Aruba dhe Arusha

21 Korrik 2026, 09:55Blog Nga Ylli Manjani

Besoj e dini atë barcaletën e vjetër: arusha i sillte mjaltë çdo ditë bariut që e kishte “palluar” një herë. Një histori popullore që shpjegon, me logjikën e humorit shqiptar, pse disa lidhje lënë gjurmë më të forta se vetë martesa.

Kur dëgjova për herë të parë emrin “Aruba”, mendova se ishte ndonjë mënyrë moderne për t’iu referuar arushës. Si puna e atyre fjalëve që i zbukurojmë pak për t’u dukur më ndërkombëtarë. Por jo. Aruba qenka një ishull i vogël në Karaibe, me plazhe të bardha, det kristal dhe palma. E megjithatë, ka arritur të zërë më shumë vend në lajmet shqiptare sesa gjysma e qyteteve të Shqipërisë.

Madje ka tërhequr edhe vëmendjen e SPAK-ut.

Dhe këtu fillon humori i pavullnetshëm. Se drejtësia jonë e re nuk është më kombëtare. Është globale. SPAK-u po sillet si një lloj prokurorie penale e OKB-së. Nuk ka cep të botës ku nuk mund të mbërrijë një dyshim shqiptar.

Në këtë ritëm, Kodi Penal duhet ribotuar me hartën e globit në fund. “Republika e Shqipërisë ushtron juridiksion mbi çdo shqiptar, kudo që të hajë drekë, darkë apo të pijë Mojito.” GJKKO do ti  zërë vendin Gjykatës së Hagës. Këtë të fundit do ta mbyllë Trumpi, kështu që se lemë vendin bosh…

Nejse, tani del se në Aruba është ngrënë një darkë dhe aty qenkësh marrë ndonjë vendim. Mirë, po sa darka hahen çdo natë në Tiranë? Sa tavolina ka plot me njerëz që vendosin për politikë, biznes, media, tendera, zgjedhje, aleanca e armiqësi? Apo vendimet vlejnë vetëm kur shoqërohen me pamje nga Karaibet? Se po t’i bësh në Sauk apo në Lundër nuk kanë të njëjtën peshë juridike.

Pastaj, me këtë standard, duhet të kesh kujdes edhe si turist, se ja si vjen puna Gëlltit një lugë çorbë të prishur… domethënë një gllënjkë Mojito në Aruba… dhe e vjell gjithë jetën në dosje.

Një koktej i pirë në Karaibe paska efekt juridik më të gjatë se antibiotikët.

Po më shumë se Aruba, mua më shqetëson SPAK-u.

Imagjinojeni tani konfliktin e madh brenda institucionit.

Kush do shkojë me shërbim në Aruba?

OPGJ-të e BKH dhe prokurorët e SPaK duke u kapur për flokësh:

— “Jo, këtë dosje e ndjek unë!”

— “Jo, kam eksperiencë me klimën tropikale!”

— “Po unë kam specializim për hetime në plazh!”

Në fund do hidhet shorti.

Në fakt, me këtë ritëm, SPAK-ut do t’i duhet një organikë e re.

Shef i sektorit për Karaibet dhe Amerikën Qendrore.
Specialist për ishujt tropikalë.
Ekspert për provat e mbledhura pranë pishinave “all inclusive”.
Oficer për verifikimin e Mojito-s si provë materiale.
Shpenzimet e udhëtimeve nuk do t’i kenë më si institucion drejtësie, por si agjenci turistike.

“Paketa hetimore 7 netë, 8 ditë. Fluturimi, hoteli, mëngjesi dhe administrimi i provave përfshihen në çmim.”

Po të isha pjesë e tyre do aplikoja vetëm për sektorin e Indonezisë dhe Bora Bora.

Jam gati të sakrifikoj veten për shtetin. Me profesionalizëm të lartë, natyrisht.

Në fund të fundit, dikush duhet ta mbrojë ligjin edhe në plazhet më të bukura të botës. Pse vetëm Zvërnecin do mbrojmë ne nga Aruba?! Jo ore, mbrojmë edhe Arubën nga Aurba dhe arusha…

Sepse Aruba mund të duket ekzotike, ndërsa arusha vetëm pak njerëzve mund t’u duket erotike.

E megjithatë, një gjë është e sigurt: në Shqipëri mjafton të përmendet një ishull në Karaibe dhe ne harrojmë që kemi një vend plot me arinj, arusha, dreka, darka dhe thashetheme. Vetëm se ato nuk kanë rërë të bardhë, prandaj nuk duken aq interesante.

30 Komente

  1. K
    Kujtime

    Me kujtohet kur dikur Mero Baze nxirrte kartelen mjekesore te Rames me diagnoze "Psikoze Afektive" ndersa sot kur erdhi ne pushtet sulmon opoziten dhe protestuesit. Me kujtohet gjithashtu kur ministreshat e ketij qeshnin ne kohen e 1 minute heshtje ne parlament me vrasjen e Martin Canit

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gega

      Ruaji po mos i trego se na mallëngjeve. Po për gërdecin apo 21 mban mend ose lere më mir se jemi dhe me zemër. Hajde mendje koqe hajde. Na shih dhe ndonjë ëndër me km se ky do dorëhiqet nga2060 ah o debilë çu gënjen truri.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurioz

        Pse mendon qe do e kaloj tetorin ne pushtet Rama? Mendoj se populli e la aq shume ate specie palacoje sepse ishte i painteresuar per politike. Tani gjerat kane ndryshu me kohe, kohe, kohe, s jena mo mo mo, s jena mo mo mo ....

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vëzhguesi

        Martin Cani doli nga shkolla dhe bashke me grupin e tij shkoi per te rrahur grupin tjeter. Deri ne nje cast e kishte vene perfund vrasesin, por vraresi perdori nje thike dhe keshtu fitoi duelin. Dy duar per nje koke jane.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ripjellja Satanike

          Te gjithe kemi bere sherr si adoleshente por vetem ne kohen e Rilindjes AntiShqiptare e ha thiken per pune kalamajsh. Kjo sepse Shqiperia ka ndaluar se qeni shtet kthyer ne nje dyqan masiv droge dhe platforme pastrimi parash.

          Përgjigjjuni
      3. V
        Vl

        Tu ja RQ po ketu ke te drejt.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tefta

          O Ylli je I madh fare. Fiks keshtu po punojne keta. Jane bere si prokurori boterore . Ku ndodh dicka, kur arrestohen bie fjala 30 veta dhe 1 eshte shqiptar, shkojne keta me vrap dhe marrin ceshtjen. Cfar behet keshtu ?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Martini

            Analizë perfekte. Kemi dhe gazetar si "znj.Pretenca", "z. Akuza", "znj Nga burime të sigurta", "znj. Nga burime kofidenciale","znj.Baba Vanga" etj.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ipavaruri

              Gazetaret qevthote "Martini"edhe ca te tjere ,sa here del Berisha nga spak-u spo ne koferenca shtypi e pyesin per Aruben,madje dhe depute ne klmisione pyeten kreun e spkaut per "Dosjen Aruba",i vune dhe emer dosjes,dhe ne mbremje ndizen debatet banaqeve kush ishin,cfare shiten,cfare fituan,ku i cuan ,ke kafshuan,ke perqafuan,me ke fjete ,ku hengren,ca hengren,ku mender bene nevojat fiziologjike,etj ..Dhe si perfundim,te nesermen ne mengjes nis bashkebisedimi me popullin.. Aruba,Aruba...ah ku humba...

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vezhguesi F.

              Ky nuk është analizë juridike, por një seri batutash për të shmangur pyetjen thelbësore: a ka pasur apo jo vepër penale? Në vend që të diskutojë provat, autori tallet me vendin ku janë mbledhur ato. Argumenti nuk bëhet më i fortë vetëm se shoqërohet me humor.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Angoni

                Provat i kanë prokurorët jo gazetarët mos i ngatëro me veten apo me Osmon Stafën. Pastaj vetēm ke syri dhe Nws24 gazetarët mun të bëjnë e prokurorin se vetëm ata e gëzojnë këtë të drejtë.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vezhguesi F.

                  O Angoni, Nesti po me thonte qe faktet jane ndryshe. Une Syri.tv nuk e kam pare nodnjehere se me ben te vjelle. Gjithsesi, qe ta dish ti, artikullshkruesi eshte njeri i after me pronarin e syri.tv qe ti po mundohesh ta denigrosh. Keshtuqe me pare informohu pastaj flasim perseri. Te pershendes.

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  BILET ON THE AIR

                  O veshgues F ekale, po ik ore morr shko dil njehere na SHQUP qe te marresh ndonje info me te sakt, ose shko ne boullevard dhe tako LLAPA QORRIN GONE PULAXHIUN BALLIST ME QYLAF dhe ke per te pare qe jo vetem ke te drejte .... por je me K@R se te gjithe ata bashke.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vezhguesi F.

                    Edhe per ty o i mijere qe edhe nje emer nuk ke. Shko e shiko more i trazuar nga trute sepse artikullshkruesi eshte mik i ngushte me ata qe drejtojne shqup-in tend qe te pelqen kaq shume. Poshte Berishe vrasesi dhe Rame hajduti.

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vëzhguesi

                    Ti mendon se DEA nuk do kishte ngritur akuze ndaj atij grupi qe ka vepruar jashte Shqiperise, pikerisht ne territor amerikan, dhe ia ka lene SPAK-ut te hetoje nje aktivitet qe nuk ka lidhje fare me Shqiperine?

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zaza

                      Nuk eshte teritor amerikan aruba po teritor holandez Aruben e bene njerezit e saliut tur shehi osmanin shtufi copja shtufi copja zeni muli o veshgus

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vezhguesi F.

                        Aruba eshte territor Hollandez. Une uroj qe Dea ti rrase brenda same pare keta njerez te peshtire.

                        Përgjigjjuni
                    2. X
                      X

                      Ylli, je njësh.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zeni paguan qënin

                        Sa e koklavite Kushë ka qënë në Haruba buçja plakë çdo të hënë në SPAK të thotë emrat Ose të haj mender m—t të mbaj përgjesi

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PM

                          Si ka mundesi qe ka filluar Stella te na japi mend dit per dit. Po ti o avoikat i narkosave, qe ke ber 10 gjyqe dhe ke humbur 12, dihet pse e ben kete shkrim. Do te relativizosh ate takim, se ke qen dhe je avokati i narkosave. Mos e zvogelo o Stella se do dalin petet e lakrorit.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arushi

                            Ketu ia ke futur kot dhe si jurist qe je e di qe ia ke futur kot. Pyetja eshte: Pse? Ç’te shtyu t’ia futesh kot duke e ditur qe po ia fut kot? Ndonje luge çorbe e prishir?

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rezi

                              E ke qarë, jemi me fat që nuk na mbarojnë njerëzit që arsyetojnë me fakte, edhe pse humor, ka brënda shumë të vërteta. Mjerë ne për drejtësinë që na u bë peshqesh nga Saliu me juristët e tij vetingashë.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tefta

                                O vezhguesi f, ai po ta thote shqip qe jo ne cdo vend qe hahet nje darke apo pihet nje pije konsumohet nje veper penale. Ti nuk e kupton. Cfar te thote me teper ai.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Palloshi

                                  Sa shkrim i dobet dhe banal. I duket cudi ketij qe drejtesia te ndjek edhe ceshtje jasht territorit te Shqiperis kur jan te lidhura me krimin ne Shqiperi. Paska dal nga veza ky, nuk paska ditur qe kriminelet ndiqen edhe jasht territorit. Do e kuptoja nga nje injorant ne fushen e drejtesis, po ky nuk eshte injorant, eshte thjesht i paguar te relativizoj nje ceshtje qe eshte shum e nxeht.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tan tirona

                                    Me e bukra është se këtë historinë e ARUBES e ka nis KY gazedhjeri Italian qe vuri bombën vetes së vet për t'u VIKTIMIZUAR RANUCI,që bëri reportazhin për AGASIN .Tani e përdor ADHAMUDHI dhe dishepujt e Tijë në ASPAK .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kurizo

                                      Ylli ke humor , tashmë dihet, por për saktesi për ta permiresuar metaforen duhet në vend të antibiotikut të vije vaksinen anti COVID ( Një koktej i pirë në Karaibe paska efekt juridik më të gjatë se antibiotikët.( vaksina …

                                      Përgjigjjuni
                                      1. i
                                        iliri

                                        YLLI ne per te vendosur ligjin ne bote jemi se ketu brenda e vendos vetgjyqesia! SPAK meret me parat jo te pastra qe vin nga prishja e rendit ne Belgjik, Hollande , Mbreterin e Bashkuar , Itali etj. Po ndertove gjysmen e Tiranes me para te fituara nga vrasja e 29 veteve ne Gerdec (brenda RSH) , plagosja e 300 veteve dhe shkatrimi i disa fshaterave, ka shim pak mundesi te hetohesh. Mjafton te besh 3 vite burg.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Manjan jargavitesi

                                          Kaq idiot je o Manjan, se nuk e meriton të shkruajë me emer se je Kot! Po je bërë edhe gjeografi në 8vjecare në shkolle, që Aruba, Curacao janë Antilet Holandeze ne oqeanin Atlantik. O Manjan, meqe permende Kodin Penal të Republikes se Shqipërisë, tregoje mire(se është shkuar e zeza mbi të bardhe), shtetasit Shqiptare hetohen edhe per veprat penale të kryera jashte territorit të Republikes se Shqipërisë. A është konsunuar ndonje veper penale ne Aruba? A kane diskutuar dhe pergatitur aksione dhe veprime kriminale? Etj., le të flasin autoritet perkatese! Boll me pallavrave bythelepiresish. Manjan lepije bythen e Genc Rulit kur punoje në Policine Financiare! Bythen e Tod Nanos që të beri Sekretär të Pergjithshem te Keshillit te Ministrave, bythen e Ilir Metes që te beri nenkryetar te LSI, te beri zevendes Minister, të beri Minister... Bythen e Sali Berishes, te beri foles podiumesh të PD... Bythelepires Ke ca kohë po i jargavitesh Edvin Kristaq(Taqi) Rames...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. U
                                            Uliksi.

                                            Aruben e permend saliu cdo dite dhe denoncon njerezit e tij Tur shehu osmanin shtufi copja capja zeni armina muli Gojore armina.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. d
                                              drejtesi e munguar

                                              O njerez,qe jeni bere me keq se shume greke qe besojne se cfar eshte bere ne kete bote e kane bere greket.Edhe K/shpifesi shqiptar cfar behet neper bote (ka apo s'ka lidhje me Shqiperine) e ka bere Edi Rama dhe bashkepunetoret e tij.Prite kur nje dite te na thote se edhe Kullat Binjake ne Mathaten u rezuan me urdher te Edi Rames.Qe qeverit e tij kane bere shume gabime dihet por,po na del se Edi Rama eshte KAPOBANDA e gjithe botes.Zot na ruaj nga keto cmenduri.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje