Goditet grupi kriminal shqiptar në Londër, 2 në burg për kokainë dhe armë zjarri. Sekuestrohen drogë me vlerë mbi 1.8 milionë paund

24 Korrik 2026, 16:28Kronika TEMA
Goditet grupi kriminal shqiptar në Londër, 2 në burg për

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën me sasi të mëdha kokaine dhe një armë zjarri gjysmëautomatike gjatë një operacioni të zhvilluar nga autoritetet britanike kundër krimit të organizuar.

Gjykata e Harrow Crown Court dënoi 47-vjeçarin Zyber Tusha me 12 vite e 6 muaj burg, pasi ai pranoi akuzat për posedim të lëndëve narkotike të klasës A me qëllim shitjeje, si dhe posedim të një arme zjarri. Ndërsa Oltjan Serferi, 21 vjeç, pa adresë fikse, u dënua me 4 vite burg, pasi pranoi akuzën për posedim të kokainës me qëllim shpërndarjeje.

Operacioni u zhvillua më 5 shkurt nga London Organised Crime Partnership, një strukturë e përbashkët e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) dhe Policisë Metropolitane të Londrës.

Gjatë kontrollit në banesën e Zyber Tushës, në zonën Beaufort Estate në Colindale, në veriperëndim të Londrës, hetuesit gjetën 19 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 1.5 milionë paund në treg, si dhe një pistoletë gjysmëautomatike Springfield, të mbushur me 14 fishekë.

Në banesë u sekuestruan gjithashtu 40,615 paund cash, gjashtë dokumente identiteti të falsifikuara, pesë telefona celularë dhe 21 kilogramë substancë prerëse, e përdorur për përzierjen e kokainës.

Ndërkohë që policia po arrestonte Tushën, në vendngjarje mbërriti edhe Oltjan Serferi, i cili mbante me vete një çantë me 4 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 320 mijë paund. Sapo pa efektivët, ai hodhi çantën dhe tentoi të largohej, por u kap pak çaste më vonë.

Autoritetet britanike bëjnë me dije se të dy shqiptarët ndodheshin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe, pas përfundimit të dënimit me burg, do të deportohen drejt Shqipërisë.

Drejtuesi i hetimeve, Andrew Tickner, tha se armët e zjarrit dhe droga e klasës A janë të lidhura ngushtë me aktivitetin e grupeve të krimit të organizuar, duke përbërë një kërcënim serioz për komunitetin. Sipas tij, strukturat ligjzbatuese do të vijojnë operacionet për largimin e personave të tillë nga rrugët e Londrës.

 

2 Komente

  1. g
    gjergji

    Cudi!!!!!! "Diaspora Londineze"e barit te bardhe tani vazhdon te ndryshoj destinacionin.PAS disa viteve burg ne Angli do kthen ne protesten qe shoket e tyre po marrin pjese.Sa mire ,do kthehen pas disa viteve burg.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cunat e Londres

      Diaspora

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje