Tabaku takime në Malin e Zi me ministrat dhe Kryetarin e Ulqinit: Më shumë përfaqësim, të drejta dhe investime për shqiptarët

22 Korrik 2026, 10:02Politika TEMA
Tabaku takime në Malin e Zi me ministrat dhe Kryetarin e Ulqinit: Më

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në cilësinë e drejtueses së Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin, zhvilloi një seri takimesh zyrtare në Malin e Zi me përfaqësues të qeverisë dhe pushtetit vendor.

Gjatë vizitës, Tabaku u takua me ministrin e Energjisë dhe Minierave, Admir Šahmanović, ministren e Çështjeve Europiane, Maida Gorčević, si dhe me Kryetarin e Komunës së Ulqinit.

Në takimin me ministrin Šahmanović, diskutimet u përqendruan te forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, veçanërisht në sektorët e energjisë, gazit, infrastrukturës energjetike dhe qendrave të të dhënave.

Tabaku theksoi se Shqipëria duhet të sillet si një partnere serioze dhe e besueshme për Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e rajonit, përmes bashkëpunimeve konkrete dhe afatgjata.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua nevojës për më shumë investime në qytetet dhe zonat ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi dhe ku ata zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik.

Sipas Tabakut, Shqipëria duhet t’i ketë vazhdimisht në vëmendje shqiptarët në Malin e Zi, të drejtat, nevojat dhe përfaqësimin e tyre politik dhe institucional.

“Shqiptarët e Malit të Zi duhet të përfaqësohen denjësisht në Parlamentin malazez dhe të kenë hapësirën e merituar në kodin e ri zgjedhor, në jetën politike, ekonomike dhe në vendimmarrje”, u shpreh ajo.

Në takimin me ministren e Çështjeve Europiane, Maida Gorčević, në fokus ishte procesi i integrimit europian dhe përvoja e Malit të Zi, si vendi që ka avancuar më shumë në negociatat me Bashkimin Europian.

Tabaku vlerësoi se progresi i Malit të Zi nuk është i rastësishëm, por lidhet me angazhimin politik, përqendrimin e administratës te reformat dhe trajtimin e integrimit si një prioritet kombëtar.

Ajo evidentoi gjithashtu mënyrën se si qeveria malazeze ndan dhe diskuton agjendën europiane me Parlamentin, opozitën dhe aktorët e tjerë politikë dhe shoqërorë.

“Integrimi nuk është pronë e një qeverie, por një projekt kombëtar. Ky është një mësim që duhet ta marrë edhe Shqipëria”, theksoi Tabaku.

Deputetja demokrate kritikoi qasjen e qeverisë shqiptare ndaj procesit të negociatave, duke kërkuar më shumë transparencë dhe përfshirje të opozitës dhe qytetarëve.

Sipas saj, qeveria nuk duhet ta mbajë të mbyllur procesin e integrimit në zyrat e burokracisë, por duhet të bëjë publike agjendën e negociatave, prioritetet, sfidat dhe rrugën që po ndjek.

“Integrimi europian nuk bëhet me propagandë apo me komunikim njëkahësh. Ai kërkon dialog, përgjegjësi dhe përfshirje”, deklaroi Tabaku.

Vizita u mbyll me një takim me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, ku u diskutua për sfidat e pushtetit vendor, gjendjen e shqiptarëve dhe përfaqësimin e tyre në institucionet e Malit të Zi.

Tabaku nënvizoi se shqiptarët duhet të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre dhe të përfitojnë më shumë investime në qytetet dhe zonat ku jetojnë.

Ajo bëri të ditur se çështjen e investimeve, të përfaqësimit politik dhe të drejtave të shqiptarëve e kishte ngritur edhe gjatë takimeve me përfaqësuesit e qeverisë malazeze.

Tabaku kërkoi gjithashtu forcimin e bashkëpunimit me faktorin shqiptar në Malin e Zi, të cilin e cilësoi si një mbështetës të qëndrueshëm të orientimit euroatlantik dhe të procesit të integrimit europian.

“Më shumë përfaqësim, më shumë të drejta dhe më shumë investime për shqiptarët janë në interes të Malit të Zi, të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe të së ardhmes europiane të të gjithë rajonit”, përfundoi Tabaku.

5 Komente

  1. V
    Vonjati

    Motra, mos harro te flasesh per shtetin narko, Shqiperine!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hanemes tabaku i ka punuar gjyshja cingie

      Hanemja pas malit zi do shkoj te islamiku al bin ti kerkoj ushrar per rrezimin e edi rames

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muli

        Me cilësinë e kryetares e kom parl per drejtat e njeriut dhe informim,dhe flet për ekonominë dhe asnje fjalë për tagrin që ka...!!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Malsori

          Ne parlamentin malazez ka 6 deputet SHQIPTARE, nuk jane tabake-lekurpunues te sjelle nga fshatrat e ankarase por shqiptare te vertete me gjenetike te paster brez mbi brez, te flase per minoitetin e padeklaruar OSMAN ne Shqiperi qe i kalon 300 mije

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agron

            O sharabajge e ndritur ketu ti dhe tani me urdhër te salehut je ne Ulqin,percahini dhe aty shqiptaret

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje