Konferencë ndërkombëtare në Tiranë mbi përballjen me manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjen e huaj

23 Korrik 2026, 13:55Politika TEMA
Konferencë ndërkombëtare në Tiranë mbi përballjen

Më 27 korrik, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë në Tiranë konferencën ndërkombëtare “Përballja me Manipulimin dhe Ndërhyrjen e Huaj në Informacion (FIMI): Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, kushtuar një prej sfidave më aktuale për demokracitë dhe sigurinë evropiane.

Konferenca do të mbledhë përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ekspertë, akademikë, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe sektorit të teknologjisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia dhe Shqipëria.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi rëndësinë e ndërtimit të një përgjigjeje të përbashkët ndërmjet partnerësh ndaj manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjes së huaj, duke vënë në dukje se vendet e zgjerimit duhet të jenë pjesë aktive e këtij diskutimi dhe të kontribuojnë me përvojën e tyre në forcimin e qëndrueshmërisë demokratike të Evropës.

Konferenca do të shërbejë si një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e qasjeve praktike për forcimin e rezistencës demokratike dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, medias, akademisë, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

 

Lini një Përgjigje