Një anije luftarake ruse ka zhvilluar një stërvitje me armë zjarri rreth 40 milje detare larg bregdetit të Mbretërisë së Bashkuar, njoftoi Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Sipas autoriteteve britanike, stërvitja u zhvillua të hënën në ujërat ndërkombëtare në jug të qytetit Plymouth dhe zgjati rreth 30 minuta.
Gjatë gjithë manovrës, anija ruse u monitorua nga anija patrulluese e Marinës Mbretërore, HMS Tyne. Para nisjes së stërvitjes, ekuipazhi rus njoftoi homologët britanikë për aktivitetin e planifikuar dhe kërkoi që HMS Tyne të zhvendosej në një distancë më të sigurt, kërkesë që u respektua.
Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar bëri të ditur se Marina Mbretërore e ndoqi nga afër stërvitjen dhe vijon të monitorojë lëvizjet e anijes ruse.
“Marina Mbretërore e monitoroi këtë stërvitje gjatë gjithë kohës, vazhdon të ndjekë nga afër aktivitetin e anijes dhe është e gatshme të mbrojë sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
lajm për lejm!është mëse normale që të gjithë,që kanë mundësi,bëjnë stërvitje në ujra ndërkomtare!!edhe rusët e putës,duam sduam,e kanë këtë të drejtë!ata kanë zbatuar rregullat dhe kanë lajmëruar GB!!