Rishikim i kufijve? Grekët: Plani për Shqipërinë e Madhe, Serbinë dhe Kroacinë “bombë” në Ballkan

16 Prill 2021, 17:14Rajoni TEMA

Askush nuk ka nevojë që të jetë ekspert në historinë e Ballkanit për të kuptuar se ekzistojnë një numër konfliktesh etnike të pazgjidhura që nuk lejojnë që shtetet dhe popujt të “qetësohen” dhe të përpiqen të ecin përpara, duke lënë pas të kaluarën e përgjakshme.

Ideja për rishikimin e kufijve në Ballkan ka rihapur një debat të gjerë në rajonin problematik, por jo vetëm, pasi shqetësimi ka shkuar deri në Bruksel, të paktën tashmë në sipërfaqe. Mediat greke e cilësojnë idenë e ndryshimit të kufijve në rajon si “bombë”.

“Herë pas here, vatra që nuk kanë ndalur së ndezuri pas shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë kërcënon për një tragjedi të re dhe të djegë tërë rajonin. Herë në Kosovë, herë në Maqedoninë Veriore, herë në Bosnjë dhe Hercegovinë, zhvillimet vijnë për të na kujtuar se asgjë nuk ka mbaruar.

Padyshim, kjo është diçka që jo vetëm populli, por edhe udhëheqësit e dinë dhe e kuptojnë si në Ballkan ashtu edhe në BE” shkruan media greke, “Tanea”. Shumë shtete kanë reaguar fuqishëm kundër këtij plani, duke filluar nga Gjermania që është kategorike.

Por si u rikthye ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan?

Të enjten portali slloven “Necenzurirano.si” publikoi një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit.

Sipas atij dokumenti propozohet ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina si dhe bashkimi i një pjese të Bosnjës perëndimore me Kroacinë.

Në Bashkimin Evropian thanë disa herë se nuk kanë njohuri për një dokument të tillë.

Kryeministri slloven, Janez Jansha, vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian në pjesën e dytë të këtij viti, shkroi se pretendimet për një dokument të tillë janë veprime që synojnë “të dëmtojnë Slloveninë në BE”.

“Përndryshe, Sllovenia kërkon seriozisht zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe ardhmërinë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pikërisht shkrimet e tilla përpiqen ta pengojnë këtë qëllim”, shkroi ai në rrjetet sociale, por debati vazhdon.

8 komente në “Rishikim i kufijve? Grekët: Plani për Shqipërinë e Madhe, Serbinë dhe Kroacinë “bombë” në Ballkan”

  1. ben says:

    As nuk kam nevoje te di opinjonin grek ne lidhje me kete teme, pasi ajo dihet. Nje shtet qe eshte zgjeruar 5 here ne kurriz te fqinjeve, qe nga koha e krijimit, pa dyshim qe do jete kunder nje rishikimi te kufinjve per te bere drejtesi.

    1. millosh kopiliqi says:

      Projekti yné I radhés duhet té jeté “Iliria e re” né ballkan, baqkimi komtal séshté asgjé……

  2. AC-DC says:

    Me sakte nuk behet Ben. Bravo

    1. ben says:

      Faleminderit miku im
      Te uroj shendet kudo qe te ndodhesh

  3. rexha 10 says:

    PROBLEMET ME KUFIJTE I KANE ME SHUME SHTETET EUROPIANE .ISHIN PO KETO SHTETE QE E COPTUAN SHQIPERINE DHE VENDOSEN KUFIJTE SIMBASE INTERESIT TE TYRE .BEHET FJALE PER KUFIJTE E VENDOSUR NE VITIN 1913. MBI KETO KUFIJE U NGRITEN EDHE QEVERITE SHQIPTARE QE ISHTE AJO E VITIT 1920 QE KERKONIN EDHE NJE KUSHTETUTE TE RE ,SEPSE PARLAMENTI ISHTE INEKZISTENTE ME LIGJE E QEVERISE AUTOMANE.PER MOSE ME THENE LIGJET E KONGRESIT TE LUSHNJES.ME 14 NENTORE 1920 U KERKUA NGA QEVERIA E ASJE KOHE KRIJIMI I ASAMBLESE KUSHTETUESE,SEPSE LIGJET EKZISTENTE ISHIN PRIMITIVE ,DHE NUKE I PERSHTATESHIN KOHES.HIQET MUSTAFA DELVINASI KRYEMINISTER ,DHE VENDOSETQEVERIA E VRIONIT. EDHE KETU NDAJE QEVERISE PATI PAKENAQESI ,KU QEVERIA NUKE PO E CANTE KOKEN ,DHE LIGJETJANE FARE PRIMITIVE.MBASI U ZGJODHEN DEPUTETET E RINJE KUNDERSHTARET THANE SE EDHE ME KETE PARLAMENTE ESHTE E NJEJTA GJE ,NE FILLIM PATEM DEPUTETE DOMATE TE PA PJEKURA ,EDHE TANI KEMI LAKRA ,ME NJE FJALE SALLATE NE TE DUJA PALET E QEVERISE.NGA KU DEPUTETET ISHIN VETEM PER TE FIRMOSUR.BILE ARRITEN DERI ATY SA TE SHANIN AVNI RUSTEMIN ,SI NJE NJERI KATIL QE PRESIDENTI I YNE E KA SHUME PER ZEMER ..PO KESHTU VEPRUAN EDHE ME CERCIZE TOPULLIN. QENDRIME TE TILLA I PATI MYFYTE BEU LIBOHOVA.historite e tjera ti bejne historianet.ME KETA SALLATA QE KEMI SOTE SHQIPERIA E VITIT 1913 ,DO TE COPTOHET NE PRINCIPATA SI NE KOHEN E TURKUT. TE PAKTEN NGA HUMBJA E TRADITES ,GJUHES ,DHE E KUFIJEVE SHTETET ZHDUKEN ,OSE KTHEHEN PRAPE NE KOLONI E ISHE SHTETEVE TE TJERA.

  4. Shqipetari nga Jugu says:

    Greqia e Micotaqit me 1991-shin ishin kunder,”Projektit Serbe” te Miloshevicit per Ndarjen e Maqedonise..MIdis:GReqise-Shqiperise,Bullgarise dhe Serbise…sepse Fitonte Shqiperia dhe 2- Greqia e dine se u ka borxhe Shqipetareve Camerine…
    Greqia do te jete KUnder c´do Lloje Ndryshimi…edhe Kurva ish Kryeministri Cipras Deklaroj ne Parlamentin Greke:Ne se nuk Pranoni NJohjen e Maqedonise me Emerine Maqedonia e Veriut..ose do ti Hapni Rruge Krijimit te Shqiperise se madhe..
    @@Greqi.dhe Serbi,jane gjithmone..dhe do te mbeten gjithmone kunder Shqiperise…lol

  5. Erdogan says:

    Greqia i ka “borxh” Osmaneve per Camet e Thesprotise zoti me comentin “Shqiptari nga Jugu.
    Ata i ndryshuan Emrat Greke qe kishin qe nga koha e majmunit,Besen Orthodhokse te tyre,i beren armiq te Vellezerve te tyre ne emer te nje Shteti te krijuar nga Deputete turq si Isnail bej Vlora Frashellinjte,Hasanet etj me emrin Albania.
    Kur dihet fare mire qe kjo zone ku ka lindur kultura Evropiane dhe Boterore quhej Epir i ndare nga Fuqite Imperialiste qe kane mbushur Museumet e tyre me Veprat tona Greko Ilyre.
    Te thuash qe jane vetem hajdute eshte me e pakta hipokrizi.
    Bile edhe te gjitha Toponimet Greke ne Vorio Epir kush i ndryshoi?
    Ate qe na ka bere Tur-qija dhe me pas Colonizatoret Angloamerikane,Cifute,Turq,Serbe etj eshte e pariparueshme.
    Albania eshte Musht i dy Perandorive te fundit ate Greke Bizantine me qender Kostantinopolis,polis kjo ne Nder te Ilyrit Kostantinos dhe Osmane.
    Topi eshte ne duart e Arnauteve.

    1. u dhime duke qesh says:

      Topi (dhe jo vetem) eshte ne duart (dhe jo vetem) te sat’eme, o analfabet ordiner uahahahahaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje