Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

20 Korrik 2026, 08:30Rajoni TEMA
Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, tre shqiptarët e Kosovës

Tre personat, shqiptarë të Kosovës, që rezultonin të zhdukur që prej së shtunës, janë gjetur të vdekur. 

Viktimat ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, e më pas familjarët kishin humbur të gjitha kontaktet.

Autoritetet kanë konfirmuar se Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani kanë humbur jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u gjet i fundosur në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.

Tre viktimat, të gjithë nga Vushtrria, humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pasi u larguan nga Aeroporti i Shkupit.

Pas raportimit të zhdukjes, autoritetet maqedonase nisën një operacion kërkimi, ndërsa familjarët apeluan edhe për ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tyre.

Gjatë kërkimeve, automjeti me të cilin po udhëtonin, një Mercedes GLC me targa gjermane, u lokalizua i fundosur në lumin Lepenc.

Mediat maqedonase raportojnë se pas nxjerrjes së automjetit nga uji, autoritetet konfirmuan se brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të tre personave.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut kanë nisur hetimet për të sqaruar mënyrën se si automjeti përfundoi në lumë.

4 Komente

  1. T
    Tellalli

    U zhdukën për faj të Ramës, deklaroi Albin Kurti .

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tellalli shtaze kankbaliste

      Zhduku more Tellallët bastard i jevgu ardhacak ne Shurrel. Zhduku qen bir qeni!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ado

      LAVDI !!te paharruar

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tellalli

        Ti shtaza i mësipërm të më ruash carin e të më hash atë që s'thuhet .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje