Tentoi të kafshojë policin, modeles ruse i ndalohet hyrja në pub-et britanike

16 Prill 2021, 21:55Lifestyle TEMA

Një modele ruse që sulmoi dy oficerë policie në Britaninë e Madhe gjatë një sherri që po bënte me një mikeshën e saj u ndalua për dy vjet të hyjë në pub-et dhe lokalet e natës të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë procesit gjyqësor që u zhvillua në gjykatën e Wesminster, 36-vjeçarja Irina Fedotova shpjegoi se sherri me shoqen e saj nisi gjatë një nate kur kishin pirë shumë alkool, pasi ajo e akuzonte atë se donte t’i prishte martesën.

Policia u njoftua nga pronarët e lokalit dhe kur efektivët shkuan në vendngjarje hasën në rezistencën e dhunshme të bukuroshes ruse.

“Ajo nuk bashkëpunoi me policinë. I ofendoi ata. Dhe kur një nga oficerët u afrua që ta qetësonte ajo tentoi ta kafshonte në krah, por fatmirësisht ai arriti të shmangej”, thuhej në konkluzionet e policisë, përpara se Irina të merrte dënimin.

1 komente në “Tentoi të kafshojë policin, modeles ruse i ndalohet hyrja në pub-et britanike”

  1. taso kume says:

    Pse çuditeni ,pas rajonit te AMAZONI ( BRAZIL) ,RUSIA eshte vendi i dyte per kanibalizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje