Gjykata Adminstrative e ka shmangur kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror, duke mos e marrë në shqyrtim atë.
Në vendim, gjykata u shpreh se Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim.
“Dihej, por shyqyr e mori vesh mileti”, mësohet të jetë shprehur kryebashkiaku pas shqiptimit të vendimit.
“E pritshme!”, ishte reagimi më i parë i avokatit Plarent Ndreca pas shpalljes së vendimit.
“Ishte test për sistemin sesa ka aftësinë për të vetëkorrigjuar problematikat që ka. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme. Ai nuk ka thënë që jam prokuror i emëruar në mënyrë të ligjshme. Sistemi nuk e tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar. Nuk ka problem më të rëndë sesa emërimi i një prokurori që ushtron funksionin në mënyrë të paligjshme. Është një e vërtetë që do e ndjekim deri në fund. Kjo lidhet me sistemin e drejtësisë dhe aftësinë e tij që të tregojë vetveten. U tregua korporatizmi gjyqësor”, tha Ndreca për mediat.
Në vijim, avokati tha se çështja do të ndiqet në Apel.
“Do të shkojmë në Apel me të pasur vendimin e zbardhur nga gjykata. Do e fitojmë këtë çështje”, tha Ndreca.
Gjykata refuzoi gjithashtu edhe kërkesën e pranimit si palë të ish-prokurorit Tom Deda dhe gjithashtu të Asociacionit për Media e Drejtësi.
Shoqata ishte shprehur se çështja përbënte interes publik dhe lidhej me integritetin e sistemit të drejtësisë. Shoqata zbuloi se prokurori Dado ka qenë pjesë e hetimit për vrasjet në bulevard, para kryeministrisë së udhëhequr nga Sali Berisha në 2011-ën. Sipas tyre, mënyra si është hetuar 21 janari, me përfshirjen edhe të Dados, lidhej drejtpërdrejt me kriteret dhe rrethanat e emërimit të tij si prokuror në shkelje të ligjit.
Për këtë kërkesë, avokati Plarent Ndreca paraqiti në fillim të seancës një qëndrim ku kërkonte pranimin e palës.
Ndërsa ish-prokurori Deda, i cili u paraqit sot me kërkesën për t’u bërë palë, tha se emërimi i Dados përkon me shkarkimin e tij, duke u shprehur “jam hequr unë që i është hapur vendi Ols Dados”. Edhe kjo u cilësua nga Veliaj si “shqetësim i një qytetari për rrëmbimin e kryebashkiakut” dhe u kërkua të pranohej.
Te keto seancat as zdromsi as avokati nuk mungojne. Te gjyqi i tij dhe i gruas mungon ne cdo seance. Ka dell martiri zdromsi, po sakrifikon vehten e tij per te pastruar sistemin e drejtesise
Gjykate muti.Frikacake dhe pa dinjitet:Te mirepaguar por nuk bejne punen:Harram leket.Ti gjykoje çeshtjen pastaj jep vendim. Per te rehatuar banditin Dado dhe ti beje pushimet te qeta gjyqtari injorant nuk e mer ceshtjen ne shqyrtim.
Turp! Në kete rast mësuam që brenda sistemit te drejtesise, edhe kur faktet jane kokeforta, nuk mund te fajesohet dikush, le me pastaj të ndeshkohet ai ose ajo. Mos flasim pastaj per arsyetimin mjeran te gjykatesit te çeshtjes?!...Kutohet qe thjesht kemi të bejme me një korporate. Mund ta kem edhe gabim, por sidoqofte, koha do të na e tregoje.