Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, dhe aktivisti Ilir Xhemalaj u përplasën në emisionin "Off the Record" në A2 CNN, ku debatuan mbi karakterin e protestës dhe raportin e saj me Partinë Demokratike. Gjatë diskutimit, Mila ngriti dyshime se protesta, megjithëse prezantohet si anti-establishment, mbështetet në pjesëmarrjen dhe mobilizimin e Partisë Demokratike, kjo nisur nga fakti që protestuesit nuk kanë qëlluar me vezë apo sende të tjera në drejtim të opozitarëve. Ndër të tjera ajo sfidoi organizatorët që të krijojnë një alternativë të pavarur politike dhe të garojnë në zgjedhje pa u mbështetur te Partia Demokratike.
Pjesë nga debati:
Mila: Ka një kontradiktë shumë të madhe në atë çfarë artikulohet. Fillimisht, funksionarët e Partisë Demokratike janë pjesë e protestës apo jo? Sepse shumë prej atyre të cilët sot Policia e Shtetit edhe arrestoi, janë në fakt funksionarë të Partisë Demokratike. Tani, ju si protestues i quani edhe këta pjesë tuajën apo nuk i quani? Se herë i referoheni establishmentit, pra edhe Partisë Demokratike, por nga ana tjetër numrat ia kërkoni Partisë Demokratike. Që do të thotë ëmbël ju vjen kur ky “non grata” i Partisë Demokratike del atje dhe bën thirrje që jo me logon e Partisë Demokratike, por ju dilni në protestë. Çfarë do të thotë se ju ia lakmoni numrat kësaj partie. Përsa i përket kësaj çështje do duhet që ne të kemi një qartësim njëherë e përgjithmonë: E doni, e keni Berishën pjesë të protestës apo është edhe Berisha ai për të cilin ju po protestoni? Nëse Berisha dhe Partia Demokratike janë pjesë e establishmentit dhe nuk janë pjesë e juaja, atëherë zotëri mos toleroni asnjë funksionar të Partisë Demokratike të rrëmbejë protestën. Ashtu siç ka ndodhur sot, ashtu siç ka ndodhur në disa akte ekstreme që janë marrë, akte dhune që janë paraqitur përgjatë gjithë kësaj kohe, sepse nuk po dimë ta lexojmë nëse është protesta e Partisë Demokratike apo është protesta e të tjerëve, apo të tjerët bëjnë sikur është e të tjerëve, por në fakt është e Partisë Demokratike. Kështu që, të qartësohen qytetarët, të qartësohemi edhe ne. Ju referuat se janë njerëz të lirë, pra mund të bëjnë çfarë të duan edhe ata që janë aktivistë të Partisë Demokratike. Po tani edhe kjo sikur nuk shkon, sepse del prapë tek ajo që unë thashë më parë, që ia lakmoni numrat. Do të thotë që ka një frikë nga ana juaj dhe ka një tkurrje kur vjen fjala tek numrat. Ejani në zgjedhje përballë Partisë Socialiste dhe garoni në zgjedhje me një parti të formësuar. Apo nuk ndaheni dot nga Partia Demokratike?”
Xhemalaj: Në grupin tonë organizator nuk ka asnjë eksponent të Partisë Demokratike. Në grupin tonë, si qytetar të lirë mund të vijë kushdo, edhe ju zonja Sara Mila jeni e mirëpritur të vini këtu në këtë protestë dhe ajo që unë dua t'ju them është që këtu shumica e protestuesve, me sa njoh unë, janë nga PS-ja, nuk janë të Partisë Demokratike.
Mila: Si i identifikoni 300 000 njerëz? Ose keni 10 njerëz dhe prandaj i identifikoni, se po të jenë 300 000 nuk i identifikoni dot. Ose keni sistem patronazhimi që është pak kontradiktore.
Xhemalaj: Në Tiranë jetojmë, shyqyr Zotit i njohim. Dy herë erdhi e provoi Partia Demokratike në këtë shesh. Dy herë është ndjekur nga ky shesh. Që të jemi të qartë. Pjesa tjetër, këtu në këtë shesh mund të dalin sa parti të duan. Kjo nuk varet nga ne.
Mila: Pra, deputetët e Partisë Demokratike që me të madhe thonin sot se vezët nuk bien mbi ta, kanë gënjyer.
Xhemalaj: Atë nuk e di unë, pyesni ata. Unë flas për pjesën e protestës. Nuk flas për Partinë Demokratike.
Mila: A keni gjuajtur vezë mbi deputetët e Partisë Demokratike? A është protesta antiestablishment?
Xhemalaj: Ne kemi gjuajtur vezë mbi çdo deputet që ka dalë nga dera e Parlamentit. Ata një herë nuk i njeh njeri kush janë. Janë njerëz se s'i njeh as lagja e tyre. Janë të futur në lista partish dhe nuk kanë marrë asnjë votë nga populli. Prandaj populli s'ka si t'i njohë. Ne përballemi me Parti Socialiste dhe me çdo parti tjetër, kur të doni ju, mjafton të ndryshoni rregullat e lojës se rregullat e lojës i keni vënë që të fitoni vetëm ju.
Eshte proteste e PD . Organizatoret jane Fatos Lubonja Armand Shkullaku Preç Zogaj vogelushi Andush Bushati dhe Shpend Gashi. Jane te gjithe exponent te PD. Nje pjese jane te pulangrensit Shehaj,vkomunistit Qorri Kurtovitçit dhe Tiku Qukapikut.... Qershia mbi torte te semuret psiqik Finances jane Top Qenefi, New 24 , Behxhete Pacolli , dhe budallai i Aleksander Meksit Gjin Gjoni Arjan Ndoja. Te gjithe financuesit jane te lidhur me familjen kriminale Berrisha .