Dënimi i 34-vjeçares dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, Presidenti Begaj ndërhyn për procedurat e lirimit

22 Korrik 2026, 18:35Sociale TEMA
Dënimi i 34-vjeçares dhe dërgimi në burg bashkë me

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, menjëherë pas marrjes së informacionit për arrestimin e nënës 34-vjeçare në Rinas, është interesuar pranë organeve ligjzbatuese që çështja të zgjidhet dhe nëna e tre fëmijëve të mitur të lihet e lirë.

Burime bëjnë me dije se Presidenti ka kërkuar informacione nëse e reja përfiton nga amnistia e nëse jo, ka kërkuar propozim zyrtar nga ministria e Drejtësisë për amnisti personale për të, pasi është nënë e tre fëmijëve të mitur, njëri prej të cilëve i sëmurë.

34-vjeçarja u arrestua me të mbërritur në Rinas dhe u dërgua na burg bashkë me foshnjën 7 muajsh pasi ishte denoncuar nga vjehrri i saj për dhunë në familje.

3 Komente

  1. L
    LORA

    Nderhyrja e Presidentit eshte me vend. Si mund te mbahet ne burg nje nene me tre femije te mitur?!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kozi na Libofsha

      Po paska qene pak si bushter, perderisa paska ushtruar dhune ndaj gjysherve te femijeve! Qysh thoni Ju?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Më vehte tani e tutje.

        Po. Por duhet të dalë me shtëpi më vete tani dhe të mos të ketë më të bëjë me vjehrrin dhe vjehrrën.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje