Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ka zhvilluar mbledhjen e tij të radhës, nën drejtimin e kryetares së këtij komisioni, Jorida Tabaku. Gjatë kësaj seance, deputetët morën në shqyrtim dhe miratuan dy nisma të rëndësishme ligjore që prekin fushën e pronësisë intelektuale dhe funksionimin e organizatave joqeveritare në vend.
Çështja e parë e rendit të ditës ishte projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 ‘Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to’, të ndryshuar”. Ky propozim ka ardhur si një iniciativë e përbashkët e Këshillit të Ministrave dhe deputetes Evis Kushi, me qëllim përmirësimin e kuadrit ekzistues rregullator për mbrojtjen e veprave artistike dhe intelektuale.
Diskutimet dhe prezantimi i ndryshimeve ligjore
Për të dhënë shpjegime teknike dhe juridike, në mbledhje ishin të ftuar përfaqësues të lartë nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, konkretisht këshilltarja për çështjet juridike, Esmeralda Demiraj, dhe përgjegjësi i sektorit për të drejtën e autorit, Emiljano Alla. Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e ministrisë dhe deputetja Kushi parashtruan arsyet dhe ndryshimet specifike të propozuara në tekstin e ligjit.
Relatori i çështjes, deputeti Piro Dhima, vuri në dukje peshën dhe rëndësinë e këtyre ndryshimeve për tregun dhe komunitetin e krijuesve, duke ftuar anëtarët e komisionit që ta mbështesin nismën. Pas fazës së pyetjeve dhe debateve mes deputetëve, komisioni e miratoi projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi.
Ndryshimet strukturore për shoqërinë civile
Më pas, anëtarët e komisionit vijuan me pikën e dytë të rendit të ditës, e cila parashikonte votimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10093, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile’ (AMSHC)”.
Kjo nismë ishte diskutuar dhe analizuar në mbledhjen e kaluar të komisionit, duke lënë për këtë seancë vetëm procesin formal të votimit. Pa diskutime të mëtejshme, komisioni dha miratimin e tij në parim, nen për nen dhe në tërësi edhe për këtë projektligj, duke i hapur rrugën kalimit të të dyja nismave për shqyrtim në seancën plenare të Kuvendit.
E drejta e autorit, mbrohet me ligj ketu w qindra vjet me perpara, duke perfshire te gjitha fushat, art, shkence, letersi, etj. Autori jep idene qe perben bazen e zhvillimit, te nje ligji, skenari, subjekti, informacioni, etj. Kur kjo ide deformohet per shkak se analizuesit nuk dine ta interpretojne ose ta vertetojne, e drejta e autorit humbet vleren, vidhet, kopjohet dhe del nje mish- mash halucinativ. Pra idea, qe ju shisni " the invisible" ose "injoranca e pajtimit me ralitetin", perkthehet libri i biznesit nga ku "mori jete biznesi i jetes se pertejme"... Dhe natyrisht e drejta e autorit te idese fitoi nje karrige me rrota, 2 filipinase ti nderrojne pampers, dhe dhomen e panikut. Zhurmat jane te padurueshme. Pra pritem edhe 16 vjet te tjera sa me ne fund, rehabilitimi nga efektet e halucinacionit dhe astnences kaluan ne normalitet. Ekzaltimi i la vend nhe pleqerie te vetmuar, ku azilet dhe shtepite e pleqerise u ndertuan per brezat qe do ju zevendesojne. Stergjyshi, gjysherit, prinderit, wtj. Edhe sa vjet do te presim derisa klasa politike, intelektuale e mbetur ne kete vend, do te rehabilitohet??!
Post Scriptum: Mqs Shqiperia filloi " Rilindjen nga jeta e pertejme", natyrshem lind pyetja: " Kur ti varrosim per ne jeten e pertejme, a mundet ti groposim me te gjthe pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme". Sigurisht idete do ti marrin me vete ne varr dhe do gjykohen sioas aktit themeltar" Anti God" do digjesh dhe ne Ferr. Por si do tja bejme per te varrosur pasurite e paluajtshme?! A mundemi te groposim getot, Blloqet luksoze te pallateve, resortet dhe vilat bashke me pronaret qe i deshirojne me vete ne varr dhe ne jeten e pertejme??! Ide gjeniale!!!