
Nga Ylli Pata
Deri tani, mbi protestën më të gjatë të zhvilluar në historinë e Shqipërisë që pas vitit 90, ndoshta me arsye, janë hapur mjaft mite, të cilat qarkullojnë me shpejtësi digjitale, edhe si pasojë e boost-eve(shtyrjeve) që vijnë nga aktorë në terren.
Për shembull, Arlind Qori, deklaroi me bujë se protesta e ka vrarë frikën tashmë, e kjo është një arritje për shoqërinë shqiptare.
Natyrisht që është një mit që tentohet të ngrihet mbi asgjënë, Pasi, nuk jemi aspak në një territor kur një kundërshtar i Edi Ramës, ka frikë të dalë e ta shajë publikisht poshtë zyrës së tij, me ç’i mban libri i “manualit të Revolucionit”.
Boris Nadezhdin, është një politikan rus që predikon publikisht kundër luftës në Ukrainë. Ai tentoi në vitin 2024 të kandidonte për President të Rusisë, por nuk e lanë, duke i thënë se nuk plotëson kriteret ligjore.
Para një jave, Nadeshdini, deklaroi se do të kandidonte për në Duma-n ruse si deputet. Policia i shkoi në shtëpi dhe e akuzoi penalisht si ägjent i huaj”. Aleksej Navalni, para disa vitesh, një opozitar tjetër në rusi, u helmua për vdekje, e më pas vdiq po në rrethana të paqarta në një burg të Siberisë, ku thuhet se sërish u helmua.
Kreu i opozitës turke, Ekrem Imamoglu, kryetar i bashkisë më të madhe në vend atë të Stambollit, u arrestua në vitin 2025 me akuzë për korrupsion dhe prokuroria kërkoi 2352 vjet burg për të. Ndërkohë, policia specjale ka ndërhyrë dy herë në zyrat e partisë kryesore të opozitës për të ndaluar marrjen e drejtimit të partisë nga një figurë me popullaritet në vend.
Në këto dy vende, të jesh kryetar i opozitës, apo thjesht një sfidues politik i kreut të pushtetit në fuqi, siç kanë treguar faktet e paguan shumë rëndë, o me burg, o me kokë.
Në këto dy vende realisht duhet vrarë frika, por është shumë e vështirë, sepse duhet një forcë më madhore që të ruajë përballë atyre që nuk lejojnë të preket vija e kuqe.
Në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama, i cili po drejton në mandatin e tij të katërt, është e vërtetë që ka një mjedis apo aktorë e faktorë të frustruar për ta rrëzuar e për ta mundur, por nuk ka askush frikë për ta sfiduar.
Madje, thuajse gjithë mjedisi politik e publik në Shqipëri që pas shtatorit 2013 kur Rama erdhi në krye të qeverisë, ka dominuar me një narracion të egër duke e vizatuar kryeministër me cilësimet më të rënda.
Që prej protestës së armëve kimike janë provuar të gjitha taktikat, që nga bojkoti e bllokada, e deri tek çadra e molotovët. Logjika e frikës së vrarë është një mit i rremë, që në këtë rast hidhet si një mungesë e thellë narracioni, ideje, fantazie, e në radhë të parë, koncepti politik.
Është krejt pa sens ngritja e mitit të frikës, thuajse e gjithë protesta e nisur prej gati dy muajsh tashmë, ka panoramën e zakonshme të sfilimit të diplomatëve europianë në bulevard, si një „testimonial VIP” të sigurisë dhe mbështetjes.
Edi Rama sot, ka më shumë kundërshtarë të deklaruar se në vitin 2013, një pjesë e të cilëve janë bërë kohët e fundit pasi kanë qenë pjesë e amalgamës së pushtetit që gjenerohet si indulgjencë nga lart.
Edhe këto personazhe ish-ministra e ish-drejtorë të lartë të pushtetit të Edi Ramës, nuk se kanë vrarë frikën, por tentojnë të bindin opinionin se pushteti që ka qenë aleat i tyre, sot është një pushtet që duhet rrëzuar.
Në fjalë të tjera, ekziston në Shqipëri një mjedis, një terren, një grup edhe më i madh personazhesh, por mbi të gjitha një komunitet i madh njerëzish që kërkon largimin e Edi Ramës.
Problemi këtu qëndron sepse i gjithë ky mjedis nuk është në gjendje, të prodhojë politikisht një narracion alternativ ndaj Edi Ramës dhe të nxjerrë një lider që t’i bashkojë të gjithë. Siç ndodhi në Hungarinë e Peter Magyarit, i cili sot po kthehet në një Viktor Orban i dytë, duke grumbulluar të gjitha pushtetet në duart e tij.
Përtej parodisë që po ndodh me të ashtuquajtjet përpjekje të personazheve të rally-t e përditshme në Tiranë, protesta e nisur në fillim të qershorit ka mjaft mistere.
Mistere, në kuptimin se jo se nuk dihen apo nuk kuptohen forcat madhore që e kanë organizuar, financuar, mbështetur e boos-tuar imazhin e „Flamingo Revolution”, por ata nuk kanë dalë deri tani hapur në fushë.
Pjesa e parë që ktheu Shqipërinë në një tokë të revolucionit kundër Donald Trump, „rastisi”pikërisht pas promovimit në Europë të librit të fundit të kreut të së majtës amerikane, Bernie Sanders: „Oligarkia”.
Me një strategji Blitzkrieg, e gjithë media e madhe liberale në botë bombardoi dhëndrrin e vajzën e Presidentit Trump, si shkaktarë të një grabitje pronash në Shqipëri.
Një narrativë krejt ka lidhje me realitetin konkret, por që askush nuk e vuri në zjarr në skenën e madhe. Pasi në SHBA, kandidatët e fraksionit të Bernie Sanders dhe Zoran Mamdanit arritën të fitojnë në shumicë primaret brenda Partisë Demokratike, pikërisht në sajë të narracionit që u ishte shitur publikut të tyre nga CNN, Reuters-i, pra mediat e mëdha liberale dhe konglomeratin e satelitëve të tyre digjitalë.
Furia e këtij narracioni, u ndërpre pas zgjedhjeve të primareve, pasi edhe në SHBA tema ditore ndryshon çdo ditë, e ku edhe si pasojë e kundërlëvizjes së Trump, temat janë devijuar.
Është lufta në Iran, ekonomia, e majta ekstremę e rreziku i Kinës që po kthehen në temë debati, pikërisht pas avancimit të së majtës brenda Partisë Demokratike Amerikane.
Donald Trump dhe strategët republikanë synojnë të frikësojnë elektoratin e moderuar me fantazmën e komunizmit dhe liberalizimit ekstrem. Për të marrë votat e demokratëve të mënjanuar nga primaret, lëvizje që Joe Biden e bëri suksesshëm në zgjedhjet e midtermit të 2018-s dhe presidencialet e 2020-s.
Ndërkaq, në fushatën e zgjedhjeve të midtermit, e cila nis egërsisht që në mesin e gushtit, ka shumë gjasa që do të rihapet sërish tema e „Trump resort in Albania”. Si një temë që kërkon të ngjallë sa më shumë viralitet ndërkombëtar në rrjetet e vendeve shumëmiljardëshe që nuk e pëlqejnë SHBA e Trump, me synimin për të nxjerrë sam ë shumë votues të tillë në zgjedhjet e nëntorit.
E pikërisht në këtë kohë, „Flamingot” e Tiranës mund të riaktivizohen sërish të mbushin rrjetet me parullat kundër Jared-it dhe Kushner-it. Flamingo që natyrisht e kanë të gjithë mundësinë, rastin por edhe dëshirën e të gjithë konglomeratit anti-Rama në Shqipëri të bashkohen sërish për ta rrëzuar. E të thonë, pas tre ditëve kur furia të bjerë që “Zvërneci ishte thjesht shkrepsja”, pasi në realitet ka të tjera kërkesa…
TemA
U mblodhën plerst e shitur....të degjeneruar
Rama solli demokracinë e vërtetë në Shqipëri..... . Shaje me nanë e motër, asgjë nuk të gjen........ . Pa guxo shaj Berishën. Ta ban ftyrën ma zi se kpuca...... Aty janë falangat me këmisha të zeza të komanduara nga Sali Lusha...... .Të digjet dyqani, makina.... Të thyhet leva e hekurit në kokë.
Po,po ka demokraci te gjere se bashkepunetori me i madh i Rames eshte Sali Berisha me ato prostitutat qe e quajne veten opozite
Protesta eshte kthyer ne "punesim ne te zeze" Te pakten te shikohet mundesia e regjistrimit te ptofesionit "protestues" qe te gjendet edhe menyra per te perfituar pagesen e sigurimeve shoqerore