SHENIM: Fidel Ylli, dhe pengmarrësit e sportit të opozitës

16 Prill 2021, 22:27Sport TEMA

Ditën e nesërme do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të KOKSH-it dhe duket se Fidel Ylli është një nga favoritët kryesor për të marrë drejtimin e këtij Institucioni.

Emri i Fidel Yllit, një person që njihet për kontributet e mëdha në ndihmë të sportit e sportistëve shqiptar, ka ngritur në peshë gjithë personat politik të opozitës, ku kryeson “pronari” i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.

Duket e pabesushme por është e vërtetë. Armando Duka njeriu simbol i pengmarrjes së FSHF-së dhe futbollit shqiptar ka disa ditë që bën thirrje që zgjedhjet në KOKSH të mos zhvillohen, pasi janë të ndikuara politikisht.

Me të njëtin motivacion kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve dhe disa personazhë politik të opozitës që merren me sport si Viron Bezhani, Matin Biba, dhe së fundmi dhe Andi Lila  në emër të Partisë Demokratike.

Të gjithë këta personazhë të lartëpermendur që akuzojnë si zgjedhje të politizuara, gjatë kësaj periudhe, secili emër i mësipërm janë të gjithë të përfshirë kokë e këmbë në këtë fushatë elektorale.

E nisim me Armando Dukën, i cili përveçse nuk e di se çdo të thotë zgjedhje të lira, pasi mjafton të shohësh kapjen e tij të FSHF-së prej 20 vitesh ku vetëm manipulon e bën zgjedhje farsë, në këtë fushatë elektorale ka dalur haptazi në mbështetje të Partisë Demokratike dhe vëllait të tij që kandidon i dyti në listën e Durrësit.

Statuti i FSHF-së e ka të ndaluar në mënyrë kategorike përfshirjen e tij në fushatë, por ai jo vetëm që e ka shkelur por ka daluar publiksht në takime dhe në foto në rrjete sociale në mbështetje të Partisë Demokratike.

Dhe thirrja e tij për politizim është veçse qesharake e absurde, pasi mjafton të shohësh historinë dhe faktet për të kuptuar që Armand Duka me ndikime politike sundon në karrigen e FSHF-së për 20 vitesh, duke qenë një nga personat kryesorë në shkatërrimin e sportit.

Më pas vjen një tjetër model i ngjashëm si Duka, Viron Bezhani ish presidenti i KOKSH. Mjafton të kujtoni vitet e fundit përplasjen në KOKSH mes Bezhanit dhe sekretarit të përgjithshëm Stavri Bellos. Hidhini vetëm një sy se çfarë kanë thënë për njëri-tjetrin dhe kuptoni se çfarë korrupsioni dhe dëmi i është shkaktuar nën drejtimin e tyre institucionit  të KOKSHI-it dhe sportistëve.

Viron Bezhani që akuzon për ndikim politik, është aktualisht kandidat i LSI-së në qarkun e Tiranës dhe prej disa javësh nuk po lë qytetarë pa telefonuar duke u shkuar me makinë nëpër kafe për ti manipuluar e për të kapur ndonjë votë për vete.

Qërshia mbi tortë e këtyre akuzave absurd, më pas janë dhe dy “kamikazët” e PD-së Martin Biba kandidat për kreun e KOKSH dhe Andi Lila që pas lënies së futbollit në mënyrë të dështuar, tashmë Lulzim Basha i ka shpikur një post për ta punësur në PD, me shpresë se do e bëjë Ministër Sporti.

Biba që ka merak politizimin, është një personazh që e nis e mbyll ditën në faqen e Sali Berishës në facebook, duke komentuar e shpërndarë në profilin e tij thirrjet për revolucion. Ndërsa Andi Lilës i falet, pasi mjafton të shikosh se si e punësojnë e si e keqtrajton Armando Duka, dhe e kupton se merakun për një futboll të pastër e të pa ndikuar nga politika e ka në plan të dytë.

Të gjithë këta personazhë që janë simbole dështimi dhe pengmarrësit në sportin shqiptar, janë bërë bashkë për të tentuar mos zgjedhjen e Fidel Yllit në krye të KOKSH-it. Është rasti i pari që një institucion po u shpëton të mos e kënë nën këmbët e tyre, ndaj dhe po ulërasin që Fidel Ylli mos të zgjidhet.

Dhe më shumë se sa justifikimi për politizim, janë të vetëdijshëm se çfarë korrupsioni e zullumesh kanë bërë, dhe tashmë kanë frike se kartat mos u hapen. (Fatjon Baze- TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje