Ne ishim në dijeni për abuzimet, por ne kurrë nuk dëgjuam për trafik organesh. Kështu është shprehur në një intervistë dhënë televizionit zviceran TSR, ish-përfaqësuesi i lartë i OKB-së për Kosovën, Bernard Kouchner, në lidhje me akuzat e bëra nga Carla Del Ponte lidhur me trafikun e organeve.
Ai po ashtu denoncoi edhe raportin e Dick Martyt, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
“Ata kërkonin një shtëpi të verdhë dhe e gjetën një të kaltër”, kishte ironizuar, Bernard Kouchner.
I pyetur nga gazetari Darius Rochebin, rreth trafikimit të organeve, ish-ministri i jashtëm francez filloi të qeshet, ashtu siç kishte bërë kohë më parë në Graçanicë kur u pyet nga një gazetar serb rreth shtëpisë së verdhë.
Ai thotë se nuk beson dhe se asgjë nuk është vërtetuar, pavarësisht nga raporti i Martyt.
“Kam lexuar raportin me kujdes, unë pres një hetim”, tha Bernard Kouchner.
Ndërkohë, ai nuk është bindur nga provat e ofruara deri më sot. “Mikja ime Carla Del Ponte, e cila tha se ishte në atë shtëpi të verdhë ku gjetën një shiringë… kjo nuk është serioze”, ka thënë Kouchner.
Comments are closed.
C MERENI ME KETE JU NEJSE KENI TE DREJTE NUK E NJIHNI KY LLOJE MONSTRE E FILLOJE KARRIEREN ME RININE KOMUNISTE KALOJE SOCIALISTE BERI FUSHATE ME SEGOLEN ROYALE DHE MBAS TURIT TE DYTE KUR SARKO FITOJE SHKOJE ME UMP ESHTE NJERIU ME I DISKRETITUAR KETU NE FRANCE ASNJERI NUK MERET ME TE NDAJE MOS I JEPNI VLERA KETIJ KARIERISTI
Kouchner eshte nje nga politikanet me inteligjent te Europes
NE RASTE SE JETON NE ALBANIE TE BEOJE SE E NJEH MIRE MONSIEUR SAC DE RIZ
se cfare politikani eshte ………………………..nuk ju pyeti njeri eddy se je sirb e morem vesh ………po neve se cfare ben ne france ai e dine francezet qe e votojne per deklaratat e thena per transpant organesh ka thene te verteten se po te merret per baze nje shiringe eshte bere nami se neper europe i gjen ne cdo park ne cdo banjo apo shtepi te ndryshme ………….atehere cfare duhet te besojme qe ne keto vende behen transplante ………..per te bere nje transpant te sukses-shem duhet puna e te pakten 15personave te specializuar ne kete fushe dhe nje ambient higjeno sanitar shum i paster………ku ne kete shtepi ska as ujin brenda ahahha
Per mere me leng se mishi u mbariu,dua ti kujtoj skandalin e 40 femijeve jetim,qe uroj te mos jeshe pjese e kesaj maskarade kriminale,gjithmone duke pasur paraseysh se mbron hienat e politikes shqiptare.O mere me leng se llogjika njerezore nuk te funksonon me nga eurot e botes se krimit e korrupsionit.Po per 40 femije jetim te jetimores se Tiranes qe u gjeten arkivolet me gure,ku shkuan per biresim apo perfunduan per pjese kembimi.Don Zoti i ka shpetuar keto engjuj duke i biresuar e jo dhene djajve per pjese kembimi, qe djajte e politikes te lidhura me boten e krimit ne Shqiperi ja besuan jeten e Tyre grupeve kriminale.Po per kliniken qe kryente transplante ne mes te Prishtines e ne sy te qeverise e quajtur kosovare,cfar mund te na thuash ti o mere me leng,nje pakujdesi apo bashkepunim me djajt?Boll me te rendurit pas djajve te politkes shqiptare ne pergjithesi,jane mijra viktima te marrive te tyre,nena,gra e femje qe kerkojne drejtesi e jo ortakeri me djallin, o mere me leng se mishi do te ngele ne fyt,o pjelle e se keqes shqiptare ne vite.Dita e shtetit te se Drejtes po afron dhe ti mesa duken bathet do te jeshe bashkeudhetare me to ne burgjet e sigurise se larte si bashkepuntore ne krime me Sali Berishen.
Nuk e di te verteten e kesaj shtepise se verdhe, blu, kuqe, jeshile, apo cfare ngjyre tjeter te kete. Nese akuzat jane serioze atehere le te behet investigimi i plote. Nderkohe zoti Marty le ta permbaj pak veten e te mos beje kot komente neper “mehalle” se drejtesia ne kete ngjarje (nese ka ndodhur) arrihet nepermjet fakteve te pakontestueshme dhe jo deklaratave.
Nese faktet mbeshtesin akuzen, drejtesia u intereson te gjitheve, dhe te mos lajthitin njerezia e te barazojne luften per liri te mbare popullit te Kosoves me vepra kriminale qe *mund* (*mund*) te jene kryer nga individe te vecante.
Sa i takon Kouchner – nuk me intereson fare se c’ben ne France, le ta gjykojne francezet.