Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi

21 Korrik 2026, 08:25Politika TEMA
Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj

Zhvillimet rreth qëndrueshmërisë, organizimit dhe natyrës së protestave qytetare kanë qenë sërish pjesë e debateve në emisionin “3D” në RTSH, të drejtuar nga gazetari Alban Dudushi. Gjatë diskutimit mbi këtë temë, polemisti Arben Meçe ka ndarë analizën e tij, duke u ndalur te sjellja e kryeministrit Edi Rama, faktorët ndërkombëtarë në organizim dhe ndryshimi radikal i përbërjes së protestuesve nga qershori në korrik.

Në fillim të fjalës së tij, Meçe u shpreh kritik ndaj reagimeve të kreut të qeverisë përgjatë kësaj periudhe, duke e cilësuar sjelljen e tij si agresive. Sipas analistit, nuk po përballemi me një ndryshim strategjik të profilit të kryeministrit, por janë rrethanat e jashtme ato që kanë diktuar reagimet e tij.

Organizimi jashtë vendit dhe ndikimi në turizëm

Meçe solli në vëmendje të dhënat e muajit qershor, periudhë në të cilën, sipas tij, u shënua një rënie prej 12% e turizmit në vend. Ai e klasifikoi këtë shifër si suksesin e parë të një proteste që kishte një prapavijë specifike organizative.

“Kemi informacion të mjaftueshëm për të pohuar se protesta nuk u organizua në Shqipëri. U organizua përtej Shqipërisë, ndonëse aktorët ishin këtu. Ata aktorë jashtë Shqipërisë erdhën këtu, shkuan edhe në Parlamentin Evropian dhe futën ca amendamente atje”, deklaroi Meçe, duke shtuar se pjesëmarrësit e huaj apo jorezidentë nuk duhet të përfshihen në tubime ku kërkohet rrëzimi i qeverisë.

Sipas polemistit, muaji korrik solli një ndryshim të plotë të situatës në terren. Duke iu referuar një deklarate të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Meçe shpjegoi se pozicioni politik i mazhorancës ka mbetur i prerë për shkak të ndryshimit të profilit të pjesëmarrësve.

Në optikën e tij, qytetarët e thjeshtë – të cilët ai i emërtoi në mënyrë metaforike si “flamingot” – janë larguar tashmë nga sheshi, duke lënë pas vetëm faktorë tërësisht politikë.

“Ky është qëndrimi i djeshëm, i sotëm dhe vazhdon të jetë i tillë. Sorrat janë sot; me këta nuk negociojmë ne. Pse? Sepse flamingot kanë ikur, nuk është më qytetari këtu. Kjo protestë tashmë është politike”, nënvizoi Meçe, duke saktësuar se në shesh kanë mbetur vetëm grupime që synojnë pushtetin.

Në mbyllje të analizës së tij, Meçe iu përgjigj pikëpyetjeve se përse kryeministri Edi Rama refuzon të ulet në bisedime. Sipas tij, natyra taksative e kërkesës “Largohu” mbetet aq ekstreme sa nuk lë asnjë hapësirë për kompromis apo negocim dypalësh. Ai shtoi se në një sistem demokratik, rruga e vetme për ndryshimin e pushtetit kalon përmes organizimit politik, përfshirjes në fushatë dhe fitores në proceset zgjedhore.

5 Komente

  1. H
    Hapiqiristi permanent ne prodheste

    Po kush te negocioje? Gaforet? Ata s dine cfar kerkojne dhe me e keqja jane 1000 vete kandidatura per kryeministra. Dhe me e bukra njeri me loqe nga tjetri. Ketyre u duhet gjet na nje teritor nga Saharaja te ngrene Republiken e hapiqiristave. Do jete superfuqia me e madhe ne bote se do hane te pegerat e njeri tjetrit e do pallojne njeri tjetrin.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi F.

      Ka rene shume poshte Mece. E dija burre te zgjuar kur na tregonte bemat e Berishes. Ne te vertete e ka bere thjesht per Show.

      Përgjigjjuni
    2. d
      drejtesi e munguar

      Kur i vetmi sukses i protestes eshte ulia ekonomike e vendit, atehere "konkurenca"per pushtet eshte e drejte.Kjo "arritje" bashke me "baltosjen"e Shqiperise ne Bruksel na vene ne pararoj te shkaterimit.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sigurimi duhet qeruar nga politjka

        Po pse o sigurims i ndyre, nuk lejohen protesta politike? Po ato kur jane politike e kane me urgjente nevojen per NEGOCIJIM!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Kur jep direktiva ky gomari mece ,eshte lemeri! Ik ore hajvan ,mjaft derdellise studiove si gore me kembe e duar. Ik ore hajdut shijo pensionin, se le nam. Nuk te pjerdh njeri, mjaft hengre, se nuk ke nevoje per me shume.....o derdimen I peshtire.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje