Tragjedia në Roskovec ishte e paralajmëruar. Refit Buzi ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje, por kjo nuk e ka penguar që të dalë prej andej e të kryejë krimin tronditës në orët e para të mëngjesit, ku vrau ish-vjehrrin, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka dhe mori peng ish-gruan Rozalinda Plaka, për ta liruar pas shumë negociatash me forcat elitë RENEA.
Rozalinda Plaka, me të cilën ai ishte ndarë prej kohës ishte në urdhër mbrojtjeje, por mesa duket Buzi se kishte pranuar dot faktin se ajo ishte larguar.
Familjarët e viktimës thanë se ai e kërcënonte Rozalindën vazhdimisht dhe ishte shumë i dhunshëm.
Banorët e zonës kanë deklaruar se Refit Buzi se disa vite më parë kishte marrë peng edhe një person tjetër dhe konsiderohet i rrezikshëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit sot në fshatin Vidhisht në Rockovec. Refit Buzi 35 vjeç qëlloi për vdekje Kosta Plakën dhe plagosi Belere Plakën, ish-vjehrrën, ndërsa mori peng ish-gruan Rozalina Plaka.
Jevg rracet ky, ka nje arsye se pse jevgjit nuk jetojne ne veri te krujes sepse e dijn cfar pasojash kan per gabime e mekate