Rëndohet bilanci i tragjedisë në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit, nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda

24 Korrik 2026, 19:40Kronika TEMA
Rëndohet bilanci i tragjedisë në Roskovec, ndërron jetë

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Bejlere Plaka, e cila mbeti e plagosur rëndë me armë gjahu nga Refit Buzi, nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ajo u dërgua fillimisht në spital në gjendje të rëndë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti të mbijetonte.

Nga e njëjta ngjarje humbi jetën edhe bashkëshorti i saj, Kosta Plaku, i cili u qëllua për vdekje me armë gjahu. Vajza e çiftit u mor peng nga ish-bashkëjetuesi i saj, por u lirua më pas pas ndërhyrjes së Policisë.

Pas lirimit të saj, forcat RENEA vijuan për disa orë negociatat me Refit Buzin për ta bindur të dorëzohej, por ai nuk iu bind thirrjeve të Policisë dhe më pas u vetëvra brenda automjetit ku ishte ngujuar.

2 Komente

  1. n
    noci

    Paskan shpetuar te dy nga kjo bote idiote qe rendomte quhet kapitalizem . Kjo eshte bote moderne edhe ne A merr ik vrasin .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      3 shqiptar u vrane si shume duket per popullsine qe kemi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje