Fotoja me ambasadorin Gonzato e sajuar me inteligjencë artificiale, Luarasi: Lajm homofob dhe mizogjin, kjo nuk është gazetari, por dezinformim

21 Korrik 2026, 20:10Politika TEMA
Fotoja me ambasadorin Gonzato e sajuar me inteligjencë artificiale,

Deputetja e PS, Iris Luarasi ka reaguar lidhur me një foto të krijuar me inteligjencë artificiale, e cila ka qarkulluar në rrjete. Në një postim të sajin, Luarasi e quan foton ku ajo shfaqet e kapur për dore me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato, një gënjeshtër dhe dezinformim i opinionit publik.

Sipas saj, lajmi dhe fotoja në fjalë arrin të jetë njëkohësisht homofob dhe mizogjin.

Postimi i plotë:

Njoftim urgjent nga bota paralele e portaleve.

Kemi një “lajm” që në një klik arrin të jetë njëkohësisht homofob dhe mizogjin. Dy sulme, një foto. Efikasitet i vërtetë, vetëm se i vënë në shërbim të gënjeshtrës. Dhe jo vetëm kaq. Foto e publikuar është punuar me inteligjencë artificiale, që të dukemi sikur jemi kapur për dore. Kjo nuk është gazetari, por është një kurs i shpejtuar se si të dezinformosh.

Ironia më e madhe? Unë jam kryetare e nënkomisionit kundër dezinformimit. Dhe ju sapo më dhuruat rastin studimor më perfekt që mund të kërkoja. Sepse dezinformimi nuk është shaka: është tallje ndaj lexuesit, dëm ndaj një diplomati dhe një goditje ndaj vetë standardeve që Bashkimi Europian kërkon nga media shqiptare. Kush luan me të vërtetën, duhet të përgjigjet edhe për të. Përgjegjësia mediatike nuk është opsion, por është detyrim. Kur fabrikon realitete me AI, s’je gazetar. Je mashtrues ordiner. Liria e medias nuk është leje për të falsifikuar!                                                                                   Foto e dytë është fotoja origjinale, e paretushuar: në Spaç, aty ku dikur burgoseshin ata që thoshin të vërtetën. Sot disa e keqpërdorin lirinë që të tjerët e paguan me burg, për të fabrikuar urrejtje.

4 Komente

  1. N
    Ne prokurori

    Shko ne prokurori bolle i keni toleruar shkelsit e ligjit

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazetari, opinionit dërrdërrist, i pavarur krejt..

      Nxirre me emër! Kush është legeni apo bucela që ka botuar këtë photo

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurveria ka emra

        Shkon, por po sikur te genjeje kjo biba kurva dhe ate qe e shet si origjinale te jete me AI??!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Ti e ke te veshtir ta kuptosh se je me bisht ala

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje