Rama: Premtimet e Bashës kërkojnë rritje ekonomike 18%, kaq s’e ka pasur as Kina. Për aeroportin e Vlorës kam luftuar si qen, por e ndali virusi

16 Prill 2021, 22:10Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot premtimet e Bashës që po bën tani në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kreu i PS tha gjatë një interviste në “Vizion +” se që të realizohen ato premtime, duhet rritje ekonomie 18%, aq sa dhe Kina nuk e ka pasur.

Rama përmendi edhe premtimet e tij të mëhershme, aeroportin e Vlorës, teksa tha se ishte virusi që e ndali në mes punën, por gjithçka do të vazhdojë.

Pyetje: Nëse do ktheheshi pas çfarë premtimi nuk do kishit bërë sepse është i vështirë për t’u mbajtur?

Rama: Shiko, unë kam bërë premtime që mund të realizohen, jo si këto premtimet e Bashës, që këkrojnë 3.7 mld euro, dhe kërkojnë një rritje 18%.

Kaq s’e ka pasur as Kina. Unë premtova aeroportin e Vlorës. Për aeroportin e Vlorës kam luftuar si qen, por ja që ti kur hyn në proces ka shumë gjëra që ndodhin, vjen momenti kur ti hap garën del një virus gara jote ndalet dhe ti duhet të merresh me virusin. Unë s’kam harruar asnjë premtim dhe të gjitha që kam thënë do i mbaj.

2 komente në “Rama: Premtimet e Bashës kërkojnë rritje ekonomike 18%, kaq s’e ka pasur as Kina. Për aeroportin e Vlorës kam luftuar si qen, por e ndali virusi”

  1. Kalec Dega says:

    Po mos te ishte virusi do ta kishte futur ne burg Berishen ky, mashtuesi, dileranti corapekuc deshtak.
    =
    Tani na trego per ato muhabetet ne Cadren e Kurvave….DHE SHTE ilIR mETA pRESIDENTI ME I MIRE QE KA PAS sHQIPERIA?

  2. artiles says:

    Ke luftuar si qen përkthehet : ke lutur me soj e sorollop, duke i bërë koncensione e lëshime sa më s’ka, vetëm që të na thoshje ne të mjerëve se e le realizuar premtimin, paçka se buxheti i shtetit do paguaj fitimin e munguar të investitorit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje