SHBA trajnon ekspertë për poligrafin: Shqipëria një partnere më e besueshme në luftën kundër krimit ndërkombëtar

25 Korrik 2026, 12:55Kronika TEMA
SHBA trajnon ekspertë për poligrafin: Shqipëria një partnere

Amerikanët vazhdojnë të trajnojnë ekspertë për poligrafin, që përdoret në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore


Pasi trajnuan ekspertët e parë, të cilët përmes poligrafit testuan kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në dy gara të mëparshme, këtij ekipi i janë bashkuar edhe specialistë të tjerë.

Përmes mbështetjes së ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara dhe INL të Departamentit të Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) sapo diplomoi dy ekspertë të rinj të certifikuar të poligrafit, duke përfunduar një kurs intensiv 10-javor të trajnimit bazë dhe metodologjisë së poligrafit në Akademinë Ndërkombëtare të Poligrafit në Fort Lauderdale, FL.

Ekzaminuesit përfunduan mbi 400 orë trajnim në testime shkencore, vlerësim të besueshmërisë, metodologji të intervistave dhe etikë, dhe mund të kryejnë ekzaminime si në anglisht, ashtu edhe në shqip.

Aftësitë e tyre të reja do të mbështesin shqyrtimin dhe verifikimin e integritetit për oficerët e ardhshëm të zbatimit të ligjit, duke e bërë Shqipërinë një partner më të besueshëm në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

3 Komente

  1. h
    hahahahaha

    Ca partneri i besueshem. Shqiperia nen drejtim te Vllaho-Llacifacit psikopat eshte bere narkoshtet. Nese na do Amerika ta mberthejne si maduro dhe ta fusin ne psiqiatri ate skizon

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashi

      Shqiperia: Fanar ndriçues nderkombetar!Na çate menderen me kete nivel gazetaresk.Qe kur gazetaria u morre ne dore nga fshataresia dhe malokeria u dhje shtypi dhe Shqiperia.

      Përgjigjjuni
      1. I
        IDIOTI

        Lajm sensecional ky.35 vite na mesuan te gjitha krimet dhe ne te 36 po na trajnojne si ta luftojme ate! Besoj se ky eshte lajmi me i gezueshem per shoqerine tone,pasi tani mbas 35 vite pra ne 2061 Shqiperia do jete pa kriminele dhe krim pak a shume si ne Amerike ku vetem krim nuk ka......ha ha ha!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje