me tupana!! Hahaha!!
Drenica e Kuqe
Me e ditë ju sa te drejtë ka “Drenica e Kuqe”, duheni me e ditë kujt i ka këndue Ali Podrimja!
Shini seri me sy!
Shkëmb Madhi
Ali Podrimja
TITOS
Çdo maj â ma i bukur se ai që kalon,
Kur me Ty ecim,
Kur me Ty marshojmë, prej majit në maj.
Edhe na, që nëpër stin’ e mote bajtëm vdekjen,
Që rritëm gëzimin rreth votrave –
… Në eshtat e luftarëve të vramë.
Çdo maj vjen me kangë e hove, Tito,
Kur me Ty këndojmë,
Kur me ty marshojmë, prej majit në maj.
Edhe na që qemë fundi i të gjitha të këqijave
Dhe filli pranverave diellore.
– Çdo maj i kemi syt ma të bukur se të diellit.
TITOS SE DASHUN
Në jetën time
Bebzat Tua –
O trimi im,
I kam Diell
E Bukë
E Qiell
Të zogjve të mij
N’kangëtim.
Në çdo fidane
Sot
Behari ka blerue:
Dëshirën
– Amanetin Tand
Kurr
Mos me e harrue!
N’arën time
Mbolle dashuninë e farës së re
Me u rritë
Me Diell e Dritë
E ne – fluturim,
Me prekë ballin Tand –
Flamur shekujsh,
O trimi
Im!
Në shtëpinë time
Zemrën e kam t’hapun –
Konakun për mikun
Dhe sofrën e shtrueme,
O Prind,
Njeri,
Me prek ballin Tand
Me u rritë
Fluturim –
O flamur shekujsh,
O trimi
Im!
Në çdo fidane
Sot
Behari ka blerue:
Dëshirën
– Amanetin Tand
Kurr
Mos me e harrue!
Nga libri “Shamijat e përshëndetjeve
Putani vdiq, vdeksh edhe ti. Kur i botoje te Tema intriga dhe devijimet e vjedhura nga letersia e te tjereve kishe parasysh qe ti ishe pasvi dhe ai aktivi apo te kunderten. Me sa duket ai u lodh duke e ngrene nga mbrapa ate te madh te ballkanit sic shruan ai vete dhe shkoi ne France per ta ngrene nga mbrapa me xhentilese, por atje s’ja varen shume.
Po ti se can shume koken se ke shoket e tij qe do ta fusin rroten.
“…tashmë identiteti ynë nuk janë më ata që i kanë dhënë shpirtin shoqërisë shqiptare, por ata që po i marrin shpirtin kësaj shoqërie”.
PEEEEEEEEEEEEERFECT!
Vdekja e poetit nuk duhet te perdoret si pamflet politik. Nuk asht as etike as morale. Poashtu asht devalvim i madh per Ali Podrimen me barazu ate me karaktere si Qosja, Kadarea apo Kraja, figura te njohura per dyftyrsi dhe munges te dinjitetit.
Figura e Podrimes mund te jet model i njeriut dinjitoz me vlera te shumta. Kosova e ka dasht dhe e ka respektu per keto vlera, dhe ai respektin qe e gezonte nuk e ka keqperdor per manipulime te qfardo lloji. Lidhja e Kosoves me Ali Podrmen ka qen e sinqert dhe e dyanshme, gja qe verteton se sinqeriteti dhe dinjiteti ende egzistojn ne Kosove. Prandaj mos i njollosni keto emocione te pasterta me politik ditore. Mos u mundoni qe dhimbjen e sinqert ta shendroni ne urejtje. Asht koha dhe vendi per cdo gja.
KORIFEUT TË POEZISË SHQIPE
(Homazh për Ali Podrimja)
Po ti ç ‘pate o i madhi Korife
athua Kosova t’u duk e vogël
me ia falë frymën e fundit…
Po te lumi ç’ deshe o Korife
Mos u nise në kërkim të Muzës
e u takove me Lum Lumi-n
Pse amanetet e heshtjes
s’na i besove
në cilin Panteon të varrosim tash
(Ti e ke ditur që Kosova
s’ka Panteon as Olimp
edhe Shqipëria jo…)
Pëllëmbë për pëllëmbë ku flitet shqip
hiri Yt u bëftë kujtesë kombëtare
dhe nyje e “gjakut që s’falet”
Na fal nëse ky ishte hidhrimi i poetit…
Sefedin Krasniqi
Shume komentime ,, shume ofendime,shume konfuzion, asnje per REVOLUTION..
…ngushllime per ali podrimen. Aliu ska marre pjese ne varrimin e nanes se tij. As nuk i ka fole kurre. Ajo me vite e ka prit festave me embelsira e bakllava ne dore bajrameve neper parqe e rruge. Kur e kane pyet njerezit: ke po e pret, ajo u ka thene: Aliun po e pres. E Aliu nuk i ka shku asnjehere, sepse u turperu, sepse ajo e ka humb mendjen ka qene e semure…njeriu i buallicave i katunit nuk mundet me qene poet. Madje edhe poezite titos qe ja ka kushtu jane poezi qe e ofendojne vete titon per nga niveli artistik. Ai ska qene poet por primitv i pushteteve. E ti e “shpall” disident se bashku me komunistat e tjere. E disidentet e vertete qe kane qene tere jeten viktima te ketij analfabeti primitiv dhe shokeve te tij qe i permbend ti ne shkrim, ata i nencmon, i injoron. Kete e ben sepse je njeri i poshetr. Shume shume i poshter. NGUSHLLIME PER ALI PODRIMEN. NGUSHLLIME 9000 here!!!