Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero mesazh qytetarëve: Të gjitha vaksinat që kemi janë shumë të mira, më e mirë është ajo që të ofrohet më parë

16 Prill 2021, 14:54Shëndeti TEMA

Mjeku Pëllumb Pipero i bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen sapo t’u jepet mundësia duke theksuar se të gjitha vaksinat që kemi në dispozicion janë të mira.

Ai tha se më e mira është ajo që të ofrohet më parë, ndërsa bëri apel edhe për respektim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID.

“Situata është e qetë por kjo qetësi nuk duhet të bëjë të mendojmë se duhet ulur vigjilenca. Duhet të zbatojmë masat dhe doemos të vazhdojmë vaksinimin. Është e vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet dhe e vetmja zgjidhje. Do i ftoja qytetarët të vaksinohen sapo t’u jepet mundësia. Të gjitha vaksinat që kemi janë shumë të mira. Vaksina më e mirë është ajo që të ofrohet më parë”, deklaroi Pipero.

Një mesazh për qytetarët e pati edhe mjeku Tritan Kalo i cili bëri apel për kujdes të shtuar ndaj vetes dhe të tjerëve.

“Është kënaqësi të kemi drejtuesi e shtetit pranë që kujdesen për ne. Por kujdesi më i madh është kujdesi ndaj vetes. Ky kujdes duhet përçuar nga personi më i thjeshtë dhe në mënyrë vertikale. Njerëzit nuk duhet të harrojnë që kujdesin më të madh duhet ta kenë drejt vetes”, deklaroi Tritan Kalo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje