Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë tre persona, pasi iu gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë gjatë qëndrimit në një lokal.
Gjatë kontrollit u sekuestrua edhe një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur te një prej të arrestuarve. Dy 18-vjeçarët u vunë në pranga për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Finalizohet operacioni policor i koduar “SIGURIA”.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar ” SIGURIA”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. K., i cili ndodhej në ambientet e një lokali në lagjen “Vasil Shanto”, në Shkodër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, dhe një doze të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.
Gjithashtu, në momentin e kontrollit, së bashku me shtetasin E. K. ndodheshin shtetasit A. I. dhe I. A., të cilët u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. I. u gjet dhe u sekuestrua një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje