Pasi ministrja serbe shprehu dëshirën për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët, vjen urdhri i presidentit Aleksandër Vuçiç për ushtrinë.
“Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit, dhe ne duhet ta kujtojmë këtë, dhe ne duhet ta mbrojmë atë shenjtëri, duke mos prekur askënd, duke mos sulmuar askënd, duke mos kërcënuar askënd, thjesht duke qenë gjithmonë populli ynë”, tha ai.
Këtë deklaratë e bëri gjatë ceremonisë së gradimit të kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë sot në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviq” në Banjica. Vuçiç nuk ngurroi të sulmonte përsëri aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.
“Ata po formonin aleanca kundër nesh në rajon, ne i kuptuam këto lëvizje dhe filluam të ofrojmë atë që nevojitej. Në kohën e sotme të trazirave dhe mungesës së ligjit ndërkombëtar, në një kohë kur Karta e OKB-së nuk po zbatohet, ju jeni garantuesi i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Serbisë. Ditët e përgjegjësisë ju presin, ditë më të vështira po vijnë, për këtë jeni trajnuar”, shtoi Vuçiç.
Presidenti serb vuri në dukje armatosjen e madhe të ushtrisë së tij dhe nënvizoi se nuk krahasohet me asnjë vend tjetër në rajon. Më të suksesshmit në radhët e Akademisë Ushtarake u nderuan nga Aleksandër Vuçiç, që u dha atyre shpata oficerësh me një dedikim.
Ore diktatures i erdhi fundi. Beni sa te doni propaganda me Serbi, greqi, Rusi, Iran etj. Rama eshte Vlleh dhe s i kercet trapi fare per Shqiptaret. Vetem pushteti i tij i intereson. Po te jete per pushtetin e tij behet vella dhe me Vucicin e me kedo tjeter
Ha se qerasin vllehët. Batakçi njeri shpelle.
Ha nje mut te madh dhe ta kesh harram.
Këlysh i Milosheviçit ke qenë dhe je o Vuçiç. Asnjë nuk ka patur iluzione për ty. Por gjërat kanë ndryshuar në dëm të Serbisë dhe në favor të shqiptarëve. Nuk është koha kur serbët bënin ligjin në Ballkan. Shqiptarët sado të përçarë të jenë, si rezultat i veseve të tyre, po u bashkuan, të tregojnë origjinën tënde.
Sa te kete lexhendarin Kurti ne krye Kosova nuk i frigohet Serbise, e mund serbine per 24 ore ushtria e lavdishme e zombive te VV. Financimet e kasaj ushtrie jane nga Irani, dhe kaq! Keshilltar i Kurtit kunder Serbise eshte Saliu u Udbes.
Normale... Zgjedhje te parakohshme.. don qe te krijoje pak elekrorat me shume.. Normale... dhe nga gropa e halese vjen ere e keqeee si gjithmone.
Ky shoku I Edvin vllehut qe tha do te jap doreheqje Brenda fare pak javesh?! Te dy harrojne ose bejne sikur harrojne se perendimi dhe shqiptaret i kane ndare hesapet.me serbet nje here e pergjithmone!!!! Keshtu degradojne ata qe duan pushtetin me shume se jeten!