SHBA dhe Arabia Saudite vulosin marrëveshjen bërthamore: Leje për pasurimin e uraniumit! Irani kalon natën e 11-të nën sulmet amerikane

22 Korrik 2026, 08:25Bota TEMA
SHBA dhe Arabia Saudite vulosin marrëveshjen bërthamore: Leje për

Presidenti amerikan Donald Trump ka miratuar një marrëveshje me Arabinë Saudite për një program bërthamor civil, i cili mund të hapë rrugën për pasurimin e uraniumit në mbretëri, raporton Wall Street Journal, duke cituar burime nga administrata amerikane.

Marrëveshja ka një afat prej 30 vjetësh dhe vlerësohet në dhjetëra miliarda dollarë. Kompanitë amerikane do të kenë një rol qendror në zhvillimin e infrastrukturës bërthamore të Arabisë Saudite, pa praninë e konkurrentëve të tjerë të huaj.

Ndër elementët e marrëveshjes parashikohet edhe mundësia e ndërtimit të një impianti për pasurimin e uraniumit, nëse kjo do të konsiderohet e nevojshme.

Sipas administratës amerikane, mënyra se si është strukturuar marrëveshja u garanton Shteteve të Bashkuara një kontroll de facto mbi programin bërthamor saudit, me qëllim që ai të mos përdoret për qëllime ushtarake.

Nuk dihet nëse Kongresi do të bjerë dakord, megjithatë, vëren Wall Street Journal, Kongresi vështirë se do të ketë fuqinë për ta bllokuar nismën, pasi për të kapërcyer një veto të mundshme presidenciale do të nevojitej një rezolutë e përbashkët e miratuar me shumicë prej dy të tretash.

Në natën e njëmbëdhjetë të sulmeve ndaj Iranit, Shtetet e Bashkuara synuan të shmangnin pengimin e lundrimit në Hormuz.

"Forcat e Centcom goditën qendra operative ushtarake iraniane, kapacitete detare, hangarë avionësh, depo dronësh dhe infrastrukturë logjistike ushtarake, me qëllim reduktimin e mëtejshëm të aftësisë së Iranit për të kërcënuar trafikun tregtar në Ngushticën e Hormuzit", thuhet në një postim të Komandës Qendrore amerikane.
Lejimi i Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit do të krijonte një precedent të rrezikshëm, me pasoja edhe përtej rajonit, tha sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

"Nëse lejojmë që një shtet të kontrollojë një rrugë ujore ndërkombëtare, të vendosë tarifa kalimi dhe të hedhë në erë anijet nëse ato nuk paguajnë, do të krijojmë një precedent shumë të rrezikshëm që do të përsëritet në pjesë të tjera të botës, përfshirë edhe këtë rajon", tha ai./Corriere

1 Komente

  1. K
    Klimax

    Leje për pasurimin e uraniumit të një vendi diktatorial duke e justifikuar si program bërthamor civil?!!! Po ajo lufta ndaj Iranit që po bëhet si lufta e Rusisë ndaj Ukrainës nga pesë ditë po shkon pesë vjet, përse po bëhet?!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje