Në një intervistë për ABC News mbi krizën politike në Kosovë, përfaqësuesi i Aleancës, Labinot Bislimi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për lojë të dyfishtë politike me qëllim përçarjen e opinionit publik dhe çuarjen e vendit në zgjedhje.
Bislimi sqaroi se propozimi që Ramush Haradinaj të jetë president është një kërkesë mbarëqytetare, por nënshtroi se kjo çështje nuk përbën kusht nga ana e Aleancës.
Sipas tij, Kurti e di që nuk mund të qeverisë më, veçanërisht pas dëmtimit të raporteve me partnerët ndërkombëtarë si SHBA. Në këto rrethana, Aleanca vlerëson se figura e Haradinajt është e domosdoshme për të kapërcyer bllokadën aktuale politike.
“Albin Kurti po luan një lojë në dy anë. Nga njëra anë kërkon që populli të perceptojë që nuk është faji i tij që populli po shkon në zgjedhje dhe nga ana tjetër kërkon që të fitojë zgjedhjet dhe të shkojnë në zgjedhje. Aleanca nuk e ka vënë kush çështjen e presidentit. Aleanca vetëm ka propozuar që Ramush Haradinaj të jetë president, por nuk është kusht. Është një kërkesë mbarë qytetare.
Figura e zotit Haradinaj është shumë e respektuar nga populli. Është parë si një figurë e domosdoshme për kohën e tanishme. Kurti po bën lojën e vet. Ai ka qëllimin që të përçajë në opinionin publik. Amerika nuk ulet më në tavolinë me Albin Kurtin.
Ai e di shumë mirë që nuk mund të qeverisë, por mundohet që ta mbajë pezull. Po mundohet që të qeverisë në këto kushte sa të jetë e mundur”, tha Bislimi.
Kujt po I rruhet se c'behet me talibanet e Kosoves?!
Vazhdo ti TEMA me komente te tilla qe ua kalojnë edhe shkijeve. Nje komentues i TEMAse eshte sa 20 shkije.
Kujt po I rruhet se c'behet me talibanet e Kosoves?!
Kujt po I rruhet se c'behet me talibanet e Kosoves?!
Bravo o grekoshkja Vala. E ke ba ketu ne TENA si arenën gjenocidiale antishqiptare.
PO PUNE E MADHE, bejme zgjedhje prap, NE U MESUAM TANI... keshtu QE EDHE KURTI, NGELET KRYEMINISTER edhe ca vjet me qeveri 6-mujore dhe me presidente te emeruar.
KOSOVOSTANI ASHT VEND QE DUHET TE TRANSFEROHET NE LINDJEN E MESME, ATY ISHIN PERSHTAT MIRE ME LIDERIN SUPREM AL-BIN QE DO TI KTHENTE NE KALIFAT JUGOSLLAVO-ISLAMIK ME IDOL TITON E BEOGRADIT