Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti në Lushnjë, arrestohet 60-vjeçari

25 Korrik 2026, 11:05Kronika TEMA
Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti në

Një konflikt për motive të dobëta mes dy kushërinjve ka përfunduar me plagosje të rëndë në Lushnjë. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë vunë në pranga në flagrancë shtetasin I. Y., 60 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen “Loni Dhamo”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 60-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë kushëririn e tij, F. Y., 71 vjeç.

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, autori i dyshuar u kap dhe u arrestua në flagrancë. Gjithashtu, u sekuestrua edhe thika e përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje