"Voto nr.2", Meta mbështet Grisejda Myslimin dhe kërcënon Luan Ramën: LSI është themeluar mbi emrin e Ilir Metës

16 Prill 2021, 21:36Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndërsa u pyet për faktin pse qyteti i Vlorës është i mbushur me postera “Voto nr.2”, ndërkohë që nr.1 për LSI është Luan Rama, deklaroi se s’e ka humbur asnjëherë vëmendjen për këtë forcë politike dhe të gjithë zhvillimet politike në vend.

Në një intervistë për “6+1 Vlora ”, Kreu i Shtetit thotë se procesi zgjedhor në këtë qytet është i rrezikuar publikisht.

Pyetje: Si i shikoni zhvillimet për LSI në Vlorë? Nuk po kuptojmë pasi e gjithë Vlora është e mbushur me numrin 2. Ndërkohë që ju, LSI ka numrin 1 Luan Ramën.

Presidenti Meta: Unë nuk dëshiroj të hyj në komente të tilla për forca të caktuara politike, përfshirë edhe LSI që është një forcë e themeluar mbi emrin e Ilir Metës.

Se kam humbur asnjëherë vëmendjen për këtë forcë politike dhe të gjithë zhvillimet politike në vend.

Nuk dëshiroj të hyj më tej në komente, por për mua mbetet i rëndësishëm procesi zgjedhor dhe ai në Vlorë është i rrezikuar publikisht edhe nga inkurajimi që kryeministri aktual dhe një ndër kandidatët e Vlorës i bën Gjiknurit, regjisorit të dosjes Dibrës që të bëjë një tërmet edhe në Vlorë.

Ky është një provokim i rëndë për qytetarët se këto eksperimente në Vlorë do kishin një kosto shumë të rëndë.

5 komente në ““Voto nr.2”, Meta mbështet Grisejda Myslimin dhe kërcënon Luan Ramën: LSI është themeluar mbi emrin e Ilir Metës”

  1. ilir djali says:

    perzotin pikes i ke rene mor met djali me kete dyshin e vlores. bile ben mire te nxjerresh nje dekret qe vloren ta kemi kryeqytet pas ketyr zgjedhjev. pse jo, edhe zonja e pre e shqiperise te jete nga vlora. edhe une po te isha ne vendin ten nuk largohem po e bej edhe diten nate per ate dyshin. bravo ti i duhesh atdheut

  2. Ilir hajduti says:

    Vetem president smund te quhet ky hajdut ordiner. Ne Vlore ke per te mare kokat e rroçkave te gjithe Vlores. Ptuuuuu fare e mutit, njeri injorant bashke me mona çizmen , ate te Rames keni per te mare .

  3. Vlora says:

    Do edhe kjo “Pjeshka” te beje “POlitike”????????Apo Kakerdhi???Fatekeqesia me e madhe eshte se kemi shume te Rinje ne Shqiperi qe besojne se duke u marre me POlitike behesh edhe i Pasur,dhe ke Privilegje….dhe Fatekeqesi me e madhe eshte te Behesh Viktime e LIke-Floririt dhe Monikes..edhe kjo Myslymi eshte Viktima e radhes…lol

  4. Lıdhenıkete presıdentse ıkuper lesh,Do ta kerkonı Vloren por do te jete epshtuarnga presıdentı selıne e ka tek spıtalı psıkıatrık Do te beje ate lojen me protesten e budallenjeve Ishın vendosur sı turme dhe bertısnın eduam vloren sı Skraparın njerı ı bjen me shqelm shokut para,ı kethehet kush me ra ,e ku merret vesht jemı ne proteste ıpergjıgjet Meta,

  5. Jevi says:

    C’pune ka presileshi ne Vlore ne kete kohe fushate zgjedhore?Mbi cilin nen te Kushtetutes se Shqiperise mbeshtetet ky person qe ben fushate zgjedhore?Kush e ka caktuar kete person qe te hetoj per zgjedhjet,kur ka organe kopetente qe duhet ta bejne kete pune?Si “Kryetar Shteti”, Ai duhet te shfuqizoj dekretet me te cilat ka vendosur prokuroret.Neqoftese ai eshte marrosur duhet qe dikush tjeter te merret me Te.Populli thote: “Ka te mencur per te marre”A ka ndonje te mencur ketu ne vendin tone,apo te gjithe jane marosur pas pushtetit e parase?Mendoj se perpara se zgjedhjet te degradojne,Kuvendi i Shqiperise duhet ta shqyrtoj dhe ta zgjidh kete ngerc te krijuar nga Ky person ,qe nuk perfaqeson Unitetin e Popullit por percarjen e tij.”Hall i madh me skrapallin,mund te hash dhe ndonje dru,Po “President” le te ri ,pa c’ke se eshte dhe pa tru”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje