Personalisht i uroj Agron Shehajt t’i gëzojë e t’i trashëgojë pasuritë e veta. Nuk kam asgjë të keqe, përkundrazi, që një shqiptar është i pasur. U shtofshin sa më shumë shqiptarët e pasur. Shqipëria nuk varfërohet nga pasuria e qytetarëve të saj; përkundrazi, ka vetëm dobi kur krijohen njerëz që ndërtojnë, investojnë dhe prodhojnë pasuri.
Problemi nuk lind tek pasuria. Problemi lind kur dikush e kthen pasurinë e tjetrit në objekt urrejtjeje politike, ndërsa të vetën e trajton si një përjashtim hyjnor.
Këtu fillon karma.
Sepse nuk mund të kalosh gjithë kohën duke i etiketuar të tjerët si “oligarkë”, “të korruptuar”, “të lidhur me drogën”, vetëm pse kanë para, e pastaj të habitesh kur e njëjta metodë përdoret kundër teje. Nuk mund ta kthesh pyetjen “ku i gjeti paratë ai?” në armën tënde politike dhe më pas të ankohesh kur ajo armë të drejtohet në fytyrë.
Kjo është karma në kuptimin më klasik të saj: atë që mbjell, korr.
Rasti i Agron Shehajt e ilustron më mirë se çdo teori. Një deputet, një biznesmen, që pretendon se përfaqëson të djathtën, por që prej kohësh ka ndërtuar një ligjërim politik ku biznesi është gjithmonë i dyshimtë, sipërmarrësi është potencialisht fajtor dhe pasuria private duhet të kalojë më parë në gjyqin e opinionit publik sesa në mbrojtjen e ligjit.
Ky është një paradoks i madh. Nuk mund të pretendosh se je i djathtë, ndërsa përdor ndaj kapitalit dhe sipërmarrjes fjalorin më të konsumuar të së majtës radikale.
Në fakt, pyetja “Ku i gjeti paratë ai?” nuk është pyetje juridike. Është pyetje llaxoresh. Është pyetje e atyre që bëjnë njëherësh policin, prokurorin dhe gjykatësin. Është pyetja tipike e revolucionarëve të përhershëm që nuk presin prova, por mjaftohen me dyshimin.
Është një pyetje që e kemi trashëguar nga propaganda komuniste. Mjafton të kujtosh Jaho Labin te filmat e Kinostudios, që kërkonte me naivitet ideologjik të dinte se “ku i gjeti paratë” një kamarier për të ndërtuar një klub. Ishte logjika sipas së cilës pasuria ishte, në vetvete, provë faji.
Kur e përdor këtë logjikë për të goditur të tjerët, nuk ke më të drejtë morale të ankohesh kur ajo kthehet si bumerang.
Sepse tani shumëkush i drejton Agron Shehajt të njëjtën pyetje që ai ua ka drejtuar të tjerëve: “Po ti, ku i gjete aq shumë para?”
A është kjo e drejtë?
Jo.
Është e padrejtë, është e padenjë dhe është një mënyrë e ndyrë për të bërë debat publik. Futja e hundëve në pasurinë e tjetrit, pa prova për paligjshmëri, është linçim. Është poshtërsi njerëzore. Askush nuk duhet të dënohet publikisht vetëm sepse ka para.
Por pikërisht për këtë arsye nuk duhej ta kishte bërë as ai këtë gjë ndaj të tjerëve.
Sepse një politikan që është vetë biznesmen duhet të ishte i pari që të mbronte parimin se pasuria private nuk është faj. Se barra e provës nuk i takon qytetarit, por shtetit, dmth prokurorit të shtetit, jo deputetit. Se ligji nuk funksionon mbi zilinë, por mbi faktet.
Në një shoqëri të lirë, njeriu nuk ka detyrimin t’i japë llogari turmës pse është bërë i pasur. Ai ka detyrimin t’i japë llogari vetëm ligjit. Dhe ligji nuk pyet me hamendje; ligji kërkon prova.
Parimi është i thjeshtë: njerëzit kanë të drejtë të pasurohen. Shumicën e rasteve, ata që krijojnë më shumë pasuri janë edhe më të zotët në atë që bëjnë. Kjo vlen edhe për Agronin.
Natyrisht, përjashtimet ekzistojnë dhe kur pasuria është produkt i krimit, përgjigjja duhet të jetë hetimi, gjykimi dhe dënimi, jo shpifja, zilija apo gjyqi i turmës. Aq më pak gjyqi politik i të zgjedhurve në Parlament.
Pyetja idiote “si u bë i pasur ai?” nuk mund të jetë zëvendësim për drejtësinë.
Po pyetja “si u bëre deputet, dmth sa lekë pagove”, kur ja bën tjetrit, pse të mos të ta bëjnë edhe ty?! Steroitipi i deputetit që vjen nga bisnesi është se ai paguan… Kështu është krijuar ky steriotip. Ndaj po e kruajte me tjetrin do të kruhen eehe me ty.
Prandaj kujdes me armët që zgjedh në politikë. Sepse ato nuk mbeten përgjithmonë në dorën tënde. Vjen një ditë dhe i merr dikush tjetër.
E atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse të përballesh me atë që ke mbjellë.
Sepse karma nuk harron.
Dhe, nganjëherë, është vërtetë bitch.
Po pra po ka nje problem ketu i nderuar, karma do ishte po te kishte vjedhur si ata! Standardi ndryshon kur ai ka nje deklarim qe ne 2017 per pasurine. Keshtu qe bitchi nuk hyn fare, bitchin gjeje tek ata qe jane spak
Ëëë, ashtu ë? I lexove deklaratat e pasurisë të Agron Shehajt!?.... Që në moshën 30 vjeçare, blen pasuri me vlerë 3 milion euro. Jo jë e dy, por dhjetëra pasuri, troje, vila, etj..... Këtu është problemi. Janë miliona. Dhe janë euro.....Një bythëgrisur më moshën 20 vjeçare, si u bë milioner më moshën 30 vjeçare........... Dhe e bukura qëndron tek shitjet e këtyre pasurive......Ble sot dhe shit pas një jave....... Dmth, bisedon me një drogaxhi, që shet tonelata me heroinë........ Ai të thotë , kam 50 milionë euro. Si do ti hedhim në qarkullim..... . Merrem unë, thotë Agroni!........ Dhe futet, të blejë një vilë. ... Me paratë e drogmenit... . 3 milion euro..... . E mban një farë kohe....... . Gjoja e shet.....Sa, mbase aq sa e bleu, 3 milion euro..... . Por e shënojmë tek noteri dhe deklarojmë në bankë 15 milion euro....... Ja u futën në qarkullim 15 milion euro, ku secili mer pjesën e tij të korrupsionit italian..... . Por 5 milionë I mbeten Agronit, nga lekët e trafikantit, sepse u lodh, gjeti klientët, noterin, blerësin, trafikant edhe ky, bankën që bërë transaksionet.............. . Ja kjo është puna e ndershme që ka bërë Agroni.... Blerje, shitje pronash, fut para të pista në lojë....... . Një hetim I thellë e nxjerr lakuriq Agronin.... . Petën lakrorit Ja hoqi vetë......Tani nuk di si ta mbulojë.
I nderuar Zeman. Problemi i karmës shtrohet drejt nga Ylli: njëlloj e dyshimtë është pasuria, që dyshohet se ka vjedhur Goni, si ata; nëse kanë thyer ligjin, a jo. Kurse në anën tjetër, pyetja se ku i gjeti paratë, prej fillimit, që u pasurua, i përket prokurorisë, vigjilencës shtetërore dhe juridike t'a zbulojë dhe vërtetojë. Të majtët e dinë burimin e kapitalit, s'është nevoja ta pyesin një pasunar- rishtas apo trashëgimtar (pyetja mund të jetë retorike): ajo vjen nga mbipuna e përvetësuar privatisht nga zotëruesi i mjeteve të prodhimit (kapitalit) edhe kur ai bëhet sipas ligjit "demokratik" të një shoqërie kapitaliste, liberale, demokratike, apo diktatoriale, social-demokrate, njëlloj. I madh apo i vogël qoftë përvetësimi, është njëlloj: kapitalizohet. Për disa të majtë, mund të mos jetë problem ky fakt, por për disa të majtë të tjerë, ky është thelbi: se sa është i drejtë ligjislacioni që fetishizon dhe mbron pronën private mbi mjetet e prodhimit dhe mënyrën private të përvetësimit të mbivletës, kur prona private ka karakter historik (s'ka ekzistuar dhe nuk duhet të ekzistojë). Në mes është një marrëveshje në fillim paqësore, që me kohën është shndërruar në kontradiktore dhe të dhunshme herë-herë, që kur kjo pronë nisi të krijojë mbivlerë. Salut.
Manjan mos i bie nga kina,rreth e rreth per qark globi rrotullohet. Eshte thjeshte nje pickim gjeostrategjik ne nje toke qe quhet shqiperi. Qe shqiponja ska me, ariu lindore nuk kalon neper male se ska as ca te haje. Kane ngelur ca kunadhe, qe kamerat i kan kapur fshehurazi ne ndonje livadh si bejleri, apo ky qorri me sy hapur qe na bo timo fllokon te lulkuqe mbi mure. Dukshem eahte me nje cope spak,me ble ca dediktore florini, me bo nje kontroll shtepiash politkaneve tane, del aq pare dhe flori, sa zvicra na shpall lufte. Ne kemi ligj lufte me greqi vec per ca morra te cameve,imagjino jugu italise ka rene ne heshtje, se paret e ndragetes jane te pastra, per aq kohe sa ballistet dalin kundra nazisteve dhe fashisteve. Thone troc, ai qe o ne Florida, ku ste bejne per burre, bo bisnes me gocen e Trump, e super survejuar me la bythen privatisht me labin se burri e ka menjen te leku, te kercet nje agron shehaj tjeter, me aq pasuri sa luli basha ne nje cep vlore na doli i persekutuar pronar i paligjshem por i paguar per spiun pa vlere? O manjan je profesor im ne llogjik, po Goni te dale me patriot se ai shehu tjeter ha buke ne Florida? Po normal kur te del nul moka i pa strehe ne sarande, spo tallen me kete tja blejne floket e bukura per nje sekond. Thjesht nje plesht ne jorganin gjeostrategjik. Korier droge shqiptaret, dhe fluturojne me pras sikur jane mafie. Korier Goni I gjore, dhe ne lushnje shkrepi drita u ngrit nje ze. Manjan lodhesh kot ti dhe une. Bohet shqiperia? Amnisti alabakeve gangster qe jane burgjeve vec per nje vit, pastro kete klase politike me rronje Brenda vitit, dhe jeni me kusht per jete si deshmore te atdheut ne prove. Fundja nuk eshte ky i sirise keshtu? Nga terrorist ne hero ne prove? Se kemi shtatzanin ne manez te iranianeve, nga terrorist ne heronj te domosdoshem? Goni i gjore? Thjesht taci dje eshte ky sot. Pa amerike e gjermani. Shqiptaret do jene gjitmone thjesht… Skenderbeu ne leter bixhozi porno. Pa trima sbohet shqiperi. Dhe keta karakurva per 36 vjet vrane trimerine shqiptare. Cunat kavalier per fukarenjte.
E ke qarë Ylli ! Ka një shprehje tjetër - Ç’të mbjellësh do korrësh !
Po ja prishni biografinë Gones tani që është kandidat për kryeministër i shpallur më letër me vrimë në bulevard nga protestuesit.
Mirë, o Manjani, po SPAK-u nëpërmjet gojës së Dumanit dhe bëmave të Dados, thotë që mender indiciet për të filluar hetime i merr ngado e nga kushdo që shpall një dyshim, psh: nga shtypi, nga dononcimet publike bërë nga kushdo që ka llapë, nga anonimët, nga Dreqi e i biri... Pra, pse nuk ia thua SPAK-ut këtë po ua thua të gjithëve që bëjnë si Gone pasunari, ose si gorre varfanjaku. Dhe mirë është të mos harrosh, se shumica e atyre që pyesin: ku i gjeti paratë ky, diçka dinë rreth parave të pista të pasunarit, nuk është vetëm apo thjesht zili. Pastaj, vetë pordhët e pasunarëve i bëjnë paratë e pasurinë e tyre me erë të qelbur, të cilën të tjerët - edhe ata që i quani apo që janë vërtetë turmë - nuk janë të detyruar ta pëlqejnë për hir të faktit se nuk paskan prova. Pordhët e tyre janë një paraprovë. Turma dhe opinioni nuk jep vendime gjyqësore por denoncojnë erën e qelbur që ndiejnë. As për ekologjinë nuk paska të drejtë të shprehet publiku?
Nese vertet A Shehaj ka bere manovra me deklarimin per justifikimin e pasurise,atehere ka rrezik we jane evazion fiskal ne shqiperi e mashtrime me call centerat.Tjetra,vet Shehaj kruhet me mishtrishte,we prononcohet ca thote njehere si thote se dytivdhe akuzon te tjere.Sulmi i Shehajt u kthye ne kundrasulm nga pala tjeter dhe opinioni..Organi qe merret me deklarimin dhe vertetesine dhe verifikimin,po pati (ka) dyshime te arsyeshme te bej kallzim ne spak,ose ta kallezoj qorri.
Jam thjesht kurioz sa e pate faturen qe kalove ylberin O Manjan. Pellumb Gjoka, kryemafiozi dhe vrasesi serial i shkodres dhe lezhes te pagoi vetem ta mbrosh ate vete apo te ka kaparosur edhe per tu bere lepires i Rames me shoke. Eshte mire te dime cmimin qe ta dime cfare tip kurve je, nga ata te poshte ures apo je ne nivelin e eskortes te dubait.
