Protesta, e cila ishte thirrur të enjten para Kuvendit u shoqërua me akte dhune ndaj efektivëve të Policisë. Efektivët e policisë u qëlluan me gurë dhe vezë, ndërsa disa prej tyre u gjakosën.
Analisti Martin Leka, i ftuar në “News Line” u shpreh se aktet e nervozizmit vijnë për shkak se organizatorët e protestës e shikojnë se numrin i pjesëmarrjes ka rënë me ritme të shpejta.
Ai theksoi se veprimet e dhunshme janë të dënueshme nga të gjithë dhe të papranueshme në një vend demokratik. Sipas tij, agresiviteti i shfaqur në protestë tregon se edhe ajo është në fundin e vet.
“Ndoshta është nervozizmi i numrit të protestuesve. Nuk ka më numrat e dikurshëm, madje ka numrat simbolikë, që nuk e kalojnë shifrën e 1000 personave dhe organizatorët e protestës dhe pagatorët e tyre nuk janë të kënaqur dhe kanë shenja nervozizmi.
Aktet e dhunës janë akti i fundit e një protestë, që tregon edhe fundin e vet. Çdo akt dhunë i protestës është medalje për Edi Ramën dhe për pushtetin. Aktet dhunshme janë të dënueshme nga të gjithë.
Në çdo rast aktet dhunshme janë të dënueshme, ndaj them se janë si një dekoratë për kryeministrin Edi Rama. Tani për tani janë aktet e fundit dhe me aktin e dhunës ndaj forcave të rendit, gjuajtjes me gurë dhe sende të forta ndaj policisë, është një akt i dënueshëm”, tha ai.
Analisti u shpreh se protesta në fillimet e saj ka patur në përbërjen e saj disa grupime dhe tani ka mbetur vetëm pjesa e “anarkistëve”, të cilët duan të marrin pushtet me dhunë.
“Protesta ka disa grupime të ndryshme dhe unë mendoj se tani në fund ka mbetur grupimi anarkik, i cili kërkon më çdo kusht anarki dhe pushtet me dhunë. Këtë janë bërë si një sekt i dhunshëm. Janë si një degë e dhunës së PD dhe po ta lidh pak me PD, unë mendoj se të gjithë personazhet që njohim në protestë kanë një lidhje me PD”, theksoi ai.
Gjatë diskutimit në studion, Leka u shpreh se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është politikani më hipokrit dhe nuk i beson më askush. Ai pohoi se Berisha kërkon të përfitojë nga protesta dhe përmes saj tenton të krijojë tensione ndaj Kuvendit dhe mazhorancës.
“Sali Berisha është treguar dhe sot është treguar njeriu më hipokrit i politikës nga ana tjetër kërkon të mbyllet parlamenti, por nga ana tjetër nuk e dorëzon mandatin e deputetit. PD është si një degë e protestë, që kërkon të përfitojë nga protesta. Përmes saj, kërkon të krijojë tension ndaj Kuvendit dhe ndaj mazhorancës, por tashmë përmes liderit të vet, që është një politikë hipokrizie , e cila nuk besohet edhe nga ata vetë”, tha ai.
Vetem veze kane hedhur per te felliqur te felliqurit. Sendet e forta i fut rama hajduti me ballen korrupsionin per kaos
Jane nervoz se jane shume kandidate per KM dhe duan te duken se kush eshte me kriminel.
Mire e keni vazhdoni vazhdoni protesten Deri tu qihen ropt e shpis