Rama prezanton dokumentin “Besa”: Aleanca për ta kthyer protestën në test pjekurie të demokracisë

24 Korrik 2026, 13:35Politika TEMA
Rama prezanton dokumentin “Besa”: Aleanca për ta kthyer

Duke prezantuar me emrin “Besa” dokumentin që prezantoi në fillim të fjalimit të tij para grupit të PS, Rama tha se asnjë fjalë s’e përshkruan më mirë se vendimet e qeverisë s’do të përjetohen më nga qytetarët si prerje në besë. Ai tha se debati është mes atyre që duan një Shqipëri të drejtë dhe atyre që e duan të përçarë. Rama tha se kjo është aleanca për të kthyer protestën e flamingove në test pjekurie të demokracisë.

“E kam titulluar me emër të vjetër dhe shumë të madh: Besa. E  di që do të hapë debat, por e zgjodha edhe pse do të hapë debat. Nuk gjeta asnjë fjalë që ta thotë më qartë që vendimet të mos përjetohen më si prerje në besë, të mos ndihen si të padëgjuar e të painformuar, të papërfillur! Do ta merrni për ta shkoqitur gjatë pushimeve. E di që para se ta lexoni do të jetë hedhur në kanale sociale, i mbuluar me pupla sorrash. C’est la vie! Kam shkruar edhe një aneks për mënyrën si PS do ta mbështesë kthesën. Atë nuk do ta merrni sepse do ta diskutojmë së pari në një takim të ngushtë me drejtuesit e komisioneve. Beteja sot nuk është mes qeverisë dhe qytetarëve. Është mes atyre që duan një Shqipëri më të drejtë e të besueshme dhe atyre që e kanë të domosdoshme një Shqipëri të përçarë dhe pa besim te shteti. Atyre, që i patë edhe dje, të grumbulluar si një grup i vogël sorrash te foltorja e parlamentit. Edhe pse tani, bulevardi i ka lënë si zogj korbi të kategorisë së dytë. Aleanca që na duhet është për ta mbrojtur kritikën, për ta kthyer zemërimin në ndryshim, pyetjen në provë dhe protestën nga një çast përplasjeje në një test pjekurie të demokracisë”, tha Rama.

1 Komente

  1. T
    Toni

    Parti shtet. Demokraci pothuajse fare. Kaq kuptoj une nga Shqiperia.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje