Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar kërkesën e pesë prokurorëve serbë për t’u rikthyer në vendet e tyre të punës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës së Veriut. Vendimi u mor në mbledhjen e së hënës të KPK-së.
Anëtari i KPK-së, Dardan Vuniqi, argumentoi se rikthimi i tyre do të krijonte standarde të dyfishta ndaj prokurorëve që kanë vijuar punën pavarësisht presioneve.
“Çfarë mesazhi u dërgojmë prokurorëve që kanë mbetur në detyrë, që kanë përballuar presione dhe sfida të ndryshme, nëse ne kërkojmë një rrugë të tillë të privilegjuar për ata që janë larguar me vullnetin e tyre? Institucionet ndërtohen mbi përgjegjësinë dhe vazhdimësinë, jo mbi standarde të ndryshme”, u shpreh Vuniqi.
Anëtarët e KPK-së ishin të ndarë në qëndrimet e tyre. Kundër refuzimit votuan kryesuesi Arian Gashi, Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, dhe anëtari Milot Krasniqi.
Sipas Gashit, çështja duhej të trajtohej pas një analize më të plotë ligjore dhe në koordinim me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Ka pasur një interesim të madh edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe kjo çështje është ngritur në secilin takim. Çdo veprim që marrim duhet të bëhet në koordinim me KGJK-në, institucionet tona dhe partnerët ndërkombëtarë. Kjo çështje ka pritur gjithë këto vite, prandaj pse të mos presë edhe pak, ta qartësojmë situatën dhe më pas ta vendosim në Këshill”, deklaroi Gashi.
Kërkesa e Vuniqit për të mos lejuar rikthimin e prokurorëve u mbështet edhe nga anëtarët Visar Krasniqi, Elza Bajrami-Kastrati dhe Arlinda Muqa.
Pas vendimit, KPK i ka dërguar presidentes në detyrë, Albulena Haxhiu, emrat e pesë prokurorëve serbë, duke kërkuar lirimin e tyre nga detyra.
Njëkohësisht, Këshilli shfuqizoi vendimin për pezullimin e pagave të tyre, i cili ishte marrë pasi ata kishin paraqitur dorëheqjet.
Prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri të Kosovës dhanë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022, pas largimit kolektiv të pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës.
Sikur te ishte opozita trathetare e Kosoves ne pushtet ish harru kjo tem,gjith ata qe leshuan detyren duke e perbuz publikisht shtetin e Kosoves ishin kthy ne detyre,e kishin vazhdu bashkim vllaznimi,hajni e plaqkitje bashke,veqse shkit me te shkathet,punojn per serbi,debilet e ushtaret e rrejshum te "UÇK",luftojn per zhvatje e para,Kosoven e mbrojn te huajt,pra hajnin e tyre e mbron NATO.