Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e zgjeruar të Partisë Socialiste dhe qeverisë, u ndal edhe te protesta e lidhur me Zvërnecin dhe Bulevardin e Flamingove, duke analizuar ndikimin që pati ajo përtej kufijve të Shqipërisë.
Rama deklaroi se ngjarja nuk mund të kuptohet pa ndikimin e madh të hapësirës digjitale, e cila sipas tij e ktheu çështjen në një temë me jehonë ndërkombëtare. Ai tha se Zvërneci nuk mbante vetëm peshën e një investimi të madh, një lagune të ndjeshme dhe një vendimmarrjeje të debatueshme, por u kthye në një pikë përqendrimi të vëmendjes globale pas viralitetit të një videoje nga protesta.
Sipas kryeministrit, pamjet e protestuesve që përplaseshin me një gardh me tela me gjemba krijuan një simbolikë të fortë, ndërsa lidhja e projektit me familjen e Donald Trump ndikoi në rritjen e vëmendjes mediatike.
“Ajo protestë nuk mund të kuptohet pa rënë nën mbingarkesën e të dhënave digjitale mbi Bulevardin e Flamingove, i cili mblodhi dhe lëshoi një pafundësi sinjalesh në të gjithë anët e globit. Sepse Zvërneci nuk mbante vetëm peshën e një investimi të madh, të një lagune të ndjeshme, të pikëpyetjeve mbi procesin, të një vendimmarrjeje të debatueshme, të cilat krijuan një forcë magnetike mbi planetin Tokë pas viralitetit të një videoje, ku brishtësia e individëve që protestonin përplasej me gardhin e lartë me tela me gjemba, si të ishte një kufi i pakapërcyeshëm mes jetës së tyre dhe një rruge të madhe zhvillimi që e kishte flakur atë jashtë shtratit të saj.
Në Zvërnec qëndronte edhe hija e emrit më polarizues të politikës dhe medias botërore. Pikërisht në qendër të projektit ishte dhëndri dhe e bija e tij. Pa atë lidhje, protesta do të ishte, në rastin më të mirë, një çështje shqiptare, jashtë vëmendjes së botës, por falë kësaj lidhjeje ajo u shndërrua menjëherë në një ngjarje me jehonë globale.
Zvërneci dha videon revoltuese, flamingoja dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global, ndërsa algoritmi, i nxitur edhe nga ushtritë e ndërhyrjeve në punën e vendeve të tjera, bëri pjesën tjetër. Me një shkëndijë të ndezur pranë pyllit me pisha në Nartë, u shpërnda brenda pak orësh një zjarr marramendës anembanë botës.”, tha ai.
Terheqja zvarre e atij djali kjo ishte. Nese jo do kalonte si te tjerat. Trump nuk eshte ceshtje Shqiptare. Nderkomvetare po.
Shume po meresh me Zvernecin. Si me Alabarin? Kzsh eshte arsyeja. Alabari mori portin e vetem te sakte qe kemi. Ndertime hic.....cpo ben o njeri? Me me kujdes e siguri. Jane asete te medha qe mund ta demtojne rende vendin e ja jep ne ne pronen tende. Na jep nje pergjigje cpo ben Alabari ne Durres? Kaq.....ka 5 vjet na the vjen mrekullia.