O shoku hamuts ish minister. E para pyetja ku i gjeti parate ose ndiq parate eshte pyetje thelbesore ne nje shtet qe barazia dhe sundimi i ligjit eshte i miratuar ne kushtetute.Dhe jo vetem pyetja por eshte detyre e organeve shteterore ti detyrojne njerzit te justifikojne pasurite e tyre duke perfshire edhe biznesmenet. Ketu ne Shqiperi problemi nuk eshte se dikush eshte pasuruar per shkak te aftesise se tij, por kur eshte pasuruar me ferman nga shteti, nga taksat e qytetareve. Ne kemi pare se tenderat e puneve publike behen me 10 e here 20 fishin e vleres reale, ne kemi pare edhe se pa vu asnje tulle jepen qindra milion euro si ne rastin e inceneratoreve apo fondet merren 100% per vete si ne rastin e 5D,ne kemi pare si u falen investitoreve strategjike jo vetem toka dhe leja per ndertim por edhe rera e plazhit dhe deti, madje edhe perjashtohen nga taksat ndrsa qytetarin e thjesht edhe per nderrim tjegullash e plas ne burg. Ky nuk eshte shteti i se drejtes por shteti i mafies qe ti i sherben me devotshmeri me aq sa mundesh. Do te kishte sens ne rastin konkret te anatemohej Shehaj nese me fakte do te nzirrnit kontrata ku ka perfituar fonde publike edhe pa kryer pune sic ka bere rama me Chek apin ku i ka dhene miliona euro pa bere asnje pune, apo si Rrugen e Kombit ku Kastrati merr miliona edhe nese nuk plotesohet numri i pasagjerve, i aeroportit te vlores ku shteti detyrohet ti paguaj pronarit nese nuk realizohet fitimi i pretenduar i sipermarresit, Ne themel te biznesit e konkurences qendron risku, por cfare risku ka nje biznesmen si kastrati, pacolli , vilma nushi etj kur mosrealizimin e fitimit e paguan shteti. Keta jane oligarke dhe jo Shehaj qe fitimin e ka reallizuar ne itali, e ka te deklaruar edhe atje, paguan tatime e taksa atje dhe kontrollohet nga sheti italian. Ti nuk eshte se nuk e di por nevoja per te treguar devotshmeri ndaj rames per ndoje vend pune apo leje ndertimi te ben thjeshte nje legen mediatik.sa kot sa per sqarim nuk kam asnje respekt per Shehaj si politikan mdje jam i bindur se ai dhe partia e ti i sherbejne Rames por si biznesmen qe puneson, sjell para nga jashte dhe realizon fitime kam respekt. dhe e fundit nuk e di sa rendesi ka per ty opinioni publik por po te them se je bere gazi i botes dhe ke rene edhe me poshte se niveli i Frrok Cupit, e Idajet beqirit.
karma i shkon fiks ketij tullacit, qe duhet thene eshte nje DISGUSTING BITCH.
Qarte dhe Sakte. Bitch e cfarë Bitch! Qe as te pyet fare.
Z.Shehaj,e" kruajti me fik deti" duke menduar se e kish "kaluar"lumin.Nga shkrimet e botuara ne gazeten "Tema" nuk i eshte thene hajdut apo ku i gjete parate.Ministri Malaj nga foltoria e Kuvendit i kerkoj llogari se perse 17-tshoqerit e tij i nxierrin parat jashte vendit.Reagimi i Z.Shehaj ishte jo normal.Kur filloj kerkesa e llogarise doli qe Vila ishte blere 2-9 milion euro dhe ishte shitur pas nje viti 15-milion euro.Fakti qe ai nuk ka paraqitur dokumenta dhe per mbrojtje pagoi "gjoben" hapi dyshime.Natyrisht ,deri para ditesh nuk ishte bere publike por,ne momentin qe "akuzoj"dike tjeter ju kethye per koke.Eshte detyre e tij te paraqes dokumentat e blerjes,nga kush e bleu dhe te shitjes.A eshte i ligjshem ky transaksion?Edhe te tjera.Ashtu si per te gjitheqe kur kerkojne te futin shuma parash pa deklaruar origjinen,ashtu duhet te veprohet edhe per Z.Shehaj.
Ylli me vjen keq qe kesaj radhe do te jem kunder teje. Une jam shume dakort me personat qe ne vendin tone kane biznese, fitojne tendera dhe me punen e tyre behen milionere. Tek ne i fusin ne burg ata qe fitojne tendera dhe i quajne hajdute, por nejse e diskutojme nje here tjeter. Por ne rastin e ketij zoterise, nje emigrant ne Itali te kete 100 apo 200 milion euro pasuri kjo eshte e pabesueshme dhe ka vend per dyshim nga te gjithe. Ne kemi njerezit tane emigrante nga 35 vjet ne Itali dhe te blere me kredi, sigurisht, kane vetem shtepine ku jetojne. Dhe qytetare, te shkolluar, njerez qe e njohin jeten dhe biznesin. Keshtu z.Agron, qe sic thate ju nuk la njeriu pa i thene “ ku i ke gjetur parate ti”, tani e pyesim ne “Ku i ke gjetur gjithe keto para ti zoteri”?